< Psalmet 49 >

1 Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës,
可拉后裔的诗,交与伶长。 万民哪,你们都当听这话! 世上一切的居民,
2 qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok.
无论上流下流,富足贫穷, 都当留心听!
3 Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim.
我口要说智慧的言语; 我心要想通达的道理。
4 Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë.
我要侧耳听比喻, 用琴解谜语。
5 Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi,
在患难的日子,奸恶随我脚跟,四面环绕我, 我何必惧怕?
6 ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre?
那些倚仗财货自夸钱财多的人,
7 Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t’i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,
一个也无法赎自己的弟兄, 也不能替他将赎价给 神,
8 sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë,
叫他长远活着,不见朽坏; 因为赎他生命的价值极贵, 只可永远罢休。
9 për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.
10 Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre.
他必见智慧人死, 又见愚顽人和畜类人一同灭亡, 将他们的财货留给别人。
11 Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre.
他们心里思想: 他们的家室必永存, 住宅必留到万代; 他们以自己的名称自己的地。
12 Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë.
但人居尊贵中不能长久, 如同死亡的畜类一样。
13 Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela)
他们行的这道本为自己的愚昧; 但他们以后的人还佩服他们的话语。 (细拉)
14 Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t’i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre. (Sheol h7585)
他们如同羊群派定下阴间; 死亡必作他们的牧者。 到了早晨,正直人必管辖他们; 他们的美容必被阴间所灭,以致无处可存。 (Sheol h7585)
15 Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela) (Sheol h7585)
只是 神必救赎我的灵魂脱离阴间的权柄, 因他必收纳我。 (细拉) (Sheol h7585)
16 Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet,
见人发财、家室增荣的时候, 你不要惧怕;
17 sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij.
因为,他死的时候什么也不能带去; 他的荣耀不能随他下去。
18 Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh),
他活着的时候,虽然自夸为有福 (你若利己,人必夸奖你);
19 ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën.
他仍必归到他历代的祖宗那里, 永不见光。
20 Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken.
人在尊贵中而不醒悟, 就如死亡的畜类一样。

< Psalmet 49 >