< اَلْمَزَامِيرُ 132 >
تَرْنِيمَةُ ٱلْمَصَاعِدِ اُذْكُرْ يَارَبُّ دَاوُدَ، كُلَّ ذُلِّهِ. | ١ 1 |
Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,
كَيْفَ حَلَفَ لِلرَّبِّ، نَذَرَ لِعَزِيزِ يَعْقُوبَ: | ٢ 2 |
ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:
«لَا أَدْخُلُ خَيْمَةَ بَيْتِي. لَا أَصْعَدُ عَلَى سَرِيرِ فِرَاشِي. | ٣ 3 |
“Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;
لَا أُعْطِي وَسَنًا لِعَيْنَيَّ، وَلَا نَوْمًا لِأَجْفَانِي، | ٤ 4 |
nuk do t’i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,
أَوْ أَجِدَ مَقَامًا لِلرَّبِّ، مَسْكَنًا لِعَزِيزِ يَعْقُوبَ». | ٥ 5 |
deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit”.
هُوَذَا قَدْ سَمِعْنَا بِهِ فِي أَفْرَاتَةَ. وَجَدْنَاهُ فِي حُقُولِ ٱلْوَعْرِ. | ٦ 6 |
Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.
«لِنَدْخُلْ إِلَى مَسَاكِنِهِ. لِنَسْجُدْ عِنْدَ مَوْطِئِ قَدَمَيْهِ». | ٧ 7 |
Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.
قُمْ يَارَبُّ إِلَى رَاحَتِكَ، أَنْتَ وَتَابُوتُ عِزِّكَ. | ٨ 8 |
Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.
كَهَنَتُكَ يَلْبَسُونَ ٱلْبِرَّ، وَأَتْقِيَاؤُكَ يَهْتِفُونَ. | ٩ 9 |
Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.
مِنْ أَجْلِ دَاوُدَ عَبْدِكَ لَا تَرُدَّ وَجْهَ مَسِيحِكَ. | ١٠ 10 |
Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.
أَقْسَمَ ٱلرَّبُّ لِدَاوُدَ بِٱلْحَقِّ لَا يَرْجِعُ عَنْهُ: «مِنْ ثَمَرَةِ بَطْنِكَ أَجْعَلُ عَلَى كُرْسِيِّكَ. | ١١ 11 |
Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: “Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.
إِنْ حَفِظَ بَنُوكَ عَهْدِي وَشَهَادَاتِي ٱلَّتِي أُعَلِّمُهُمْ إِيَّاهَا، فَبَنُوهُمْ أَيْضًا إِلَى ٱلْأَبَدِ يَجْلِسُونَ عَلَى كُرْسِيِّكَ». | ١٢ 12 |
Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t’u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd”.
لِأَنَّ ٱلرَّبَّ قَدِ ٱخْتَارَ صِهْيَوْنَ. ٱشْتَهَاهَا مَسْكَنًا لَهُ: | ١٣ 13 |
Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:
«هَذِهِ هِيَ رَاحَتِي إِلَى ٱلْأَبَدِ. هَهُنَا أَسْكُنُ لِأَنِّي ٱشْتَهَيْتُهَا. | ١٤ 14 |
“Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.
طَعَامَهَا أُبَارِكُ بَرَكَةً. مَسَاكِينَهَا أُشْبِعُ خُبْزًا. | ١٥ 15 |
Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t’i ngop me bukë të varfërit e tij;
كَهَنَتَهَا أُلْبِسُ خَلَاصًا. | ١٦ 16 |
do t’i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.
هُنَاكَ أُنْبِتُ قَرْنًا لِدَاوُدَ. رَتَّبْتُ سِرَاجًا لِمَسِيحِي. | ١٧ 17 |
Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t’i jap një llambë të vajosurit tim.
أَعْدَاءَهُ أُلْبِسُ خِزْيًا، وَعَلَيْهِ يُزْهِرُ إِكْلِيلُهُ». | ١٨ 18 |
Do t’i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij”.