< Ruthi 3 >

1 Pastaj Naomi, e vjehrra, i tha: “Bija ime, a nuk do të kërkoj unë një vend paqeje për ty, që ti të jesh e lumtur?
و مادر شوهرش، نعومی وی را گفت: «ای دختر من، آیا برای تو راحت نجویم تا برایت نیکو باشد.۱
2 Boazi, me shërbëtoret e të cilit ti ke qenë, a nuk është vallë fisi ynë? Ja, sonte ai duhet të shohë elbin në lëmë.
و الان آیا بوعز که تو باکنیزانش بودی خویش ما نیست؟ و اینک اوامشب در خرمن خود، جو پاک می‌کند.۲
3 Prandaj lahu, lyeju me vaj, vish rrobat më të mira që ke dhe zbrit në lëmë; por bëj që ai të mos të njohë deri sa të ketë mbaruar së ngrëni e së piri.
پس خویشتن را غسل کرده، تدهین کن و رخت خود راپوشیده، به خرمن برو، اما خود را به آن مردنشناسان تا از خوردن و نوشیدن فارغ شود.۳
4 Kur të shkojë të shtrihet, kqyr vendin ku shtrihet; pastaj shko aty, zbulo këmbët e tij dhe shtriu edhe ti. Dhe ai do të thotë atë që duhet të bësh”.
وچون او بخوابد جای خوابیدنش را نشان کن، ورفته، پایهای او را بگشا و بخواب، و او تو راخواهد گفت که چه باید بکنی.»۴
5 Ruthi iu përgjegj: “Do të bëj të gjitha ato që më the”.
او وی را گفت: «هر‌چه به من گفتی، خواهم کرد.»۵
6 Kështu zbriti në lëmë dhe bëri të gjitha ato që i kishte porositur e vjehrra.
پس به خرمن رفته، موافق هر‌چه مادرشوهرش او را امر فرموده بود، رفتار نمود.۶
7 Boazi hëngri e piu dhe me zemër të gëzuar shkoi të shtrihet pranë grumbullit të grurit. Atëherë ajo erdhi ngadalë, i zbuloi këmbët dhe u shtri.
پس چون بوعز خورد و نوشید و دلش شاد شد ورفته، به کنار بافه های جو خوابید، آنگاه او آهسته آهسته آمده، پایهای او را گشود و خوابید.۷
8 Aty nga mesnata ai u zgjua përnjëherësh dhe u kthye; ja, një grua ishte shtrirë te këmbët e tij.
و درنصف شب آن مرد مضطرب گردید و به آن سمت متوجه شد که اینک زنی نزد پایهایش خوابیده است.۸
9 “Kush je ti?”, i tha. Ajo u përgjigj: “Jam Ruthi, shërbëtorja jote; shtrije skajin e mantelit tënd mbi shërbëtoren tënd, sepse ti gëzon të drejtën e shpengimit”.
و گفت: «تو کیستی»؟ او گفت: «من کنیزتو، روت هستم، پس دامن خود را بر کنیز خویش بگستران زیرا که تو ولی هستی.»۹
10 Ai tha: “Qofsh e bekuar nga Zoti bija ime! Mirësia që tregove këtë herë të fundit ia kalon së parës, sepse nuk ke rendur pas të rinjve, të varfër a të pasur.
او گفت: «ای دختر من! از جانب خداوندمبارک باش! زیرا که در آخر بیشتر احسان نمودی از اول، چونکه در عقب جوانان، چه فقیر و چه غنی، نرفتی.۱۰
11 Prandaj tani mos ki frikë, bija ime; unë do të bëj për ty gjithçka që më kërkon, sepse të gjithë njerëzit e qytetit tim e dinë që ti je një grua e virtytshme.
و حال‌ای دختر من، مترس! هرآنچه به من گفتی برایت خواهم کرد، زیرا که تمام شهر قوم من تو را زن نیکو می‌دانند.۱۱
12 Éshtë e vërtetë që unë gëzoj të drejtën e shpengimit; por është një që është fis më i afërt se unë.
و الان راست است که من ولی هستم لیکن ولی‌ای نزدیکتر از من هست.۱۲
13 Kaloje këtu natën; dhe nesër në mëngjes, në rast se ai do të kërkojë të drejtën e tij ndaj teje, mirë, pra le ta bëjë; por në rast se nuk e kërkon të drejtën e tij mbi ty, unë do të kërkoj që të vlejë e drejta ime dhe do të të shpengoj ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron! Rri shtrirë deri në mëngjes”.
امشب در اینجا بمان وبامدادان اگر او حق ولی را برای تو ادا نماید، خوب ادا نماید، و اگر نخواهد که برای تو حق ولی را ادا نماید، پس قسم به حیات خداوند که من آن را برای تو ادا خواهم نمود، الان تا صبح بخواب.»۱۳
14 Kështu ajo qëndroi shtrirë në këmbët e tij deri në mëngjes; por u ngrit përpara se një njeri të njohë tjetrin, sepse ai i kishte thënë: “Asnjeri nuk duhet ta dijë që kjo grua erdhi në lëmë!”.
پس نزد پایش تا صبح خوابیده، پیش ازآنکه کسی همسایه‌اش را تشخیص دهد، برخاست، و بوعز گفت: «زنهار کسی نفهمد که این زن به خرمن آمده است.۱۴
15 Pastaj shtoi: “Sill mantelin që ke veshur dhe mbaje”. Ajo e mbajti dhe ai derdhi mbi të gjashtë masa elbi, pastaj ia vuri mbi kurriz; pas kësaj ajo u kthye në qytet.
و گفت چادری که برتوست، بیاور و بگیر.» پس آن را بگرفت و او شش کیل جو پیموده، بر وی گذارد و به شهر رفت.۱۵
16 Kështu u kthye tek e vjehrra, që i tha: “Ti je bija e ime?”. Atëherë ajo i tregoi të gjitha ato që ai burrë kishte bërë për të,
وچون نزد مادر شوهر خود رسید، او وی را گفت: «ای دختر من، بر تو چه گذشت؟» پس او را از هرآنچه آن مرد با وی کرده بود، خبر داد.۱۶
17 dhe shtoi: “Më dha edhe këto gjashtë masa elbi, sepse më tha: “Nuk duhet të kthehesh te vjehrra jote duar bosh””.
و گفت: «این شش کیل جو را به من داد زیرا گفت، نزدمادرشوهرت تهیدست مرو.»۱۷
18 Naomi i tha: “Qëndro këtu, o bija ime, deri sa të mësosh si ka për të mbaruar kjo çështje, sepse ai burrë nuk do të rrijë deri sa ta ketë sistemuar sot çështjen”.
او وی را گفت: «ای دخترم آرام بنشین تا بدانی که این امر چگونه خواهد شد، زیرا که آن مرد تا این کار را امروزتمام نکند، آرام نخواهد گرفت.»۱۸

< Ruthi 3 >