< Psalmet 35 >

1 O Zot, përleshu me ata që përleshen me mua; lufto me ata që luftojnë kundër meje.
Davidov. Optuži, Jahve, tužitelje moje i napadni one koji mene napadaju!
2 Merr mburojën dhe parzmoren dhe çohu të më ndihmosh.
Stavi oklop, uzmi štit svoj i ustani meni u pomoć!
3 Nxirre shtizën dhe zëru rrugën atyre që më përndjekin; thuaji shpirtit tim: “Unë jam shpëtimi yt”.
Zavitlaj kopljem i presretni progonitelje moje, reci mojoj duši: “Ja sam tvoje spasenje.”
4 Mbetshin të shushatur dhe të turpëruar ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe mbetshin të shushatur ata që kurdisin të keqen kundër meje.
Nek' se smetu i postide koji život moj traže, nek' uzmaknu i nek' se posrame koji mi propast snuju!
5 U shpërndafshin si byku nga era dhe engjëlli i Zotit i dëboftë.
Nek' budu k'o pljeva na vjetru kad ih Anđeo Jahvin potjera!
6 Qoftë rruga e tyre e errët dhe me shkarje, dhe Engjëlli i Zotit i përndjektë.
Mračni i skliski bili im putovi kad ih Anđeo Jahvin bude gonio!
7 Sepse pa pasur arsye më kanë ngritur fshehurazi rrjetën e tyre; pa pasur arsye ma kanë hapur gropën.
Bez razloga napeše mi mrežu, bez razloga grob duši mojoj iskopaše.
8 Një shkatërrim i papritur u rëntë mbi krye, i zëntë rrjeta që kanë fshehur dhe rënçin në gropën që kanë përgatitur për shkatërimin tim.
Propast će ih stići iznenada, u mrežu koju napeše sami će se uhvatiti, past će u jamu što je iskopaše!
9 Atëherë shpirti im do të ngazëllejë tek Zoti dhe do të gëzohet për shpëtimin e tij.
A moja će duše klicati u Jahvi, radovat će se u spasenju njegovu.
10 Të gjitha kockat e mia do të thonë: “O Zot, kush është si ti, që e çliron të mjerin nga ai që është më i fortë se ai, të mjerin dhe nevojtarin nga ai që plaçkit?”.
Sve će kosti moje govoriti: Tko je, Jahve, poput tebe koji ubogog spasavaš od silnika, jadnika i siromaha od pljačkaša?
11 Dëshmitarë të pamëshirshëm ngrihen kundër meje dhe më pyesin për gjëra për të cilat unë nuk di asgjë.
Ustadoše svjedoci opaki: pitaju me za ono što ne znam.
12 Të mirën e shpërblejnë me të keqen, duke e lënë kështu të pangushëlluar jetën time.
Vraćaju mi zlo za dobro, duša moja zapada u osamu.
13 Megjithatë, kur ishin të sëmurë, unë vesha grathoren dhe e mundova shpirtin tim me agjerim, dhe lutesha me kokën e përkulur mbi gjoks.
U bolesti njihovoj nosio sam kostrijet, dušu svoju postom morio, i molitva mi se u krilo vraćala.
14 Shkoja rreth e rrotull, sikur të ishte fjala për një shok o për vëllanë tim; shkoja fort i kërrusur nga dhembja, ashtu si një njeri që mban zi për të ëmën.
Kao za prijateljem, za bratom - obilažah tužan; od žalosti se pogurih kao onaj što za majkom žali.
15 Por kur u pengova, ata u gëzuan dhe u mblodhën bashkë; u mblodhën kundër meje disa shpifës, të cilët nuk i njihja; më kanë shqyer pa pushim.
A sada kad posrnuh ja, oni se raduju, skupiše se protiv mene da udare iznenada, i bez prestanka oni me razdiru.
16 Bashkë me disa palaço zemërkatranë kërcëllijnë dhëmbët kundër meje.
Ruglom na ruglo iskušavaju me i zubima škripaju na mene.
17 O Zot, deri kur do të vazhdosh të shikosh? Shpëto jetën time nga shkatërrimet e kurdisura prej tyre, të vetmen pasuri që kam nga dhëmbët e luanëve.
O Jahve, dokle ćeš gledati? Istrgni mi dušu nasrtajima njihovim, otmi lavovima jedino dobro moje!
18 Unë do të të kremtoj në kuvendin e madh, do të lavdëroj në mes të një populli të shumtë.
Zahvalit ću ti u velikom zboru, slavit ću te među pukom brojnim.
19 Mos u gëzofshin me mua ata që pa hak më janë bërë armiq, mos e shkelshin syrin ata që më urrejnë pa arsye,
Nek' se ne raduju nada mnom dušmani nepravedni, nek' ne namiguju očima oni koji me nizašto mrze!
20 sepse nuk flasin kurrë për paqe, por kurdisin mashtrime kundër njerëzve paqësorë të vendit.
Jer oni ne misle o miru, već spletke snuju protiv mirnih u zemlji.
21 Po, e hapin gojën e tyre kundër meje dhe thonë: “Ah, ah! E kemi parë me sytë tanë”.
Razvaljuju svoja usta na me i govore: “Ha, ha, vidjesmo očima svojim!”
22 O Zot, ti i ke parë këto gjëra, mos hesht; o Zot, mos u largo nga unë.
Ti sve vidiš, o Jahve! Nemoj šutjeti! Gospode, od mene se ne udaljuj!
23 Zgjohu dhe çohu, për të më siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur çështjen time, o Perëndi dhe Zoti im.
Preni se, ustani da me obraniš, Bože moj, Gospode, vodi parnicu moju!
24 Gjykomë sipas drejtësisë sate, o Zot, Perëndia im, dhe bëj ata të mos kënaqen me mua,
Po svojoj me pravdi sudi, Jahve, Bože moj, nek' se ne raduju nada mnom!
25 dhe të mos thonë në zemër të tyre: “Ah, pikërisht ashtu siç e donim”; dhe të mos thonë: “E gëlltitëm”.
Nek' ne misle u srcu: “Ispunila nam se želja!” Nek' ne reknu: “Progutali smo ga!”
26 U turpërofshin dhe u pështjellofshin gjihë ata që gezohen nga e keqja ime; u mbulofshin me turp dhe me fyerje ata që ekzaltohen kundër meje.
Nek' se postide i posrame svi zajedno koji se nesreći mojoj raduju! Nek' se odjenu stidom i sramotom oni koji se podižu na me!
27 Këndofshin dhe gëzofshin ata që kanë në zemër çështjen time të drejtë dhe thënçin vazhdimisht: “Lëvduar qoftë Zoti, që e do paqen e shërbëtorit të tij”.
Nek' radosno kliču kojima je pravo moje na srcu i nek' svagda govore: “Velik je Jahve! Milo mu je spasenje sluge njegova!”
28 Gjuha ime do të kremojë drejtësinë tënde dhe do të këndojë lëvdimin tënd tërë ditën.
A moj će jezik kazivati pravdu tvoju i hvalu tebi navijeke.

< Psalmet 35 >