< Numrat 22 >

1 Pastaj bijtë e Izraelit u nisën dhe ngritën kampin e tyre në fushat e Moabit, matanë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos.
以色列人起行,在摩押平原、约旦河东,对着耶利哥安营。
2 Por Balaku, bir i Tsiporit, pa të gjitha ato që Izraeli u kishte bërë Amorejve;
以色列人向亚摩利人所行的一切事,西拨的儿子巴勒都看见了。
3 dhe Moabi pati një frikë të madhe nga ky popull, që ishte kaq i madh; Moabin e zuri një frikë e madhe për shkak të bijve të Izraelit.
摩押人因以色列民甚多,就大大惧怕,心内忧急,
4 Kështu Moabi u tha pleqve të Madianit: “Tani kjo turmë do të gllabërojë gjithçka që kemi rreth nesh, ashtu si kau përlan barin e fushave”. Balaku, bir i Tsiporit, ishte në atë kohë mbreti i Moabit.
对米甸的长老说:“现在这众人要把我们四围所有的一概舔尽,就如牛舔尽田间的草一般。”那时西拨的儿子巴勒作摩押王。
5 Ai i dërgoi lajmëtarë Balaamit, birit të Beorit, në Pethori që është pranë Lumit, në vendin e bijve të popullit të tij, për ta thirrur dhe për t’i thënë: “Ja, një popull ka dalë nga Egjipti; ai mbulon faqen e dheut dhe është vendosur përballë meje.
他差遣使者往大河边的毗夺去,到比珥的儿子巴兰本乡那里,召巴兰来,说:“有一宗民从埃及出来,遮满地面,与我对居。
6 Eja, pra, të lutem, dhe mallkoje për mua këtë popull, sepse është tepër i fuqishëm për mua; ndofta do t’ia dal ta mund dhe ta dëboj nga vendi im; sepse unë e di mirë që ai që ti bekon është i bekuar dhe ai që ti mallkon është i mallkuar”.
这民比我强盛,现在求你来为我咒诅他们,或者我能得胜,攻打他们,赶出此地。因为我知道,你为谁祝福,谁就得福;你咒诅谁,谁就受咒诅。”
7 Atëherë pleqtë e Moabit dhe pleqtë e Madianit u nisën duke mbajtur në dorë shpërblimin e shortarit dhe, kur arritën te Balaami, i treguan fjalët e Balakut.
摩押的长老和米甸的长老手里拿着卦金,到了巴兰那里,将巴勒的话都告诉了他。
8 Por Balaami u tha atyre: “Kalojeni natën këtu dhe do t’ju njoftoj përgjigjen që Zoti do të më japë”. Kështu princët e Moabit mbetën me Balaamin.
巴兰说:“你们今夜在这里住宿,我必照耶和华所晓谕我的回报你们。”摩押的使臣就在巴兰那里住下了。
9 Atëherë Perëndia i shkoi Balaamit dhe i tha: “Ç’janë këta njerëz që janë me ty?”.
神临到巴兰那里,说:“在你这里的人都是谁?”
10 Dhe Balaami iu përgjegj Perëndisë: “Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, më ka çuar fjalë:
巴兰回答说:“是摩押王西拨的儿子巴勒打发人到我这里来,说:
11 “Ja, populli që ka dalë nga Egjipti mbulon faqen e dheut; prandaj eja dhe mallkoje për mua; ndofta do t’ia dal ta mund dhe ta dëboj””.
‘从埃及出来的民遮满地面,你来为我咒诅他们,或者我能与他们争战,把他们赶出去。’”
12 Dhe Perëndia i tha Balaamit: “Ti nuk do të shkosh me ta, nuk do ta mallkosh atë popull, se është një popull i bekuar”.
神对巴兰说:“你不可同他们去,也不可咒诅那民,因为那民是蒙福的。”
13 Kështu Balaami u ngrit në mëngjes dhe u tha princërve të Balakut: “Kthehuni në vendin tuaj, sepse Zoti nuk më dha leje të vij me ju”.
巴兰早晨起来,对巴勒的使臣说:“你们回本地去吧,因为耶和华不容我和你们同去。”
14 Pas kësaj princët e Moabit u ngritën, u kthyen te Balaku dhe thanë: “Balaami nuk pranoi të vijë me ne”.
摩押的使臣就起来,回巴勒那里去,说:“巴兰不肯和我们同来。”
15 Atëherë Balaku dërgoi përsëri disa princa, në një numër më të madh dhe më të rëndësishëm në krahasim me të parët.
巴勒又差遣使臣,比先前的又多又尊贵。
16 Ata erdhën te Balaami dhe i thanë: “Kështu thotë Balaku, bir i Tsiporit: “Asgjë nuk duhet të të ndalë të vish tek unë,
他们到了巴兰那里,对他说:“西拨的儿子巴勒这样说:‘求你不容什么事拦阻你不到我这里来,
17 sepse unë do të të mbush me nderime dhe do të bëj të gjitha ato që do të më thuash ti; eja, pra, të lutem, dhe mallkoje këtë popull për mua””.
因为我必使你得极大的尊荣。你向我要什么,我就给你什么;只求你来为我咒诅这民。’”
18 Por Balaami u përgjegj dhe u tha shërbëtorëve të Balakut: “Edhe sikur Balaku të më jepte shtëpinë e tij të mbushur me argjend dhe me ar, nuk mund të shkel urdhrin e Zotit, Perëndisë tim, për të kryer veprime të vogla apo të mëdha.
巴兰回答巴勒的臣仆说:“巴勒就是将他满屋的金银给我,我行大事小事也不得越过耶和华—我 神的命。
19 Prandaj, ju lutem, rrini këtu këtë natë, në mënyrë që të mësoj çfarë do të më thotë tjetër Zoti”.
现在我请你们今夜在这里住宿,等我得知耶和华还要对我说什么。”
20 Dhe Perëndia i shkoi atë natë Balaamit dhe i tha: “Në rast se këta njerëz kanë ardhur të të thërresin, çohu dhe shko me ta; por do të bësh vetëm ato gjëra që unë do të të them”.
当夜, 神临到巴兰那里,说:“这些人若来召你,你就起来同他们去,你只要遵行我对你所说的话。”
21 Kështu Balaami u çua në mëngjes, shaloi gomaricën e tij dhe shkoi bashkë me princat e Moabit.
巴兰早晨起来,备上驴,和摩押的使臣一同去了。
22 Por zemërimi i Perëndisë u ndez sepse ai ishte nisur; dhe Engjëlli i Zotit i doli rrugës si armik kundër tij. Ai i kishte hipur gomaricës së tij dhe kishte me vete dy shërbëtorë.
神因他去就发了怒;耶和华的使者站在路上敌挡他。他骑着驴,有两个仆人跟随他。
23 Gomarica pa Engjëllin e Zotit që rrinte në rrugë me shpatën e tij të zhveshur në dorë, doli nga rruga dhe hyri nëpër ara. Atëherë Balaami e rrahu gomaricën për ta kthyer përsëri në rrugë.
驴看见耶和华的使者站在路上,手里有拔出来的刀,就从路上跨进田间,巴兰便打驴,要叫它回转上路。
24 Por Engjëlli i Zotit u ndal në një shteg të ngushtë midis vreshtave, ku kishte një mur nga një anë dhe një mur nga ana tjetër.
耶和华的使者就站在葡萄园的窄路上;这边有墙,那边也有墙。
25 Kur gomarica pa Engjëllin e Zotit, u shtrëngua pas murit dhe e shtypi këmbën e Balaamit pas murit; kështu Balaami e rrahu përsëri.
驴看见耶和华的使者,就贴靠墙,将巴兰的脚挤伤了;巴兰又打驴。
26 Atëherë Engjëlli i Zotit shkoi tutje dhe u ndal në një vend të ngushtë, ku nuk mund të lëvizje as djathtas as majtas.
耶和华的使者又往前去,站在狭窄之处,左右都没有转折的地方。
27 Gomarica pa Engjëllin e Zotit dhe u shtri nën Balaamin; zemërimi i Balaamit u shtua dhe ai rrahu gomaricën me bastunin e tij.
驴看见耶和华的使者,就卧在巴兰底下,巴兰发怒,用杖打驴。
28 Atëherë Zoti ia çeli gojën gomaricës që i tha Balaamit: “Çfarë të kam bërë që më rreh në këtë mënyrë tri herë me radhë?”.
耶和华叫驴开口,对巴兰说:“我向你行了什么,你竟打我这三次呢?”
29 Dhe Balaami iu përgjegj gomaricës: “Pse je tallur me mua; sikur të kisha një shpatë në dorë, tani do të të vrisja”.
巴兰对驴说:“因为你戏弄我,我恨不能手中有刀,把你杀了。”
30 Gomarica i tha Balaamit: “A nuk jam vallë gomarica me të cilën ke udhëtuar gjithnjë deri më sot? Mos vallë jam mësuar të sillem kështu me ty?”. Ai u përgjegj: “Jo”.
驴对巴兰说:“我不是你从小时直到今日所骑的驴吗?我素常向你这样行过吗?”巴兰说:“没有。”
31 Atëherë Zoti ia hapi sytë Balaamit dhe ai pa Engjëllin e Zotit që rrinte në rrugë me shpatën e tij të zhveshur në dorë. Dhe Balaami u përkul dhe ra përmbys me fytyrën për tokë.
当时,耶和华使巴兰的眼目明亮,他就看见耶和华的使者站在路上,手里有拔出来的刀,巴兰便低头俯伏在地。
32 Engjëlli i Zotit i tha: “Pse e rrahe plot tri herë gomaricën tënde? Ja, unë kam dalë si armiku yt, sepse rruga që ndjek ti nuk pajtohet me vullnetin tim;
耶和华的使者对他说:“你为何这三次打你的驴呢?我出来敌挡你,因你所行的,在我面前偏僻。
33 gomarica më pa dhe më ka evituar plot tri herë; në rast se nuk do të më kishte evituar, me siguri do të të kisha vrarë duke e lënë atë të gjallë”.
驴看见我就三次从我面前偏过去;驴若没有偏过去,我早把你杀了,留它存活。”
34 Atëherë Balaami i tha Engjëllit të Zotit: “Unë kam bërë mëkat, sepse nuk e dija që ti rrije në rrugë kundër meje; prandaj tani, në se ajo që po bëj nuk të pëlqen, atëherë unë do të kthehem prapa”.
巴兰对耶和华的使者说:“我有罪了。我不知道你站在路上阻挡我;你若不喜欢我去,我就转回。”
35 Por Engjëlli i Zotit i tha Balaamit: “Shko, pra, me këta njerëz; por do të thuash vetëm ato gjëra që do të të them unë”. Kështu Balaami shkoi me princat e Balakut.
耶和华的使者对巴兰说:“你同这些人去吧!你只要说我对你说的话。”于是巴兰同着巴勒的使臣去了。
36 Kur Balaku dëgjoi që Balaami po vinte, shkoi ta takojë në qytetin e Moabit që ndodhet në kufirin e shënuar nga Arnoni, në skajin e fundit të territorit të tij.
巴勒听见巴兰来了,就往摩押京城去迎接他;这城是在边界上,在亚嫩河旁。
37 Kështu Balaku i tha Balaamit: “A nuk të kisha dërguar të të thërrisja me urgjencë? Pse nuk erdhe tek unë? A nuk jam vallë në gjendje të të nderoj?”.
巴勒对巴兰说:“我不是急急地打发人到你那里去召你吗?你为何不到我这里来呢?我岂不能使你得尊荣吗?”
38 Balaami iu përgjegj Balakut: “Ja, erdha te ti; por tani a mund të them diçka? Fjalën që Perëndia do të më vërë në gojën time, atë do të them unë”.
巴兰说:“我已经到你这里来了!现在我岂能擅自说什么呢? 神将什么话传给我,我就说什么。”
39 Balaami shkoi bashkë me Balakun dhe arritën në Kirjath-Hutsoth.
巴兰和巴勒同行,来到基列·胡琐。
40 Pastaj Balaku flijoi qe dhe dele dhe u dërgoi disa prej tyre Balaamit dhe prijësve që ishin me të.
巴勒宰了牛羊,送给巴兰和陪伴的使臣。
41 Në mëngjes Balaku mori Balaamin dhe u ngjit në Bamoth Baal, dhe këtej ai pa pjesën skajore të popullit.
到了早晨,巴勒领巴兰到巴力的高处;巴兰从那里观看以色列营的边界。

< Numrat 22 >