< Матей 12 >

1 По онова време, в една събота, Исус минаваше през посевите; а учениците Му, като огладняха, почнаха да късат класове и да ядат.
Në atë kohë Jezusi po ecte një të shtunë nëpër arat me grurë; dhe dishepujt e vet, të uritur, filluan të këpusin kallinj dhe t’i hanë.
2 А фарисеите, като видяха това, рекоха Му: Виж Твоите ученици вършат каквото не е позволено да се върши в събота.
Por farisenjtë, kur panë këtë, i thanë: “Ja, dishepujt e tu po bëjnë atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën”.
3 А Той им рече: Не сте ли чели що стори Давид, когато огладня той и мъжете, които бяха с него,
Dhe ai u tha atyre: “A nuk keni lexuar vallë se ç’bëri Davidi kur pati uri, ai dhe ata që qenë me të?
4 как влезе в Божия дом и яде от присъствените хлябове, които не бе позволено да яде ни той, нито ония, които бяха с него, а само свещениците?
Si ai hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohej t’i hante as ai e as ata që ishin me të, por vetëm priftërinjtë?
5 Или не сте ли чели в закона, че в съботен ден свещениците в храма нарушават съботата, и пак не са виновни.
Apo nuk keni lexuar në ligj që në tempull, të shtunave, priftërinjtë e shkelin të shtunën dhe megjithatë nuk mëkatojnë?
6 Но казвам ви, че тук има повече от храма.
Dhe unë po ju them se këtu është një më i madh se tempulli.
7 Но ако бяхте знаели що значи тая дума: “Милост искам, а не жертва”, не бихте осъдили невинните.
Dhe, po të dinit se çfarë do të thotë: “Unë dua mëshirë dhe jo flijime”, nuk do të kishit dënuar të pafajshmit.
8 Защото Човешкият Син е Господар на съботата.
Sepse Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës”.
9 И като замина оттам, дойде в синагогата им.
Pastaj, mbasi u largua që andej, hyri në sinagogën e tyre;
10 И ето човек с изсъхнала ръка; и, за да обвинят Исуса, попитаха Го казвайки: Позволено ли е човек да изцелява в събота?
dhe ja, aty ishte një burrë të cilit i qe tharë dora. Ata e pyetën Jezusin, me qëllim që ta padisin më pas: “A është e lejueshme që dikush të shërojë ditën e shtunë?”.
11 И Той им каза: Кой човек от вас, ако има една овца, и тя в съботен ден падне в яма, не ще я улови и извади?
Dhe ai u tha atyre: “A ka ndonjë prej jush që ka një dele, dhe ajo bie në një gropë ditën e shtunë, dhe e ai nuk shkon ta nxjerrë jashtë?
12 А колко е по-скъп човек от овца! Затова позволено е да се прави добро в съботен ден.
E, pra, sa më i vlefshëm është njeriu se delja! A është, pra, e lejueshme të bësh të mirën të shtunën?”.
13 Тогава казва на човека: Простри ръката си. И той я простря; и тя стана здрава като другата.
Atëherë ai i tha atij burri: “Shtrije dorën tënde!”. Dhe ai e shtriu dhe ajo iu shëndosh si tjetra.
14 А фарисеите, като излязоха, наговориха се против Него, как да Го погубят.
Por farisenjtë, mbasi dolën jashtë, bënin këshill kundër tij si ta vrasin.
15 Но Исус, като позна това, оттегли се оттам; и мнозина тръгнаха подире Му, и Той ги изцели всички.
Por kur Jezusi e mori vesh u largua prej andej dhe turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi të gjithë,
16 И заръча им да го не разгласяват;
dhe i urdhëroi ata rreptësisht të mos thonin kush ishte ai,
17 за да се сбъдне реченото чрез пророк Исаия, който казва:
me qëllim që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia që thotë:
18 “Ето Моят служител, Когото избрах Моят възлюбен, в Когото е благоволението на душата Ми; Ще положа Духа Си на Него, И Той ще възвести съдба на народите.
“Ja shërbëtori im, që unë e zgjodha; i dashuri im, në të cilin shpirti im është i kënaqur. Unë do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t’u shpall drejtësinë popujve.
19 Няма да се скара, нито да извика, Нито ще чуе някой гласа Му по площадите;
Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t’ia dëgjojë zërin e tij nëpër sheshe.
20 Смазана тръстика няма да пречупи, И замъждял фитил няма да угаси, Докато изведе правосъдието към победа.
Ai nuk do ta thërmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym, deri sa të mos e ketë bërë të triumfojë drejtësinë.
21 И в Неговото име народите ще се надяват”.
Dhe njerëzit do të shpresojnë në emrin e tij”.
22 Тогава доведоха при Него един хванат от бяс, сляп и ням; и го изцели, тъй щото немият и проговори и прогледа.
Atëherë i paraqitën një të idemonizuar, që ishte i verbër dhe memec; dhe ai e shëroi, kështu që i verbëri e memeci fliste dhe shikonte.
23 И всичките множества се смаяха и думаха: Да не би Този да е Давидовият син?
Dhe mbarë turmat çuditeshin dhe thonin: “A mos është ky i Biri i Davidit?”.
24 А фарисеите, като чуха това, рекоха: Тоя не изгонва бесовете, освен чрез началника на бесовете, Веелзевула.
Por farisenjtë, kur e dëgjuan këtë, thanë: “Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beelzebubit, princit të demonëve”.
25 А Исус, като знаеше техните помисли, рече им: Всяко царство, разделено против себе си, запустява; и никой град или дом, разделен против себе си няма да устои.
Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: “Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë.
26 Ако Сатана изгонва Сатана, той се е разделил против себе си; тогава как ще устои неговото царство?
Atëherë, në qoftë se Satani dëbon Satanë, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij?
27 При това, ако аз чрез Веелзевула изгонвам бесовете, чрез кого ги изгонват вашите възпитаници? Затова, те ще ви бъдат съдии.
Dhe në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebubit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.
28 Но ако Аз чрез Божия Дух изгонвам бесовете, то Божието царство е дошло върху вас.
Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj.
29 Или как може да влезе някой в къщата на силния човек и да му ограби покъщината, ако първо не върже силния?
Ose, si mund të hyjë dikush në shtëpinë e të fuqishmit dhe t’i grabisë pasurinë, po të mos e ketë lidhur më parë të fuqishmin? Vetëm atëherë ai do të mund t’ia plaçkisë shtëpinë.
30 Който не е с Мене, той е против Мене; и който не събира с Мене, разпилява.
Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.
31 Затова ви казвам: Всеки грях и хула ще се прости на човеците; но хулата против Духа няма да се прости.
Prandaj unë po ju them: Çdo mëkat dhe blasfemi do t’u falet njerëzve; por blasfemia kundër Frymës nuk do t’u falet atyre.
32 И ако някой каже дума против Човешкия Син, ще му се прости; но ако някой каже дума против Святия Дух, няма да му се прости, нито в тоя свят(Или: век.), нито в бъдещия. (aiōn g165)
Dhe kushdo që flet kundër Birit të njeriut do të falet; por ai që flet kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet as në këtë botë as në atë të ardhme”. (aiōn g165)
33 Или направете дървото добро, и плода му добър; или направете дървото лошо, и плода му лош; защото от плода се познава дървото.
“Ose bëjeni të mirë pemën dhe fryti i saj do të jetë i mirë, ose bëjeni të keqe pemën dhe fryti i saj do të jetë i keq; sepse pema njihet nga fryti.
34 Рожби ехидни! Как можахте да говорите добро, като сте зли? Защото от онова, което препълва сърцето, говорят устата.
O pjellë nepërkash! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç’ka zemra qet goja.
35 Добрият човек от доброто си съкровище изважда добри неща; а злият човек от злото си съкровище изважда зли неща.
Njeriu i mirë nga thesari i mirë i zemrës nxjerr gjëra të mira; por njeriu i keq nxjerr gjëra të këqija nga thesari i tij i keq.
36 И казвам ви, че за всяка празна дума, която кажат човеците, ще отговарят в съдния ден.
Por unë po ju them se ditën e gjyqit njërëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë që kanë thënë.
37 Защото от думите си ще се оправдаеш, и от думите си ще се осъдиш.
Sepse në bazë të fjalëve të tua do të justifikohesh, dhe në bazë të fjalëve të tua do të dënohesh”.
38 Тогава някой от книжниците и фарисеите Му отговориха, казвайки: Учителю, искаме да видим знамение от Тебе.
Atëherë disa skribë dhe farisenj e pyetën duke thënë: “Mësues, ne duam të shohim ndonjë shenjë prej teje”.
39 А Той в отговор им рече: Нечестиво и прелюбодейно поколение иска знамение, но друго знамение няма да му се даде, освен знамението на пророк Йона.
Por ai duke iu përgjigjur u tha atyre: “Ky brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t’i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.
40 Защото, както Йона беше в корема на морското чудовище три дни и три нощи, така и Човешкият Син ще бъде в сърцето на земята три дни и три нощи.
Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës.
41 Ниневийските мъже ще се явят на съда с това поколение, и ще го съдят, защото те се покаяха чрез Йоновата проповед; а ето, тука има повече от Йона.
Banorët e Ninivit do të ringjallen në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan me predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është një më i madh se Jona.
42 Южната царица ще се яви на съда с това поколение и ще го осъди, защото тя дойде от краищата на земята за да чуе Соломоновата мъдрост; а, ето, тука има повече от Соломона.
Mbretëresha e jugut do të ringjallet në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji më i largët i tokës për të dëgjuar diturinë e Salomonit; dhe ja, këtu është një më i madh se Salomoni.
43 Когато нечистият дух излезе от човека, той минава през безводни места да търси покой, и не намира.
Tani kur fryma e ndyrë ka dalë nga një njeri, endet nëpër vende të thata, duke kërkuar qetësi, por nuk e gjen.
44 Тогава казва: Ще се върна в къщата си отгдето съм излязъл. И, като дойде намира я празна, пометена и наредена.
Atëherë thotë: “Do të kthehem në shtëpinë time, nga kam dalë”; po kur arrin e gjen të zbrazët, të pastruar dhe të zbukuruar;
45 Тогава отива и взема при себе си седем други духове, по-зли от него, и, като влязат, живеят там; и последното състояние на оня човек става по-лошо от първото. Също така ще бъде и на това нечестиво поколение.
atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjera më të liga se ai, të cilët hyjnë dhe banojnë aty; kështu gjendja e fundit e këtij njeriut bëhet më e keqe nga e mëparshmja. Kështu do t’i ndodhë edhe këtij brezi të mbrapshtë”.
46 Когато Той още говореше на народа, ето, майка Му и братята Му стояха вън и искаха да Му говорят.
Ndërsa ai vazhdonte t’u fliste turmave, ja nëna e tij dhe vëllezërit e tij po rrinin jashtë dhe kërkonin të flisnin me të.
47 И някой си Му рече: Ето, майка Ти и братята Ти стоят вън и искат да Ти говорят.
Dhe dikush i tha: “Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty”.
48 А той в отговор рече на този, който Му каза това: Коя е майка Ми? И кои са братята Ми?
Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: “Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?”.
49 И като простря ръка към учениците Си рече: Ето майка Ми братята Ми!
E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të vet dhe tha: “Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi.
50 Защото, който върши волята на Отца Ми, Който е на небесата, той ми е брат и сестра и майка.
Sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë”.

< Матей 12 >