< Zakaria 10 >

1 I kërkoni Zotit shiun në kohën e shiut të fundit! Zoti do të lëshojë rrufe që do të pasohen nga bubullima dhe shi, do t’u japë atyre shira të bollshme, dhe secilit bar në arën e vet.
當春雨的時候, 你們要向發閃電的耶和華求雨。 他必為眾人降下甘霖, 使田園生長菜蔬。
2 Sepse idhujt familjarë rrëfejnë gjëra të kota, shortarët ndjekin veprime të rreme dhe tregojnë ëndrra të rreme, japin ngushëllime të kota; për këtë arsye ata po enden si dhentë, janë të pikëlluar, sepse janë pa bari.
因為,家神所言的是虛空; 卜士所見的是虛假; 做夢者所說的是假夢。 他們白白地安慰人, 所以眾人如羊流離, 因無牧人就受苦。
3 “Zemërimi im merr zjarr kundër barinjve dhe unë do të ndëshkoj cjeptë, sepse Zoti i ushtrive do të vizitojë kopenë e tij, shtëpinë e Judës dhe do ta bëjë atë si kalin e tij madhështor në luftë.
我的怒氣向牧人發作; 我必懲罰公山羊; 因我-萬軍之耶和華 眷顧自己的羊群,就是 猶大家, 必使他們如駿馬在陣上。
4 Prej tij do të dalë guri i qoshes, prej tij do të dalë kunji, prej tij harku i betejës, prej tij do të dalë çdo sundues, të gjithë së bashku.
房角石、釘子、爭戰的弓, 和一切掌權的都從他而出。
5 Dhe do të jenë si trimat që do të shkelin armiqtë e tyre në baltën e rrugëve në betejë. Do të luftojnë, sepse Zoti është me ta, ata që u hipin kuajve do të mbeten të shushatur.
他們必如勇士在陣上 將仇敵踐踏在街上的泥土中。 他們必爭戰,因為耶和華與他們同在; 騎馬的也必羞愧。
6 Unë do ta fortifikoj shtëpinë e Judës dhe do ta shpëtoj shtëpinë e Jozefit dhe do t’i sjell përsëri sepse më vjen keq për ta; do të jenë si të mos i kem dëbuar kurrë, sepse unë jam Zoti, Perëndia i tyre, dhe do t’i kënaq.
我要堅固猶大家,拯救約瑟家, 要領他們歸回。 我要憐恤他們; 他們必像未曾棄絕的一樣, 都因我是耶和華-他們的上帝, 我必應允他們的禱告。
7 Ata të Efraimit do të jenë si një trim dhe zemra e tyre do të ngazëllojë si e dehur nga vera. Po, bijtë e tyre do ta shohin dhe do të gëzohen, zemra e tyre do të ngazëllojë në Zotin.
以法蓮人必如勇士; 他們心中暢快如同喝酒; 他們的兒女必看見而快活; 他們的心必因耶和華喜樂。
8 Do t’u fishkëlloj për t’i mbledhur, sepse unë do t’i shpengoj; dhe ata do të shumohen siç janë shumuar më parë.
我要發嘶聲,聚集他們, 因我已經救贖他們。 他們的人數必加增, 如從前加增一樣。
9 Do t’i shpërndaj midis popujve dhe në vende të largëta do të më kujtojnë; do të jetojnë bashkë me bijtë e tyre dhe do të kthehen.
我雖然播散他們在列國中, 他們必在遠方記念我。 他們與兒女都必存活,且得歸回。
10 Do t’i bëj të kthehen nga vendi i Egjiptit dhe do t’i mbledh nga Asiria, për t’i kthyer në vendin e Galaadit dhe në Liban, por nuk do të ketë vend të mjaftueshëm për ta.
我必再領他們出埃及地, 招聚他們出亞述, 領他們到基列和黎巴嫩; 這地尚且不夠他們居住。
11 Ai do të kalojë nëpër detin e vështirësisë, por do t’i godasë valët e detit dhe të gjitha thellësitë e lumenjve do të thahen. Krenaria e Asirisë do të shembet dhe skeptri i Egjiptit do të hiqet.
耶和華必經過苦海,擊打海浪, 使尼羅河的深處都枯乾。 亞述的驕傲必致卑微; 埃及的權柄必然滅沒。
12 Do t’i bëj të fuqishëm në Zotin dhe ata do të ecin në emrin e tij”, thotë Zoti.
我必使他們倚靠我,得以堅固; 一舉一動必奉我的名。 這是耶和華說的。

< Zakaria 10 >