< Zbulesa 19 >

1 Dhe pas këtyre dëgjova në qiell zërin e madh të një turme të shumtë, duke thënë: “Aleluja! Shpëtimi, dhe lavdia, dhe nderimi, dhe fuqia i përkasin Zotit, Perëndisë sonë,
此后,我听见好像群众在天上大声说: 哈利路亚! 救恩、荣耀、权能都属乎我们的 神!
2 sepse të vërteta dhe të drejta janë gjykimet e tij! Ai në fakt gjykoi laviren e madhe, që e prishi dheun me kurvërinë e saj, dhe mori hak për gjakun e shërbëtorëve të vet të derdhur prej dorës së saj”.
他的判断是真实公义的; 因他判断了那用淫行败坏世界的大淫妇, 并且向淫妇讨流仆人血的罪, 给他们伸冤。
3 Dhe thanë për të dytën herë: “Aleluja! Dhe tymi i saj ngjitet në shekuj të shekujve”. (aiōn g165)
又说: 哈利路亚! 烧淫妇的烟往上冒, 直到永永远远。 (aiōn g165)
4 Dhe ranë përmbys të njëzet e katër pleqtë, dhe të katër qeniet e gjalla, dhe adhuruan Perëndinë, që ulej mbi fron, duke thënë: “Amen, Aleluja!”.
那二十四位长老与四活物就俯伏敬拜坐宝座的 神,说: 阿们!哈利路亚!
5 Dhe nga froni erdhi një zë, duke thënë: “Lëvdoni Perëndinë tonë, gjithë ju shërbëtorë të tij dhe ju që e druani, dhe të vegjlit dhe të mëdhenjtë”.
有声音从宝座出来说: 神的众仆人哪, 凡敬畏他的,无论大小, 都要赞美我们的 神!
6 Dhe dëgjova një si zë i një turme të madhe, dhe si zë shumë ujërash dhe si zë bubullimash të forta, që thoshte: “Aleluja, sepse filloi të mbretërojë Zoti, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi!
我听见好像群众的声音,众水的声音,大雷的声音,说: 哈利路亚! 因为主—我们的 神、 全能者作王了。
7 Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t’i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!
我们要欢喜快乐, 将荣耀归给他。 因为,羔羊婚娶的时候到了; 新妇也自己预备好了,
8 Dhe i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm, sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shenjtorëve”.
就蒙恩得穿光明洁白的细麻衣。 (这细麻衣就是圣徒所行的义。)
9 Dhe më tha: “Shkruaj: Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit”. Dhe më tha: “Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë”.
天使吩咐我说:“你要写上:凡被请赴羔羊之婚筵的有福了!”又对我说:“这是 神真实的话。”
10 Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: “Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë”.
我就俯伏在他脚前要拜他。他说:“千万不可!我和你,并你那些为耶稣作见证的弟兄同是作仆人的,你要敬拜 神。”因为预言中的灵意乃是为耶稣作见证。
11 Dhe pashë qiellin e hapur, dhe ja, një kalë i bardhë, dhe ai që e kalëronte quhet Besniku dhe i Vërteti; dhe ai gjykon dhe lufton me drejtësi.
我观看,见天开了。有一匹白马,骑在马上的称为诚信真实,他审判,争战,都按着公义。
12 Dhe sytë e tij ishin si flakë zjarri dhe mbi kryet e tij ishin shumë kurora; edhe kishte një emër të shkruar, që askush nuk e di përveç atij;
他的眼睛如火焰,他头上戴着许多冠冕;又有写着的名字,除了他自己没有人知道。
13 Dhe ishte i veshur me një rrobe të ngjyer në gjak; dhe emri i tij quhet: “Fjala e Perëndisë”.
他穿着溅了血的衣服;他的名称为 神之道。
14 Dhe ushtritë që janë në qiell e ndiqnin mbi kuaj të bardhë, të veshur me rroba liri të hollë, të bardhë dhe të pastër.
在天上的众军骑着白马,穿着细麻衣,又白又洁,跟随他。
15 Dhe nga goja e tij dilte një shpatë e mprehtë për të goditur me të kombet; dhe ai do të qeverisë me skeptër prej hekuri dhe ai vet do të shkelë vozën e verës së mërisë dhe të zemërimit të Perëndisë së plotfuqishëm.
有利剑从他口中出来,可以击杀列国。他必用铁杖辖管他们,并要踹全能 神烈怒的酒榨。
16 Dhe mbi rroben e vet dhe mbi kofshën ishte shkruar një emër: MBRETI I MBRETÉRVE dhe ZOTI I ZOTÉRVE.
在他衣服和大腿上有名写着说:“万王之王,万主之主。”
17 Dhe pashë një engjëll që qëndronte në këmbë në diell; dhe bërtiti me zë të madh duke u thënë gjithë shpendëve që fluturojnë në mes të qiellit: “Ejani, mblidhuni në gostinë e madhe të Perëndisë,
我又看见一位天使站在日头中,向天空所飞的鸟大声喊着说:“你们聚集来赴 神的大筵席,
18 që të hani mish mbretërish, dhe mish kapitenësh, dhe mish njerëzish të fuqishëm, dhe mish kuajsh dhe kalorësish, dhe mishin e të gjithë njerëzve, të të lirëve dhe të skllevërve, dhe të të vegjëlve dhe të të mëdhenjve”.
可以吃君王与将军的肉,壮士与马和骑马者的肉,并一切自主的为奴的,以及大小人民的肉。”
19 Dhe pashë bishën, dhe mbretërit e dheut, dhe ushtritë e tyre të mbledhura që të bënin luftë kundër atij që kalëronte kalin dhe kundër ushtrisë së tij.
我看见那兽和地上的君王,并他们的众军都聚集,要与骑白马的并他的军兵争战。
20 Dhe bisha u kap, dhe bashkë me të profeti i rremë që kishte bërë shenja përpara saj, me të cilat i mashtroi ata që morën damkën e bishës, dhe ata që adhuruan figurën e saj; që të dy i hodhën të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur; (Limnē Pyr g3041 g4442)
那兽被擒拿;那在兽面前曾行奇事、迷惑受兽印记和拜兽像之人的假先知,也与兽同被擒拿。他们两个就活活地被扔在烧着硫磺的火湖里; (Limnē Pyr g3041 g4442)
21 dhe të tjerët u vranë me shpatë, që dilte nga goja e atij që kalëronte kalin, dhe të gjitha shpendët u ngopën me mishrat e tyre.
其余的被骑白马者口中出来的剑杀了;飞鸟都吃饱了他们的肉。

< Zbulesa 19 >