< Psalmet 12 >

1 Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve.
למנצח על השמינית מזמור לדוד הושיעה יהוה כי גמר חסיד כי פסו אמונים מבני אדם׃
2 Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar.
שוא ידברו איש את רעהו שפת חלקות בלב ולב ידברו׃
3 Zoti i preftë të gjitha buzët lajkatare dhe gjuhën që flet me krenari,
יכרת יהוה כל שפתי חלקות לשון מדברת גדלות׃
4 të atyre që thonë: “Me gjuhën tonë do të sundojmë; buzët tona na përkasin neve; kush është zot mbi ne?”.
אשר אמרו ללשננו נגביר שפתינו אתנו מי אדון לנו׃
5 “Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem”, thotë Zoti, “dhe do t’i shpëtoj nga ata që u zënë pusi”.
משד עניים מאנקת אביונים עתה אקום יאמר יהוה אשית בישע יפיח לו׃
6 Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë.
אמרות יהוה אמרות טהרות כסף צרוף בעליל לארץ מזקק שבעתים׃
7 Ti, o Zot, do t’i mbrosh dhe do t’i ruash, duke filluar nga ky brez përjetë.
אתה יהוה תשמרם תצרנו מן הדור זו לעולם׃
8 Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis bijve të njerëzve lavdërohet e keqja.
סביב רשעים יתהלכון כרם זלות לבני אדם׃

< Psalmet 12 >