< Numrat 23 >

1 Pastaj Balaami i tha Balakut: “Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema dhe shtatë desh”.
巴兰对巴勒说:“你在这里给我筑七座坛,为我预备七只公牛,七只公羊。”
2 Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, pastaj Balaku dhe Balaami ofruan një dem të vogël dhe një dash mbi secilin altar.
巴勒照巴兰的话行了。巴勒和巴兰在每座坛上献一只公牛,一只公羊。
3 Pastaj Balaami i tha Balakut: “Qëndro pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj; ndofta Zoti do të vijë të takohet me mua; dhe atë që ka për të më treguar do të ta njoftoj”. Kështu ai shkoi në një bregore të zhveshur.
巴兰对巴勒说:“你站在你的燔祭旁边,我且往前去,或者耶和华来迎见我。他指示我什么,我必告诉你。”于是巴兰上一净光的高处。
4 Dhe Perëndia i doli përpara Balaamit, dhe Balaami i tha: “Unë kam përgatitur shtatë altarë dhe kam ofruar nga një dem të vogël dhe nga një dash për çdo altar”.
神迎见巴兰;巴兰说:“我预备了七座坛,在每座坛上献了一只公牛,一只公羊。”
5 Atëherë Zoti i vuri një mesazh në gojë Balaamit dhe i tha: “Kthehu te Balaku dhe foli kështu”.
耶和华将话传给巴兰,又说:“你回到巴勒那里,要如此如此说。”
6 U kthye tek ai, dhe ja, ai qëndronte pranë olokaustit, ai dhe të gjithë prijësit e Moabit.
他就回到巴勒那里,见他同摩押的使臣都站在燔祭旁边。
7 Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: “Balaku, mbret i Moabit, më ka sjellë nga Arami, nga malet e Lindjes: “Eja, mallko për mua Jakobin, eja dhe padit Izraelin!”.
巴兰便题起诗歌说: 巴勒引我出亚兰, 摩押王引我出东山,说: 来啊,为我咒诅雅各; 来啊,怒骂以色列。
8 Si mund të mallkoj atë që Zoti nuk e ka mallkuar? Si mund të padis atë që Zoti nuk e ka paditur?
神没有咒诅的,我焉能咒诅? 耶和华没有怒骂的,我焉能怒骂?
9 Unë e shoh nga maja e shkëmbinjve dhe e sodis nga lartësitë; ja, është një popull që qëndron vetëm dhe nuk është përfshirë në gjirin e kombeve.
我从高峰看他,从小山望他; 这是独居的民,不列在万民中。
10 Kush mund të llogarisë pluhurin e Jakobit apo të numërojë çerekun e Izraelit? Vdeksha unë si njerëzit e drejtë dhe qoftë fundi im i njëllojtë me atë të tyren!”.
谁能数点雅各的尘土? 谁能计算以色列的四分之一? 我愿如义人之死而死; 我愿如义人之终而终。
11 Atëherë Balaku i tha Balaamit: “Ç’më bëre? Të mora që të mallkosh armiqtë e mi, kurse ti i bekove me të madhe”.
巴勒对巴兰说:“你向我做的是什么事呢?我领你来咒诅我的仇敌,不料,你竟为他们祝福。”
12 Por ai u përgjigj dhe tha: “A nuk duhet të kujdesem unë të them me të shpejtë atë që Zoti më vë në gojë?”.
他回答说:“耶和华传给我的话,我能不谨慎传说吗?”
13 Pastaj Balaku i tha: “Eja, pra, me mua në një vend tjetër, prej ku mund ta shikosh, megjithëse ke për të parë vetëm skajin e tij dhe nuk e ke për ta parë të tërë, dhe që andej do ta mallkosh për mua”.
巴勒说:“求你同我往别处去,在那里可以看见他们;你不能全看见,只能看见他们边界上的人。在那里要为我咒诅他们。”
14 Kështu e çoi në kampin e Tsofimit, në majë të Pisgahut; aty ndërtoi shtatë altarë dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.
于是领巴兰到了琐腓田,上了毗斯迦山顶,筑了七座坛;每座坛上献一只公牛,一只公羊。
15 Balaami i tha pastaj Balakut: “Qëndro këtu pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj të takohem me Zotin atje lart”.
巴兰对巴勒说:“你站在这燔祭旁边,等我往那边去迎见耶和华。”
16 Dhe Zoti i doli përpara Balaamit, i vuri një mesazh në gojë dhe i tha: “Kthehu te Balaku dhe foli kështu”.
耶和华临到巴兰那里,将话传给他;又说:“你回到巴勒那里,要如此如此说。”
17 Kështu u kthye tek ai, dhe ja, që ai rrinte pranë olokaustit të tij me prijësit e Moabit. Balaku i tha: “Çfarë ka thënë Zoti?”.
他就回到巴勒那里,见他站在燔祭旁边;摩押的使臣也和他在一处。巴勒问他说:“耶和华说了什么话呢?”
18 Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: “Çohu, Balak, dhe dëgjo! Rri veshngrehur, bir i Tsiporit!
巴兰就题诗歌说: 巴勒,你起来听; 西拨的儿子,你听我言。
19 Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?
神非人,必不致说谎, 也非人子,必不致后悔。 他说话岂不照着行呢? 他发言岂不要成就呢?
20 Ja, unë mora urdhrin që të bekoj; po, ai ka bekuar dhe unë nuk do ta heq bekimin e tij.
我奉命祝福; 神也曾赐福,此事我不能翻转。
21 Ai nuk ka vërejtur paudhësi te Jakobi dhe nuk ka parë përdhosje tek Izraeli. Zoti, Perëndia i tij, është me të, dhe klithma e një mbreti është midis tyre.
他未见雅各中有罪孽, 也未见以色列中有奸恶。 耶和华—他的 神和他同在; 有欢呼王的声音在他们中间。
22 Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit.
神领他们出埃及; 他们似乎有野牛之力。
23 Nuk ka magji kundër Jakobit, nuk ka shortari kundër Izraelit. Tani duhet të themi ç’ka bërë Perëndia me Jakobin dhe Izraelin.
断没有法术可以害雅各, 也没有占卜可以害以色列。 现在必有人论及雅各,就是论及以色列说: 神为他行了何等的大事!
24 Ja, një popull do të ngrihet si një luaneshë dhe si një luan; dhe nuk do të mblidhet para se të ketë gëlltitur prenë dhe të ketë pirë gjakun e atyre që ka vrarë”.
这民起来,仿佛母狮, 挺身,好像公狮, 未曾吃野食, 未曾喝被伤者之血,决不躺卧。
25 Atëherë Balaku i tha Balaamit: “Mos e mallko aspak, por as mos e beko”.
巴勒对巴兰说:“你一点不要咒诅他们,也不要为他们祝福。”
26 Por Balaami iu përgjigj dhe i tha Balakut: “A nuk të kam thënë vallë që unë do të bëj tërë ato që do të thoshte Zoti?”.
巴兰回答巴勒说:“我岂不是告诉你说‘凡耶和华所说的,我必须遵行’吗?”
27 Pastaj Balaku i tha Balaamit: “Eja me mua, unë do të të çoj në një vend tjetër; ndofta do t’i pëlqejë Perëndisë që ti ta mallkosh për mua që andej”.
巴勒对巴兰说:“来吧,我领你往别处去,或者 神喜欢你在那里为我咒诅他们。”
28 Kështu Balaku e çoi Balaamin në majë të Peorit, që sundon shkretëtirën.
巴勒就领巴兰到那下望旷野的毗珥 山顶上。
29 Dhe Balaami i tha Balakut: “Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema të vegjël dhe shtatë desh”.
巴兰对巴勒说:“你在这里为我筑七座坛,又在这里为我预备七只公牛,七只公羊。”
30 Dhe Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.
巴勒就照巴兰的话行,在每座坛上献一只公牛,一只公羊。

< Numrat 23 >