< Psalmet 2 >

1 Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?
Perché tumultuano le nazioni, e meditano i popoli cose vane?
2 Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,
I re della terra si ritrovano e i principi si consigliano assieme contro l’Eterno e contro il suo Unto, dicendo:
3 duke thënë: “Le t’i këputim prangat e tyre dhe t’i heqim qafe litarët e tyre”.
Rompiamo i loro legami e gettiamo via da noi le loro funi.
4 Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.
Colui che siede ne’ cieli ne riderà; il Signore si befferà di loro.
5 Atëherë do t’u flasë në zemërimin e tij dhe do t’i trembë në indinjatën e tij të madhe,
Allora parlerà loro nella sua ira, e nel suo furore li renderà smarriti:
6 dhe do të thotë: “E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.
Eppure, dirà, io ho stabilito il mio re sopra Sion, monte della mia santità.
7 Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: “Ti je biri im, sot më linde.
Io spiegherò il decreto: L’Eterno mi disse: Tu sei il mio figliuolo, oggi io t’ho generato.
8 Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.
Chiedimi, io ti darò le nazioni per tua eredità e le estremità della terra per tuo possesso.
9 Ti do t’i copëtosh me një shufër hekuri, do t’i bësh copë-copë si një enë prej argjile””.
Tu le fiaccherai con uno scettro di ferro; tu le spezzerai come un vaso di vasellaio.
10 Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.
Ora dunque, o re, siate savi; lasciatevi correggere, o giudici della terra.
11 Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.
Servite l’Eterno con timore, e gioite con tremore.
12 Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.
Rendete omaggio al figlio, che talora l’Eterno non si adiri e voi non periate nella vostra via, perché d’un tratto l’ira sua può divampare. Beati tutti quelli che confidano in lui!

< Psalmet 2 >