< Zakaria 6 >

1 I çova përsëri sytë dhe shikova, dhe ja, katër qerre që dilnin në mes të dy maleve; dhe malet ishin male prej bronzi.
我又舉目觀看,見有四輛車從兩山中間出來;那山是銅山。
2 Në qerren e parë kishte kuaj të kuq, në qerren e dytë kuaj të zinj,
第一輛車套着紅馬,第二輛車套着黑馬。
3 në qerren e tretë kuaj të bardhë dhe në të katërtën kuaj shumë laramanë.
第三輛車套着白馬,第四輛車套着有斑點的壯馬。
4 Atëherë nisa t’i them engjëllit që fliste me mua: “Imzot, po këta?”.
我就問與我說話的天使說:「主啊,這是甚麼意思?」
5 Engjëlli u përgjigj dhe tha: “Këta janë katër frymat e qiellit që dalin pasi kanë qenë në prani të Zotit të mbarë dheut.
天使回答我說:「這是天的四風,是從普天下的主面前出來的。」
6 Qerrja me kuaj të zinj shkon drejt vendit të veriut; kuajt e bardhë e ndjekin, kuajt laramanë shkojnë drejt vendit të jugut;
套着黑馬的車往北方去,白馬跟隨在後;有斑點的馬往南方去。
7 pastaj përparojnë kuajt me ngjyrë të kuqe të ndezur dhe kërkojnë të shkojnë për të përshkuar dheun”. Ai u tha atyre: “Shkoni, përshkoni dheun!”. Kështu ata e përshkuan dheun.
壯馬出來,要在遍地走來走去。天使說:「你們只管在遍地走來走去。」牠們就照樣行了。
8 Pastaj ai më thirri dhe më foli, duke thënë: “Ja, ata që po shkojnë drejt vendit në veri e kanë qetësuar Frymën time mbi vendin e veriut.
他又呼叫我說:「看哪,往北方去的已在北方安慰我的心。」
9 Pastaj fjala e Zotit m’u drejtua duke thënë:
耶和華的話臨到我說:
10 “Prano dhurata nga mërgimtarët, domethënë nga Heldai, nga Tobiahu dhe nga Jedaiahu që kanë ardhur nga Babilonia, dhe që po sot kanë shkuar në shtëpinë e Josias, birit të Sofonias.
「你要從被擄之人中取黑玳、多比雅、耶大雅的金銀。這三人是從巴比倫來到西番雅的兒子約西亞的家裏。當日你要進他的家,
11 Merr argjendin dhe arin, bëj një kurorë me to dhe vëre mbi kryet e Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryepriftit.
取這金銀做冠冕,戴在約撒答的兒子大祭司約書亞的頭上,
12 Pastaj foli atij, duke thënë: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ja, burri emri i të cilit është Filizë, do të filizoj në vendin e tij dhe do të ndërtojë tempullin e Zotit.
對他說,萬軍之耶和華如此說:看哪,那名稱為大衛苗裔的,他要在本處長起來,並要建造耶和華的殿。
13 Po, ai do të ndërtojë tempullin e Zotit, do të mbulohet me lavdi dhe do të ulet e do të mbretërojë mbi fronin e tij, do të jetë prift mbi fronin e tij, dhe midis të dyve do të jetë një këshillë paqeje.
他要建造耶和華的殿,並擔負尊榮,坐在位上掌王權;又必在位上作祭司,使兩職之間籌定和平。
14 Kurora do të jetë një kujtim në tempullin e Zotit për Helemin, për Tobiahun, për Jedaiahun dhe për Henin, birin e Sofonias.
這冠冕要歸希連、多比雅、耶大雅,和西番雅的兒子賢,放在耶和華的殿裏為記念。」
15 Edhe ata që janë larg do të vijnë për të ndihmuar për ndërtimin e tempullit të Zotit; atëherë do të pranoni që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ju. Kjo do të ndodhë në qoftë se do t’i bindeni me zell zërit të Zotit, Perëndisë tuaj”.
遠方的人也要來建造耶和華的殿,你們就知道萬軍之耶和華差遣我到你們這裏來。你們若留意聽從耶和華-你們上帝的話,這事必然成就。

< Zakaria 6 >