< Psalmet 122 >

1 U gëzova kur më thanë: “Shkojmë në shtëpinë e Zotit”.
שִׁ֥יר הַֽמַּעֲלֹ֗ות לְדָ֫וִ֥ד שָׂ֭מַחְתִּי בְּאֹמְרִ֣ים לִ֑י בֵּ֖ית יְהוָ֣ה נֵלֵֽךְ׃
2 Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.
עֹ֭מְדֹות הָי֣וּ רַגְלֵ֑ינוּ בִּ֝שְׁעָרַ֗יִךְ יְרוּשָׁלָֽ͏ִם׃
3 Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,
יְרוּשָׁלַ֥͏ִם הַבְּנוּיָ֑ה כְּ֝עִ֗יר שֶׁחֻבְּרָה־לָּ֥הּ יַחְדָּֽו׃
4 ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.
שֶׁשָּׁ֨ם עָל֪וּ שְׁבָטִ֡ים שִׁבְטֵי־יָ֭הּ עֵד֣וּת לְיִשְׂרָאֵ֑ל לְ֝הֹדֹ֗ות לְשֵׁ֣ם יְהוָֽה׃
5 Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.
כִּ֤י שָׁ֨מָּה ׀ יָשְׁב֣וּ כִסְאֹ֣ות לְמִשְׁפָּ֑ט כִּ֝סְאֹ֗ות לְבֵ֣ית דָּוִֽיד׃
6 Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.
שַׁ֭אֲלוּ שְׁלֹ֣ום יְרוּשָׁלָ֑͏ִם יִ֝שְׁלָ֗יוּ אֹהֲבָֽיִךְ׃
7 Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.
יְהִֽי־שָׁלֹ֥ום בְּחֵילֵ֑ךְ שַׁ֝לְוָ֗ה בְּאַרְמְנֹותָֽיִךְ׃
8 Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: “Paqja qoftë te ti”.
לְ֭מַעַן אַחַ֣י וְרֵעָ֑י אֲדַבְּרָה־נָּ֖א שָׁלֹ֣ום בָּֽךְ׃
9 Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.
לְ֭מַעַן בֵּית־יְהוָ֣ה אֱלֹהֵ֑ינוּ אֲבַקְשָׁ֖ה טֹ֣וב לָֽךְ׃

< Psalmet 122 >