< Psalmet 121 >

1 Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma? 2 Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën. 3 Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë. 4 Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle. 5 Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde. 6 Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën. 7 Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde. 8 Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.

< Psalmet 121 >