< Psalmet 82 >

1 Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.
מזמור לאסף אלהים נצב בעדת אל בקרב אלהים ישפט׃
2 Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)
עד מתי תשפטו עול ופני רשעים תשאו סלה׃
3 Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.
שפטו דל ויתום עני ורש הצדיקו׃
4 Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.
פלטו דל ואביון מיד רשעים הצילו׃
5 Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.
לא ידעו ולא יבינו בחשכה יתהלכו ימוטו כל מוסדי ארץ׃
6 Unë kam thënë: “Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.
אני אמרתי אלהים אתם ובני עליון כלכם׃
7 Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër”.
אכן כאדם תמותון וכאחד השרים תפלו׃
8 Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.
קומה אלהים שפטה הארץ כי אתה תנחל בכל הגוים׃

< Psalmet 82 >