< Psalmet 60 >

1 O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos. 2 Ti ke bërë që të dridhet toka, e ke çarë; shëro thyerjet e saj, sepse ajo lëkundet. 3 Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos. 4 Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela) 5 Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen. 6 Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: “Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit. 7 Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjëvënësi im; 8 Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje”. 9 Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom? 10 A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona? 11 Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut. 12 Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë.

< Psalmet 60 >