< Numrat 24 >

1 Kur Balaami u bind se në sytë e Zotit ishte një gjë e mirë të bekoje Izraelin, nuk përdori si herët e tjera magjinë, por ktheu fytyrën nga shkretëtira.
巴兰见耶和华喜欢赐福与以色列,就不像前两次去求法术,却面向旷野。
2 Dhe, me sytë e ngritur, Balaami pa Izraelin që kishte fushuar sipas fiseve, dhe Fryma e Perëndisë e mbuloi atë.
巴兰举目,看见以色列人照着支派居住。 神的灵就临到他身上,
3 Atëherë shqiptoi orakullin e tij dhe tha: “Kështu thotë Balaami, bir i Beorit, kështu thotë njeriu, sytë e të cilit janë hapur,
他便题起诗歌说: 比珥的儿子巴兰说, 眼目闭住的人说,
4 kështu thotë ai që dëgjon fjalët e Perëndisë, ai që kundron vizionin e të Plotfuqishmit, ai që rrëzohet, por syçelë:
得听 神的言语, 得见全能者的异象, 眼目睁开而仆倒的人说:
5 “Sa të bukura janë çadrat e tua, o Jakob, banesat e tua o Izrael!
雅各啊,你的帐棚何等华美! 以色列啊,你的帐幕何其华丽!
6 Ato shtrihen si lugina, si kopshte gjatë një lumi, si aloe që Zoti ka mbjellë, si kedra pranë ujërave.
如接连的山谷, 如河旁的园子, 如耶和华所栽的沉香树, 如水边的香柏木。
7 Do të derdhë ujë nga kovat e tij, pasardhësit e tij do të banojnë pranë ujërave të shumta, mbreti i tij do të ngrihet më lart se Agagu dhe mbretëria e tij do të lartësohet.
水要从他的桶里流出; 种子要撒在多水之处。 他的王必超过亚甲; 他的国必要振兴。
8 Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit. Ai do të gëlltisë kombet armike për të, do të coptojë kockat e tyre dhe do t’i shpojë tej për tej me shigjetat e tij.
神领他出埃及; 他似乎有野牛之力。 他要吞吃敌国, 折断他们的骨头, 用箭射透他们。
9 Ai përkulet, mblidhet kruspull si një luan dhe si një luaneshë; kush do të guxojë ta çojë? Qoftë i bekuar ai që të bekon dhe qoftë i mallkuar ai që të mallkon!””.
他蹲如公狮, 卧如母狮,谁敢惹他? 凡给你祝福的,愿他蒙福; 凡咒诅你的,愿他受咒诅。
10 Atëherë zemërimi i Balakut u ndez kundër Balaamit; kështu ai rrahu duart dhe Balaku i tha Balaamit: “Unë të thirra për të mallkuar armiqtë e mi, kurse ti i bekove tri herë me radhë.
巴勒向巴兰生气,就拍起手来,对巴兰说:“我召你来为我咒诅仇敌,不料,你这三次竟为他们祝福。
11 Tani ik në shtëpinë tënde! Kisha thënë se do të të mbushja me nderime; por ja, Zoti nuk ka lejuar t’i marrësh”.
如今你快回本地去吧!我想使你得大尊荣,耶和华却阻止你不得尊荣。”
12 Balaami iu përgjigj kështu Balakut: “A nuk u kisha folur lajmëtarëve që më kishe dërguar, duke u thënë:
巴兰对巴勒说:“我岂不是对你所差遣到我那里的使者说:
13 “Edhe sikur Balaku të më jepte shtëpinë e tij plot me argjend dhe me ar, nuk mund të shkel urdhrat e Zotit për të bërë të mirë ose të keq me nismën time, por duhet të them atë që Zoti do të thotë”?
‘巴勒就是将他满屋的金银给我,我也不得越过耶和华的命,凭自己的心意行好行歹。耶和华说什么,我就要说什么’?”
14 Dhe ja, tani do të kthehem te populli im; eja, unë do të njoftoj atë që ky popull do t’i bëjë popullit tënd në ditët e fundit”.
“现在我要回本族去。你来,我告诉你这民日后要怎样待你的民。”
15 Atëherë ai shqiptoi orakullin e tij dhe tha: “Kështu thotë Balaami, bir i Beorit; kështu thotë njeriu sytë e të cilit janë hapur,
他就题起诗歌说: 比珥的儿子巴兰说: 眼目闭住的人说,
16 kështu thotë ai që dëgjon fjalët e Zotit, që njeh shkencën e të Lartit, që sodit vizionin e të Plotfuqishmit, ai që bie por syçelë:
得听 神的言语, 明白至高者的意旨, 看见全能者的异象, 眼目睁开而仆倒的人说:
17 E shoh, por jo tani; e sodis, por jo afër: një yll do të dalë nga Jakobi dhe një skeptër do të ngrihet nga Izraeli, i cili do ta shtypë Moabin fund e krye dhe do të rrëzojë tërë bijtë e Shethit.
我看他却不在现时; 我望他却不在近日。 有星要出于雅各,有杖要兴于以色列, 必打破摩押的四角,毁坏扰乱之子。
18 Edomi do të bëhet pronë e tij, po ashtu edhe Seiri, armiku i tij, do të bëhet pronë e tij; Izraeli do të kryejë trimërira.
他必得以东为基业, 又得仇敌之地西珥为产业; 以色列必行事勇敢。
19 Nga Jakobi do të dalë një sundues që do të shfarosë ata qytetarë që kanë mbijetuar.
有一位出于雅各的,必掌大权; 他要除灭城中的余民。
20 Pastaj shikoi nga ana e Amalekut dhe shqiptoi orakullin e tij, duke thënë: “Amaleku ishte i pari i kombeve, por fundi i tij do të kulmojë në shkatërrim”.
巴兰观看亚玛力,就题起诗歌说: 亚玛力原为诸国之首, 但他终必沉沦。
21 Shikoi edhe nga Kenejtë dhe shqiptoi orakullin e tij, duke thënë: “Banesa jote është e fortë dhe foleja jote është vendosur në shkëmb;
巴兰观看基尼人,就题起诗歌说: 你的住处本是坚固; 你的窝巢做在岩穴中。
22 megjithatë Keneu do të shkretohet, për deri sa Asiri do të të çojë në robëri”.
然而基尼必至衰微, 直到亚述把你掳去。
23 Pastaj shqiptoi orakullin e tij dhe tha: “Medet! Kush do të mbetet gjallë kur Zoti ta ketë kryer këtë?
巴兰又题起诗歌说: 哀哉! 神行这事,谁能得活?
24 Por anije do të vinë nga Kitimi, do të poshtërojnë Asurin dhe Eberin, dhe ai do të shkatërrohet gjithashtu”.
必有人乘船从基提界而来, 苦害亚述,苦害希伯; 他也必至沉沦。
25 Pastaj Balaami u ngrit, u nis dhe u kthye në shtëpinë e tij; edhe Balaku iku në rrugën e tij. e Moabit
于是巴兰起来,回他本地去;巴勒也回去了。

< Numrat 24 >