< Psalmet 39 >

1 Unë thoja: “Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time; do t’i vë një fre gojës sime, sa kohë që i pabesi rri para meje”.
Рекох: Чуваћу се на путевима својим да не згрешим језиком својим; зауздаваћу уста своја, док је безбожник преда мном.
2 Kam qëndruar i heshtur dhe i qetë, i jam përmbajtur pikërisht së mirës, dhe dhembja ime është ashpërsuar.
Бејах нем и глас не пустих; ћутах и о добру. Али се туга моја подиже,
3 Zemra më digjte përbrenda; ndërsa mendohesha, një zjarr u ndez; atëherë fola me gjuhën time:
Запали се срце моје у мени, у мислима мојим разгоре се огањ; проговорих језиком својим:
4 “O Zot, bëmë të njohur fundin tim dhe cila është masa e ditëve të mia; vepro në mënyrë që unë të di sa i brishtë jam.
Кажи ми, Господе, крај мој, и докле ће трајати дани моји? Да знам како сам ништа.
5 Ja, ti i ke pakësuar ditët e mia aq sa është e gjatë një pëllëmbë, dhe zgjatja e jetës sime është si asgjë para teje; po, çdo njeri në gjendjen e tij më të mirë nuk është veçse avull. (Sela)
Ево с педи дао си ми дане, и век је мој као ништа пред Тобом. Баш је ништа сваки човек жив.
6 Po, njeriu sillet rreth e qark si një hije; po më kot lodhen të gjithë dhe grumbullojnë pasuri pa ditur kush do t’i mbledhë!
Баш ходи човек као утвара; баш се узалуд кида, сабира, а не зна коме ће допасти.
7 Por tani, o Zot, çfarë pres? Shpresa ime është te ti.
Па шта да чекам, Господе? Нада је моја у Теби.
8 Çliromë nga të gjitha fajet e mia; bëj që të mos jem objekt i talljes nga njeriu pa mend.
Из свега безакоња мог избави ме, не дај ме безумноме на подсмех.
9 Do të qëndroj në heshtje, nuk kam për të hapur gojën, sepse ti je ai që vepron.
Нем сам, нећу отворити уста својих; јер си ме Ти ударио.
10 Largo nga unë fshikullin tënd; unë po marr fund nën goditjet e dorës sate.
Олакшај ми ударац свој, силна рука Твоја уби ме.
11 Ti e korrigjon njeriun duke dënuar mëkatin e tij dhe konsumon si një krimb atë që për të është e çmuar. Po, çdo njeri nuk është veçse kotësi. (Sela)
Ако ћеш карати човека за преступе, расточиће се као од мољаца красота његова. Баш је ништа сваки човек.
12 O Zot, dëgjo lutjen time dhe vëri veshin britmës sime; mos u trego i shurdhër ndaj lotëve të mi, sepse para teje unë jam një i huaj dhe një shtegtar si të gjithë etërit e mi.
Слушај молитву моју, Господе, и чуј јаук мој. Гледајући сузе моје немој ћутати. Јер сам гост у Тебе и дошљак као и сви стари моји.
13 Hiqe shikimin tënd nga unë, me qëllim që unë të marr përsëri fuqi para se të iki dhe të mos jem më”.
Немој ме више гневно гледати, па ћу одахнути пре него отидем и више ме не буде.

< Psalmet 39 >