< Numrat 31 >

1 Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: “Merrua hakun bijve të Izraelit kundër Madianitëve;
上主訓示梅瑟說:「
2 pas kësaj do të bashkohesh me popullin tënd”.
你應在米德楊人身上為以色列子民報仇,以後你就要歸到你親族那裡去。」
3 Atëherë Moisiu i foli popullit, duke thënë; “Disa njerëz ndër ju të armatosen për luftë dhe të marshojnë kundër Madianit për të kryer hakmarrjen e Zotit mbi Madianin.
梅瑟於是吩咐人民說:「你們要選拔壯丁,武裝起來,準備作戰,進攻米德楊,在他們身上為上主雪仇。
4 Do të dërgoni në luftë një mijë burra nga çdo fis, nga të gjitha fiset e Izraelit”.
以色列每支派應派遣一千人出征作戰。」
5 Kështu u rekrutuan ndër divizionet e Izraelit një mijë burra nga çdo fis, domethënë dymbëdhjetë mijë burra, të armatosur për luftë.
這樣,每支派出一千人,以色列的部隊共有一萬二千武裝出征的人。
6 Pastaj Moisiu i nisi për luftë, njëmijë njerëz nga çdo fis, së bashku me Finehasin, birin e priftit Eleazar, që kishte në dorë veglat e shenjta dhe boritë e alarmit.
梅瑟就派遣他們──每支派一千人,出征作戰,並派遣大司祭厄肋阿匝爾的兒子丕乃哈斯與他們同去,手內帶著聖器和發號令的喇叭,
7 Dhe luftuan kundër Madianit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe vranë tërë meshkujt.
他們遂照上主對梅瑟所吩咐的,攻擊了米德楊,殺了所有的男子。
8 Bashkë me viktimat që ata bënë, ata vranë edhe mbretërit e Madianit: Evin, Rekemin, Tsurin, Hurin dhe Reban, pesë mbretërit e Madianit; vranë gjithashtu me shpatë Balaamin, birin e Beorit.
除這些被殺的以外,還殺了米德楊五個王子:厄威、勒耿、族爾、胡爾和勒巴;也用刀殺了貝敖爾的兒子巴郎。
9 Bijtë e Izraelit zunë robinja edhe të gjitha gratë e Madianit dhe fëmijët e tyre, rrëmbyen tërë bagëtinë e tyre, tërë kopetë e tyre dhe tërë pasuritë e tyre;
以色列子民俘虜了米德楊人的婦女和幼童,掠奪了他們所有的牲畜、羊群和財產;
10 pastaj u vunë zjarrin të gjitha qyteteve ku ata banonin dhe të gjitha kalave të tyre,
火燒了他們所住的一切城邑和營寨。
11 dhe morën gjithë plaçkën e luftës dhe tërë prenë, njerëz dhe kafshë:
以後把一切所搶所奪之物,人和牲畜都帶走,
12 pastaj i çuan të burgosurit, prenë dhe plaçkën e luftës Moisiut, priftit Eleazar dhe asamblesë së bijve të Izraelit, që ishin vendosur në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.
把俘虜和所搶所奪之物,帶到梅瑟和大司祭厄肋阿匝爾以及以色列子民全會眾那裡,即帶到耶里哥的對面,約但河邊,摩阿布曠野中的營盤那裡。
13 Moisiu, prifti Eleazar dhe të gjithë prijësit e asamblesë dolën për t’i takuar jashtë kampit.
梅瑟和大司祭厄勒阿匝爾以及會眾各首領,都到營外歡迎他們。
14 Por Moisiu u zemërua me komandantët e ushtrisë, me krerët e mijësheve dhe të qindësheve, që po ktheheshin nga kjo fushatë lufte.
梅瑟對作戰回來的軍官、千夫長和百夫長大發忿怒,
15 Moisiu u tha atyre: “Keni lënë gjallë të gjitha gratë?
向他們說:「你們為什麼還讓這一些婦女活著﹖
16 Të nxitura nga Balaami, ato i shtynë bijtë e Izraelit të mëkatojnë kundër Zotit, në ngjarjen e Peorit, kur shpërtheu fatkeqësia në asamblenë e Zotit.
看正是她們聽了巴郎的話誘惑了以色列子民,在培敖爾事件上違背了上主,致使災禍降在上主的會眾身上。
17 Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë,
今應將所有的男童殺死,將所有認識過男人,與男人同過房的女人,都一律殺掉。
18 por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.
至於那些沒有與男人來往同過房的女童,可為你們保留。
19 Ju do të qëndroni jashtë kampit shtatë ditë; kushdo që ka vrarë dikë dhe kushdo që ka prekur një person të vrarë, do të pastrohet ditën e tretë dhe ditën e shtatë; ky rregull vlen si për ju ashtu dhe për robërit tuaj.
你們應七天住在營外;你們和你們的俘虜,凡殺過人,或接觸過屍首的,應在第三天和第七天上取潔;
20 Do të pastroni gjithashtu çdo rrobë, çdo send prej lëkure, çdo punë të bërë me leshin e dhisë dhe çdo vegël prej druri”.
對所有的衣服、皮具、毛織品和木器,都應行取潔禮。」
21 Pastaj prifti Eleazar u tha ushtarëve që kishin shkuar në luftë: “Kjo është rregulla e ligjit që Zoti i ka përcaktuar Moisiut:
大司祭厄肋阿匝爾對作戰回來的軍隊說:「這是上主吩咐梅瑟的法令:
22 vetëm arin, argjendin, bronzin, hekurin, kallajin dhe plumbin,
金銀、銅、鐵、錫、鉛,
23 çdo gjë që i reziston zjarrit, do ta kaloni nëpër zjarr dhe do të bëhet i pastër; por do të pastrohen edhe me ujin e pastrimit kundër papastërtisë; ndërsa tërë gjërat që nuk mund t’i rezistojnë zjarrit, do t’i trajtoni me ujë.
凡能耐火之物,應經過火,再以取潔水取潔,才算潔淨;凡不能耐火之物,應經過水洗。
24 Dhe ditën e shtatë do të lani rrobat tuaja dhe do të jeni të pastër; pas kësaj mund të hyni në kamp”.
第七天應洗你們的衣服,你們才算潔淨,然後方可回營。」
25 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
上主又訓示梅瑟說:「
26 “Ti, me gjithë priftin Eleazar dhe me kryefamiljarët e asamblesë, llogarite tërë plaçkën e zënë, njerëzit dhe bagëtinë;
你和厄肋阿匝爾司祭以及會眾的家長,應統計一下掠奪的勝利品,無論是人或牲畜,
27 dhe ndaje plaçkën midis atyre që kanë marrë pjesë në luftë dhe që kanë vajtur të luftojnë dhe gjithë asamblesë.
然後把勝利品平分,一半給出征作戰的兵士,一半給其餘全體會眾。
28 Do të marrësh nga luftëtarët që kanë vajtur të luftojnë një haraç për Zotin; domethënë një të pesëqindtën e personave, të bagëtive të imta dhe të trasha dhe të gomarëve.
由出征作戰的兵士所得的一分中,抽出五百分之一,不論是人、牛、驢或羊,奉獻給上主;
29 Do të marrësh nga gjysma e tyre dhe do t’ia japësh priftit Eleazar si një ofertë për Zotin.
把所取出的交給厄肋阿匝爾司祭,作為屬於上主的獻儀。
30 Dhe nga gjysma që u takon bijve të Izraelit do të marrësh një të pesëdhjetën e personave, të bagëtisë së imët dhe të trashë dhe nga gomarët do t’u japësh Levitëve, që kanë përgjegjësinë e tabernakullit të Zotit”.
由以色列子民分得的一半中,應抽出五十分之一,不論是人、牛、驢、羊,或是其他牲畜,交給那些在上主會幕內服務的肋未人。」
31 Dhe Moisiu e prifti Eleazar vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
梅瑟和厄肋阿匝爾司祭就照上主吩咐梅瑟的做了。
32 Dhe plaçka që mbetej nga plaçkitja e kryer nga luftëtarët përbëhej nga gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë dele,
作戰部隊所掠奪的物品,尚存的戰利品,計有羊六十七萬五千隻,
33 shtatëdhjetë e dy mijë lopë,
牛七萬二千頭,
34 gjashtëdhjetë e një mijë gomarë,
驢六萬一千匹;
35 dhe tridhjetë e dy mijë persona gjithsej, domethënë gra që nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale me burra.
人口,尚未與男人來往同過房的女人,計有三萬二千。
36 Gjysma, domethënë pjesa për ata që kishin shkuar në luftë, ishte treqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind dele,
出征作戰所得的一半,計羊三十三萬七千五百隻;
37 nga të cilat gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë për haraçin e Zotit;
由這些羊中,給上主作獻儀的,為六百七十五隻;
38 tridhjetë e gjashtë mijë lopë, nga të cilat shtatëdhjetë e dy për haraçin e Zotit;
牛三萬六千頭,給上主作獻儀的,為七十二頭;
39 tridhjetë mijë e pesëqind gomarë, nga të cilët gjashtëdhjetë e një për haraçin e Zotit;
驢三萬五百匹,給上主作獻儀的,為六十一匹;
40 dhe gjashtëmbëdhjetë mijë persona, nga të cilët tridhjetë e dy për haraçin e Zotit.
人口一萬六千,給上主作獻儀的,為三十二人。
41 Kështu Moisiu i dha haraçin, që ishte oferta e ngritur e Zotit, priftit Eleazar, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti.
梅瑟就照上主對他所吩咐的,將取出作為上主獻儀的一份,交給了厄肋阿匝爾司祭。
42 Gjysma që u përkiste bijve të Izraelit, që Moisiu kishte ndarë nga pjesa që u takonte njerëzve që kishin shkuar në luftë,
至於梅瑟分配給以色列子民的那一半,即與作戰的兵士平分出來的,
43 gjysma që i përkiste asamblesë, ishte treqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind dele,
那屬於會眾的一半,計有羊三十三萬七千五百隻,
44 tridhjetë e gjashtë mijë lopë,
牛三萬六千頭,
45 tridhjetë mijë e pesëqind gomarë,
驢三萬五百匹,
46 dhe gjashtëmbëdhjetë mijë persona.
人口一萬六千。
47 Nga gjysma që u përkiste bijve të Izraelit, Moisiu mori një të pesëdhjetën e njerëzve dhe të kafshëve, dhe ua dha Levitëve të cilët kanë përgjegjësinë e tabernakullit të Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
梅瑟照上主對他所吩咐的,由屬於以色列子民的這一半,抽出五十分之一的人和牲畜,交給了那些在上主會幕內服務的肋未人。
48 Komandantët e mijësheve të ushtrisë, krerët e mijësheve dhe të qindësheve, iu afruan Moisiut;
出征作戰的軍官,千夫長和百夫長,來到梅瑟前,
49 dhe ata i thanë Moisiut: “Shërbëtorët e tu kanë bërë llogarinë e luftëtarëve që ishin nën urdhrat tona, dhe nuk mungonte asnjëri prej tyre.
對他說:「你的僕人們調查了所屬的作戰士兵,一個也沒有少。
50 Prandaj ne po sjellim, si ofertë për Zotin, sendet e arit që secili ka gjetur: zinxhirë, byzylykë, unaza, vathë dhe gjerdanë për të bërë shlyerjen për ne përpara Zotit.
為此我們每人將所獲得的金器,如臂鐲、腕鐲、戒指、耳環和項鏈,獻於上主作獻儀,好在上主面前為我們贖罪。」
51 Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar morën nga duart e tyre tërë objektet e punuara.
梅瑟和厄肋阿匝爾司祭由他們手中接受了這一切金製物品。
52 Tërë ari i ofertës që ata i paraqitën Zotit nga ana e krerëve të mijësheve dhe nga ana e krerëve të qindëshëve, peshonte gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë sikla.
千夫長和百夫長獻給上主作獻儀的金子,共計一萬六千七百五十「協刻耳。」
53 (Njerëzit e ushtrisë mbajtën për vete plaçkën që kishin siguruar).
兵丁所掠奪的東西,各歸己有。
54 Moisiu dhe prifti Eleazar morën pastaj arin nga krerët e mijëshëve dhe të qindësheve dhe e çuan në çadrën e mbledhjes, si kujtim i bijve të Izraelit përpara Zotit.
梅瑟和厄肋阿匝爾司祭遂將由千夫長和百夫長所收下的金子,帶入會幕內,好使上主記念以色列子民。

< Numrat 31 >