< Fjalët e urta 1 >

1 Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,
以色列王大衛兒子所羅門的箴言:
2 për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura;
要使人曉得智慧和訓誨, 分辨通達的言語,
3 për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,
使人處事領受智慧、 仁義、公平、正直的訓誨,
4 për t’u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.
使愚人靈明, 使少年人有知識和謀略,
5 I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,
使智慧人聽見,增長學問, 使聰明人得着智謀,
6 për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.
使人明白箴言和譬喻, 懂得智慧人的言詞和謎語。
7 Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.
敬畏耶和華是知識的開端; 愚妄人藐視智慧和訓誨。
8 Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate,
我兒,要聽你父親的訓誨, 不可離棄你母親的法則;
9 sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.
因為這要作你頭上的華冠, 你項上的金鍊。
10 Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,
我兒,惡人若引誘你, 你不可隨從。
11 në qoftë se thonë: “Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;
他們若說:你與我們同去, 我們要埋伏流人之血, 要蹲伏害無罪之人;
12 le t’i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë; (Sheol h7585)
我們好像陰間,把他們活活吞下; 他們如同下坑的人, 被我們囫圇吞了; (Sheol h7585)
13 ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t’i mbushim shtëpitë tona me plaçka;
我們必得各樣寶物, 將所擄來的,裝滿房屋;
14 ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme”;
你與我們大家同分, 我們共用一個囊袋;
15 biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,
我兒,不要與他們同行一道, 禁止你腳走他們的路。
16 sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.
因為,他們的腳奔跑行惡; 他們急速流人的血,
17 Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;
好像飛鳥, 網羅設在眼前仍不躲避。
18 por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.
這些人埋伏,是為自流己血; 蹲伏,是為自害己命。
19 Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.
凡貪戀財利的,所行之路都是如此; 這貪戀之心乃奪去得財者之命。
20 Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;
智慧在街市上呼喊, 在寬闊處發聲,
21 ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;
在熱鬧街頭喊叫, 在城門口,在城中發出言語,
22 “Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t’ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?
說:你們愚昧人喜愛愚昧, 褻慢人喜歡褻慢, 愚頑人恨惡知識,要到幾時呢?
23 Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t’ju bëj të njohura fjalët e mia.
你們當因我的責備回轉; 我要將我的靈澆灌你們, 將我的話指示你們。
24 Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,
我呼喚,你們不肯聽從; 我伸手,無人理會;
25 përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,
反輕棄我一切的勸戒, 不肯受我的責備。
26 edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,
你們遭災難,我就發笑; 驚恐臨到你們,我必嗤笑。
27 kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t’ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.
驚恐臨到你們,好像狂風; 災難來到,如同暴風; 急難痛苦臨到你們身上。
28 Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.
那時,你們必呼求我,我卻不答應, 懇切地尋找我,卻尋不見。
29 Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,
因為,你們恨惡知識, 不喜愛敬畏耶和華,
30 nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.
不聽我的勸戒, 藐視我一切的責備,
31 Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.
所以必吃自結的果子, 充滿自設的計謀。
32 Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;
愚昧人背道,必殺己身; 愚頑人安逸,必害己命。
33 por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe”.
惟有聽從我的,必安然居住, 得享安靜,不怕災禍。

< Fjalët e urta 1 >