< Ruthi 4 >

1 Boazi shkoi te porta e qytetit dhe u ul aty. Dhe ja, po kalonte ai që kishte të drejtën e shpengimit dhe për të cilin Boazi kishte folur. Boazi i tha: “O ti biri i filanit, afrohu dhe ulu këtu”. Ai u afrua dhe u ul.
ובעז עלה השער וישב שם והנה הגאל עבר אשר דבר בעז ויאמר סורה שבה פה פלני אלמני ויסר וישב
2 Boazi mori atëherë dhjetë burra nga pleqtë e qytetit dhe u tha atyre: “Uluni këtu”. Ata u ulën.
ויקח עשרה אנשים מזקני העיר--ויאמר שבו פה וישבו
3 Pastaj Boazi i tha atij që kishte të drejtën e shpengimit: “Naomi, që u kthye nga vendi i Moabit, ka shitur pjesën e tokës që i përkiste vëllait tonë Elimelek.
ויאמר לגאל חלקת השדה אשר לאחינו לאלימלך מכרה נעמי השבה משדה מואב
4 Mendova të të informoj dhe të të them: “Blije në prani të banorëve të vendit dhe të pleqve të popullit tim. Në rast se do ta shpengosh, shpengoje; por në rast se nuk ke ndër mend ta shpengosh, ma thuaj që ta di edhe unë; sepse asnjeri veç teje nuk gëzon të drejtën e shpengimit, dhe pas teje vij unë””. Ai u përgjegj: “Do të kërkoj të drejtën time”.
ואני אמרתי אגלה אזנך לאמר קנה נגד הישבים ונגד זקני עמי--אם תגאל גאל ואם לא יגאל הגידה לי ואדע (ואדעה) כי אין זולתך לגאול ואנכי אחריך ויאמר אנכי אגאל
5 Atëherë Boazi tha: “Ditën që do ta blesh arën nga dora e Naomit, ti do ta blesh edhe nga Ruthi, Moabitja, bashkëshortja e të ndjerit, për ta ringjallur emrin e të ndjerit në trashëgiminë e tij”.
ויאמר בעז ביום קנותך השדה מיד נעמי ומאת רות המואביה אשת המת קניתי (קנית)--להקים שם המת על נחלתו
6 Ai që gëzonte të drejtën e shpengimit u përgjegj: “Unë nuk mund ta shpengoj për vete, sepse do të shkatërroj trashëgiminë time; shpengo ti atë që duhet të shpengoja unë, sepse unë nuk mund ta shpengoj”.
ויאמר הגאל לא אוכל לגאול (לגאל) לי--פן אשחית את נחלתי גאל לך אתה את גאלתי כי לא אוכל לגאל
7 Ky ishte zakoni në kohërat e kaluara në Izrael lidhur me të drejtën e shpengimit dhe të ndryshimit të pronësisë: personi hiqte sandalen dhe ja jepte tjetrit; kjo ishte mënyra e dëshmisë në Izrael.
וזאת לפנים בישראל על הגאלה ועל התמורה לקים כל דבר שלף איש נעלו ונתן לרעהו וזאת התעודה בישראל
8 Kështu ai që gëzonte të drejtën e shpengimit i tha Boazit: “Blije ti vetë”, dhe hoqi sandalen.
ויאמר הגאל לבעז קנה לך וישלף נעלו
9 Atëherë Boazi u tha pleqve dhe tërë popullit: “Ju sot jeni dëshmitarë që unë bleva sot në duart e Naomit të gjitha ato që ishin pronë e Elimelekut, të Kilionit dhe të Mahlonit.
ויאמר בעז לזקנים וכל העם עדים אתם היום כי קניתי את כל אשר לאלימלך ואת כל אשר לכליון ומחלון--מיד נעמי
10 Gjithashtu bleva për grua Ruthin, Moabiten, bashkëshorten e Mahlonit, për ta ringjallur emrin e të ndjerit në trashëgiminë e tij, me qëllim që emri i të ndjerit të mos shuhet midis vëllezërve të tij dhe në portën e qytetit të tij. Ju sot jeni dëshmitarë të këtij fakti.
וגם את רות המאביה אשת מחלון קניתי לי לאשה להקים שם המת על נחלתו ולא יכרת שם המת מעם אחיו ומשער מקומו עדים אתם היום
11 Atëherë tërë populli që ndodhej te porta dhe pleqtë u përgjigjën: “Ne jemi dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Zoti e bëftë gruan që hyn në shtëpinë tënde si Rakelën dhe si Lean, dy gratë që ngritën shtëpinë e Izraelit. Paç pushtet në Efrathah dhe u bëfsh i famshëm në Betlem.
ויאמרו כל העם אשר בשער והזקנים--עדים יתן יהוה את האשה הבאה אל ביתך כרחל וכלאה אשר בנו שתיהם את בית ישראל ועשה חיל באפרתה וקרא שם בבית לחם
12 Shtëpia jote u bëftë si shtëpia e Peretsit, që Tamara i lindi Judës, për shkak të pasardhësve që Zoti do të të japë nga kjo e re”.
ויהי ביתך כבית פרץ אשר ילדה תמר ליהודה--מן הזרע אשר יתן יהוה לך מן הנערה הזאת
13 Kështu Boazi e mori Ruthin, që u bë bashkëshortja e tij. Ai hyri tek ajo dhe Zoti i dha mundësinë të lindë, dhe ajo lindi një djalë.
ויקח בעז את רות ותהי לו לאשה ויבא אליה ויתן יהוה לה הריון ותלד בן
14 Atëherë gratë i thanë Naomit: “Bekuar qoftë Zoti, që sot nuk të la pa një shpëtimtar. Emri i tij u bëftë i famshëm në Izrael!
ותאמרנה הנשים אל נעמי ברוך יהוה אשר לא השבית לך גאל היום ויקרא שמו בישראל
15 Pastë mundësi ai të rimëkëmbë jetën tënde dhe u bëftë mbështetja e pleqërisë sate, sepse e ka lindur nusja jote që të do dhe që vlen për ty më tepër se shtatë bij”.
והיה לך למשיב נפש ולכלכל את שיבתך כי כלתך אשר אהבתך ילדתו אשר היא טובה לך משבעה בנים
16 Pastaj Naomi e mori fëmijën, e vuri në gjirin e saj dhe u bë taja e saj.
ותקח נעמי את הילד ותשתהו בחיקה ותהי לו לאמנת
17 Fqinjët i vunë një emër dhe thonin: “I lindi një djalë Naomit!”. E quajtën Obed. Ai qe ati i Isait, ati i Davidit.
ותקראנה לו השכנות שם לאמר ילד בן לנעמי ותקראנה שמו עובד הוא אבי ישי אבי דוד
18 Ja pasardhësit e Peretsit: Peretsit i lindi Hetsroni;
ואלה תולדות פרץ פרץ הוליד את חצרון
19 Hetsronit i lindi Rami; Ramit i lindi Aminadabi;
וחצרון הוליד את רם ורם הוליד את עמינדב
20 Aminadabit i lindi Nahshoni; Nahshonit i lindi Salmoni;
ועמינדב הוליד את נחשון ונחשון הוליד את שלמה
21 Salmonit i lindi Boazi; Boazit i lindi Obedi;
ושלמון הוליד את בעז ובעז הוליד את עובד
22 Obedit i lindi Isai dhe Isait i lindi Davidi.
ועבד הוליד את ישי וישי הוליד את דוד

< Ruthi 4 >