< Zbulesa 20 >

1 Dhe pashë një engjëll që zbriste nga qielli, duke pasur çelësin e humnerës, dhe një zinxhir të madh në dorë. (Abyssos g12)
In videl sem angela, idočega dol z nebes, imajočega od brezna ključ, in verigo veliko na roki svoji. (Abyssos g12)
2 Ai e kapi dragoin, gjarpërin e lashtë, që është djalli dhe Satani, dhe e lidhi për një mijë vjet,
In zgrabi zmaja, staro kačo, katera je hudič in satan, in zveže ga tisoč let,
3 dhe e hodhi atë në humnerë, dhe e mbylli atë dhe vulosi mbi të, që të mos i mashtrojë më kombet, deri sa të mbushen një mijë vjet; dhe pas këtyre ai duhet zgjidhur për pak kohë. (Abyssos g12)
In vrže ga v brezno, in zapre ga in zapečati nad njim, da ne slepi več narodov, dokler se ne izpolni tisoč let; in potem se mora rešiti nekaj časa. (Abyssos g12)
4 Dhe pashë frone, dhe ata u ulën mbi to dhe atyre iu dha pushteti që të gjykojnë edhe pashë shpirtrat e atyre që u ishin prerë kokat për dëshminë e Jezusit dhe për fjalën e Perëndisë, dhe të cilët nuk e kishin adhuruar bishën, dhe as figurën e saj dhe nuk kishin marrë damkë mbi ballin e tyre dhe në duart e tyre. Këta u kthyen në jetë e mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet.
In videl sem prestole, in sedli so nanje in sodba se je dala njim, in duše obglavljenih zaradi pričanja Jezusa in zaradi besede Božje, in kateri niso molili zveri, ne podobe njene, in niso sprejeli znamenja na čelo svoje in na roko svojo; in živeli so ter kraljevali s Kristusom tisoč let.
5 Por të vdekurit e tjerë nuk u kthyen në jetë deri sa të mbusheshin një mijë vjet. Kjo është ringjallja e parë.
Drugi pa mrtvi niso oživeli, dokler se ne izpolni tisoč let. To je vstajenje prvo.
6 I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ringjalljen e parë. Mbi ata vdekja e dytë nuk ka pushtet, por ata do të jenë priftërinj të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të mbretërojnë me të një mijë vjet.
Srečen in svet, kdor ima del v prvem vstajenji; do teh druga smrt nima oblasti; nego duhovniki bodo Božji in Kristusovi, in kraljevali bodo z njim tisoč let.
7 Dhe kur të kryhen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij,
In ko se bode izpolnilo tisoč let, reši se satan iz ječe svoje,
8 dhe do të dalë të mashtrojë kombet që janë në të katër anët e dheut, Gogun e Magogun, që t’i mbledhë ata për luftë; numri i tyre do të jetë si rëra e detit.
In izide slepit narode na četverih voglih zemlje, Goga in Magoga, zbirat jih na vojsko, katerih število je kakor pesek morski.
9 Dhe ata do të lëvizin në të gjithë sipërfaqen e dheut dhe do ta rrethojnë fushën e shenjtorëve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do të zbresë zjarr, i dërguar nga Perëndia, dhe do t’i përpijë.
In šli so gor na zemlje širjavo, in obdali so šatorišče svetnikov in mesto ljubljeno; in padel je ogenj od Boga z néba, in požrl jih je;
10 Atëherë djallin që i kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku janë bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të shekujve. (aiōn g165, Limnē Pyr g3041 g4442)
In hudič, ki jih je slepil, bil je vržen v jezero ognjeno in žvepljeno, kjer je zver in lažiprerok; in mučili se bodo noč in dan na vekov veke. (aiōn g165, Limnē Pyr g3041 g4442)
11 Pastaj pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të, nga prania e të cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vënd për ata.
In videl sem bél prestol, velik, in sedečega na njem, kateremu izpred obličja je bežala zemlja in nebo, in ni se jima našlo mesto.
12 Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre.
In videl sem mrtve, majhne in velike, stoječe pred Bogom, in odprle so se knjige; in odprla se je druga knjiga, katera je knjiga življenja; in sodili so se mrtvi po tem, kar je pisano v knjigah, po delih svojih.
13 Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe Hadesi dorëzuan të vdekurit që ishin në ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta. (Hadēs g86)
In dalo je morje mrtve iz sebe; in smrt in pekel dala sta mrtve iz sebe; in sodili so se vsak po delih svojih. (Hadēs g86)
14 Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë. (Hadēs g86, Limnē Pyr g3041 g4442)
In smrt in pekel sta bila vržena v jezero ognjeno; ta je druga smrt. (Hadēs g86, Limnē Pyr g3041 g4442)
15 Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak në liqenin e zjarrit. (Limnē Pyr g3041 g4442)
In če se kdo ni našel zapisan v knjigi življenja, vržen je bil v jezero ognjeno. (Limnē Pyr g3041 g4442)

< Zbulesa 20 >