< Psalmet 126 >

1 Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr. 2 Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: “Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta”. 3 Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim. 4 Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug. 5 Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi. 6 Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.

< Psalmet 126 >