< Psalmet 60 >

1 O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos.
Dios, desechástenos, disipástenos; airástete, vuélvete a nosotros.
2 Ti ke bërë që të dridhet toka, e ke çarë; shëro thyerjet e saj, sepse ajo lëkundet.
Hiciste temblar la tierra, abrístela; sana sus quebraduras, porque titubea.
3 Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos.
Hiciste ver a tu pueblo duras cosas: hicístenos beber vino de temblor.
4 Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela)
Has dado a los que te temen una bandera que alcen por amor de la verdad. (Selah)
5 Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen.
Para que se escapen tus amados: salva con tu diestra, y óyeme.
6 Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: “Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.
Dios habló en su santidad: Yo me alegraré: partiré a Siquem, y mediré al valle de Socot.
7 Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjëvënësi im;
Mío es Galaad, y mío es Manasés: y Efraím es la fortaleza de mi cabeza; Judá mi legislador;
8 Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje”.
Moab, la olla de mi lavatorio: sobre Edom echaré mi zapato; sobre mí triunfa, o! Palestina.
9 Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?
¿Quién me llevará a la ciudad fortalecida? ¿quién me llevará hasta Idumea?
10 A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona?
Ciertamente tú, o! Dios, que nos habías desechado; y no salías, o! Dios, con nuestros ejércitos.
11 Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut.
Dános socorro contra el enemigo, que vana es la salud de los hombres.
12 Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë.
En Dios haremos proezas; y él pisará nuestros enemigos.

< Psalmet 60 >