Psalmet 20

1 Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart. 2 Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni; 3 Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela) 4 Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua. 5 Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua. 6 Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t’i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë. 7 Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë. 8 Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë. 9 Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.