< Zakaria 5 >

1 Pastaj i çova përsëri sytë dhe pashë, dhe ja një rrotull që fluturonte.
וָאָשׁוּב וָאֶשָּׂא עֵינַי וָֽאֶרְאֶה וְהִנֵּה מְגִלָּה עָפָֽה׃
2 Engjëlli më tha: “Çfarë po shikon?”. Unë u përgjigja: “Shoh një rrotull që fluturon; gjatësia e saj është njëzet kubitë dhe gjërësia e saj dhjetë kubitë”.
וַיֹּאמֶר אֵלַי מָה אַתָּה רֹאֶה וָאֹמַר אֲנִי רֹאֶה מְגִלָּה עָפָה אָרְכָּהּ עֶשְׂרִים בָּֽאַמָּה וְרָחְבָּהּ עֶשֶׂר בָּאַמָּֽה׃
3 Atëherë ai më tha: “Ky është mallkimi që po përhapet mbi gjithë vendin; sepse tani e tutje, kushdo që vjedh do të dëbohet prej tij dhe kushdo që tani e tutje betohet me të rreme, do të dëbohet prej tij.
וַיֹּאמֶר אֵלַי זֹאת הָֽאָלָה הַיּוֹצֵאת עַל־פְּנֵי כָל־הָאָרֶץ כִּי כָל־הַגֹּנֵב מִזֶּה כָּמוֹהָ נִקָּה וְכָל־הַנִּשְׁבָּע מִזֶּה כָּמוֹהָ נִקָּֽה׃
4 Unë do ta bëj të dalë”, thotë Zoti i ushtrive, “dhe ai do të hyjë në shtëpinë e vjedhësit dhe në shtëpinë e atij që bën betim të rremë në emrin tim; do të mbetet në atë shtëpi dhe do ta konsumojë bashkë me lëndën e saj dhe me gurët e saj”.
הוֹצֵאתִיהָ נְאֻם יְהוָה צְבָאוֹת וּבָאָה אֶל־בֵּית הַגַּנָּב וְאֶל־בֵּית הַנִּשְׁבָּע בִּשְׁמִי לַשָּׁקֶר וְלָנֶה בְּתוֹךְ בֵּיתוֹ וְכִלַּתּוּ וְאֶת־עֵצָיו וְאֶת־אֲבָנָֽיו׃
5 Pastaj Engjëlli që fliste me mua doli dhe më tha: “Ço sytë dhe shiko çfarë është ajo që po del”.
וַיֵּצֵא הַמַּלְאָךְ הַדֹּבֵר בִּי וַיֹּאמֶר אֵלַי שָׂא נָא עֵינֶיךָ וּרְאֵה מָה הַיּוֹצֵאת הַזֹּֽאת׃
6 Unë thashë: “Çfarë është?”. Ai tha: “Éshtë efa që po del”. Pastaj shtoi: “Kjo është pamja e tyre në gjithë vendin”.
וָאֹמַר מַה־הִיא וַיֹּאמֶר זֹאת הָֽאֵיפָה הַיּוֹצֵאת וַיֹּאמֶר זֹאת עֵינָם בְּכָל־הָאָֽרֶץ׃
7 Pastaj, ja, u ngrit një kapak plumbi, dhe kështu në mes të efas rrinte ulur një grua.
וְהִנֵּה כִּכַּר עֹפֶרֶת נִשֵּׂאת וְזֹאת אִשָּׁה אַחַת יוֹשֶׁבֶת בְּתוֹךְ הָאֵיפָֽה׃
8 Atëherë ai tha: “Kjo është ligësia”. Dhe e hodhi në mes të efas, pastaj hodhi kapakun prej plumbi mbi hapjen e saj.
וַיֹּאמֶר זֹאת הָרִשְׁעָה וַיַּשְׁלֵךְ אֹתָהּ אֶל־תּוֹךְ הָֽאֵיפָה וַיַּשְׁלֵךְ אֶת־אֶבֶן הָעֹפֶרֶת אֶל־פִּֽיהָ׃
9 Pastaj i çova sytë dhe shikova, dhe ja që po vinin dy gra me erën në krahët e tyre, sepse ato kishin krahë si krahët e lejlekut, dhe e ngritën efan midis tokës dhe qiellit.
וָאֶשָּׂא עֵינַי וָאֵרֶא וְהִנֵּה שְׁתַּיִם נָשִׁים יֽוֹצְאוֹת וְרוּחַ בְּכַנְפֵיהֶם וְלָהֵנָּה כְנָפַיִם כְּכַנְפֵי הַחֲסִידָה וַתִּשֶּׂאנָה אֶת־הָאֵיפָה בֵּין הָאָרֶץ וּבֵין הַשָּׁמָֽיִם׃
10 Kështu unë e pyeta engjëllin që fliste me mua: “Ku e çojnë efan këto?”.
וָאֹמַר אֶל־הַמַּלְאָךְ הַדֹּבֵר בִּי אָנָה הֵמָּה מֽוֹלִכוֹת אֶת־הָאֵיפָֽה׃
11 Ai m’u përgjigj: “Në vendin e Shinarit për t’i ndërtuar një shtëpi; kur të jetë gati efa do të vihet mbi piedestalin e vet”.
וַיֹּאמֶר אֵלַי לִבְנֽוֹת־לָהֿ בַיִת בְּאֶרֶץ שִׁנְעָר וְהוּכַן וְהֻנִּיחָה שָּׁם עַל־מְכֻנָתָֽהּ׃

< Zakaria 5 >