< Numrat 16 >

1 Koreu, bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, tok me Dathanin dhe Abiramin, birin e Eliabit, dhe me Onin, birin e Pelethit, bij të Rubenit,
利未的曾孙、哥辖的孙子、以斯哈的儿子可拉,和吕便子孙中以利押的儿子大坍、亚比兰,与比勒的儿子安,
2 u ngritën para Moisiut, së bashku me disa bij të tjerë të Izraelit, dyqind e pesëdhjetë prijës të asamblesë, anëtarë të emëruar të këshillit, njerëz që u shkonte fjala.
并以色列会中的二百五十个首领,就是有名望选入会中的人,在摩西面前一同起来,
3 Ata u mblodhën kundër Moisiut dhe Aaronit, dhe u thanë: “Mjaft më me ju, sepse tërë asambleja është e shenjtë, secili nga anëtarët e tij, dhe Zoti është në mes tyre; pse, pra, ngriheni mbi asamblenë e Zotit?”.
聚集攻击摩西、亚伦,说:“你们擅自专权!全会众个个既是圣洁,耶和华也在他们中间,你们为什么自高,超过耶和华的会众呢?”
4 Me të dëgjuar këto fjalë, Moisiu ra përmbys me fytyrën për tokë;
摩西听见这话就俯伏在地,
5 pastaj i foli Koreut dhe gjithë njerëzve të tij, duke u thënë: “Nesër në mëngjes Zoti do të tregojë kush është i tij dhe kush është i shenjtë, dhe ai do ta afrojë pranë vetes; do të afrojë pranë vetes atë që ai ka zgjedhur.
对可拉和他一党的人说:“到了早晨,耶和华必指示谁是属他的,谁是圣洁的,就叫谁亲近他;他所拣选的是谁,必叫谁亲近他。
6 Bëni kështu: merrni temjanica, ti Kore, dhe gjithë njerëzit e tu;
可拉啊,你们要这样行,你和你的一党要拿香炉来。
7 nesër i mbushni me zjarr dhe u hidhni sipër temjan para Zotit; dhe ai që Zoti do të ketë zgjedhur do të jetë i shenjtë. E kaluat masën, o bij të Levit!”.
明日,在耶和华面前,把火盛在炉中,把香放在其上。耶和华拣选谁,谁就为圣洁。你们这利未的子孙擅自专权了!”
8 Pastaj Moisiu i tha Koreut: “Tani dëgjoni, o bij të Levit!
摩西又对可拉说:“利未的子孙哪,你们听我说!
9 A është gjë e vogël për ju që Perëndia i Izraelit ju ka ndarë nga asambleja e Izraelit dhe ju ka afruar ndaj vetes që të kryeni shërbimin e tabernakullit të Zotit dhe që të rrini përpara asamblesë dhe t’u shërbeni atyre?
以色列的 神从以色列会中将你们分别出来,使你们亲近他,办耶和华帐幕的事,并站在会众面前替他们当差。
10 Ai ju ka afruar ndaj vetes ty dhe të gjithë vëllezërit e tu, bij të Levit bashkë me ty. Po tani kërkon të kesh edhe priftërinë?
耶和华又使你和你一切弟兄—利未的子孙—一同亲近他,这岂为小事?你们还要求祭司的职任吗?
11 Për këtë arsye ti edhe tërë njerëzit e tu jeni mbledhur kundër Zotit. Dhe kush është Aaroni që të murmurisni kundër tij?”.
你和你一党的人聚集是要攻击耶和华。亚伦算什么,你们竟向他发怨言呢?”
12 Atëherë Moisiu dërgoi të thërrasin Datanin dhe Abiramin, bij të Eliabit; por ata thanë: “Ne nuk do të ngjitemi.
摩西打发人去召以利押的儿子大坍、亚比兰。他们说:“我们不上去!
13 A është vallë gjë e vogël që na nxore nga një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, për të na lënë të vdesim në shkretëtirë, me qëllim që ti të sundosh mbi ne?
你将我们从流奶与蜜之地领上来,要在旷野杀我们,这岂为小事?你还要自立为王辖管我们吗?
14 Përveç kësaj nuk na çove në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë dhe nuk na ke lënë si trashëgim fusha dhe vreshta! Dëshiron ti t’u nxjerrësh sytë këtyre njerëzve? Nuk do të ngjitemi”.
并且你没有将我们领到流奶与蜜之地,也没有把田地和葡萄园给我们为业。难道你要剜这些人的眼睛吗?我们不上去!”
15 Atëherë Moisiu u zemërua shumë dhe i tha Zotit: “Mos prano blatimin e tyre; unë nuk kam marrë prej tyre as edhe një gomar dhe nuk u kam bërë atyre asnjë padrejtësi”.
摩西就甚发怒,对耶和华说:“求你不要享受他们的供物。我并没有夺过他们一匹驴,也没有害过他们一个人。”
16 Pastaj Moisiu i tha Koreut: “Ti dhe gjithë njerëzit e tu paraqituni nesër para Zotit, ti dhe ata bashkë me Aaronin;
摩西对可拉说:“明天,你和你一党的人,并亚伦,都要站在耶和华面前;
17 dhe secili prej jush të marrë temjanicën e tij, t’i shtjerë temjan dhe secili të sjellë temjanicën e tij para Zotit; do të jenë dyqind e pesëdhjetë temjanica. Edhe ti dhe Aaroni do të merrni secili temjanicën e tij”.
各人要拿一个香炉,共二百五十个,把香放在上面,到耶和华面前。你和亚伦也各拿自己的香炉。”
18 Dhe kështu secili mori temjanicën e tij, e mbushi me zjarr, vuri përsipër temjan dhe qëndroi në hyrjen e çadrës së mbledhjes bashkë me Moisiun dhe Aaronin.
于是他们各人拿一个香炉,盛上火,加上香,同摩西、亚伦站在会幕门前。
19 Koreu thirri tërë asamblenë kundër tyre në hyrje të çadrës së mbledhjes; dhe lavdia e Zotit u shfaq para tërë asamblesë.
可拉招聚全会众到会幕门前,要攻击摩西、亚伦;耶和华的荣光就向全会众显现。
20 Atëherë Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
耶和华晓谕摩西、亚伦说:
21 “Ndahuni nga kjo asamble dhe unë do t’i zhduk në një çast”.
“你们离开这会众,我好在转眼之间把他们灭绝。”
22 Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: “O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?”.
摩西、亚伦就俯伏在地,说:“神,万人之灵的 神啊,一人犯罪,你就要向全会众发怒吗?”
23 Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
耶和华晓谕摩西说:
24 “Foli asamblesë dhe u thuaj: “Largohuni nga afërsia e banesës së Koreut, të Dathanit dhe të Abiramit””.
“你吩咐会众说:‘你们离开可拉、大坍、亚比兰帐棚的四围。’”
25 Pastaj Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani dhe Abirami; atë e ndoqën pleqtë e Izraelit.
摩西起来,往大坍、亚比兰那里去;以色列的长老也随着他去。
26 Pas kësaj i foli asamblesë duke thënë: “Largohuni nga çadrat e këtyre njerëzve të këqij, dhe mos prekni asgjë që u përket atyre që të mos treteni në të gjitha mëkatet e tyre”.
他吩咐会众说:“你们离开这恶人的帐棚吧,他们的物件,什么都不可摸,恐怕你们陷在他们的罪中,与他们一同消灭。”
27 Kështu ata u larguan nga afërsia e banesës së Koreut, të Datanit dhe të Abiramit. Datani dhe Abirami dolën dhe u ndalën në hyrje të çadrave të tyre bashkë me gratë e tyre, me bijtë e tyre dhe me të vegjëlit e tyre.
于是众人离开可拉、大坍、亚比兰帐棚的四围。大坍、亚比兰带着妻子、儿女、小孩子,都出来,站在自己的帐棚门口。
28 Atëherë Moisiu tha: “Nga kjo do të mësoni që Zoti më ka dërguar për të bërë tërë këto vepra dhe se nuk kam vepruar me kokën time.
摩西说:“我行的这一切事本不是凭我自己心意行的,乃是耶和华打发我行的,必有证据使你们知道。
29 Në qoftë se këta njerëz vdesin si vdesin gjithë njerëzit, në qoftë se fati i tyre është fati i përbashkët i të gjithë njerëzve, Zoti nuk më ka dërguar;
这些人死若与世人无异,或是他们所遭的与世人相同,就不是耶和华打发我来的。
30 por në qoftë se Zoti bën diçka të re, në qoftë se toka hap gojën e saj dhe gëlltit ata dhe çdo gjë që ata kanë, dhe ata zbresin të gjallë në Sheol, atëherë do të pranoni që këta njerëz kanë përçmuar Zotin. (Sheol h7585)
倘若耶和华创作一件新事,使地开口,把他们和一切属他们的都吞下去,叫他们活活地坠落阴间,你们就明白这些人是藐视耶和华了。” (Sheol h7585)
31 Por ndodhi që, posa mbaroi shqiptimi i këtyre fjalëve, dheu u ça poshtë tyre,
摩西刚说完了这一切话,他们脚下的地就开了口,
32 toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti me gjithë familjet e tyre, me të gjithë njerëzit që mbanin anën e Koreut, me të gjitha pasuritë e tyre.
把他们和他们的家眷,并一切属可拉的人丁、财物,都吞下去。
33 Kështu zbritën të gjallë në Sheol; toka u mbyll mbi ta dhe ata u zhdukën nga asambleja. (Sheol h7585)
这样,他们和一切属他们的,都活活地坠落阴间;地口在他们上头照旧合闭,他们就从会中灭亡。 (Sheol h7585)
34 Tërë Izraeli që ndodhej rreth tyre, duke dëgjuar britmat e tyre ua mbathi këmbëve, sepse thoshte: “Të mos na gëlltisë toka edhe ne!”.
在他们四围的以色列众人听他们呼号,就都逃跑,说:“恐怕地也把我们吞下去。”
35 Dhe një zjarr doli nga prania e Zotit dhe gëlltiti dyqind e pesëdhjetë veta që ofronin temjanin.
又有火从耶和华那里出来,烧灭了那献香的二百五十个人。
36 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
耶和华晓谕摩西说:
37 “I thuaj Eleazarit, birit të priftit Aaron, të nxjerrë jashtë temjanicat nga zjarri, sepse ato janë të shenjta dhe ta hedhë zjarrin larg;
“你吩咐祭司亚伦的儿子以利亚撒从火中捡起那些香炉来,把火撒在别处,因为那些香炉是圣的。
38 dhe nga temjanicat e atyre që kanë kryer mëkate duke vënë në rrezik jetën e tyre, të bëhen aq petëza të rrahura për të veshur altarin, sepse i kanë paraqitur para Zotit dhe për këtë arësye janë të shenjta; dhe do të shërbejnë si një qortim për bijtë e Izraelit”.
把那些犯罪、自害己命之人的香炉,叫人锤成片子,用以包坛。那些香炉本是他们在耶和华面前献过的,所以是圣的,并且可以给以色列人作记号。”
39 Kështu prifti Eleazar mori temjanicat prej bronzi të paraqitura prej atyre që ishin djegur, dhe bëri petëza për të veshur altarin,
于是祭司以利亚撒将被烧之人所献的铜香炉拿来,人就锤出来,用以包坛,
40 me qëllim që t’u shërbenin si kujtim bijve të Izraelit, dhe asnjë i huaj që nuk ishte nga fisi i Aaronit të afrohej për të ofruar temjan para Zotit dhe të mos pësonte fatin e Koreut dhe të njerëzve të tij, ashtu si Zoti i kishte thënë me anë të Moisiut.
给以色列人作纪念,使亚伦后裔之外的人不得近前来在耶和华面前烧香,免得他遭可拉和他一党所遭的。这乃是照耶和华借着摩西所吩咐的。
41 Të nesërmen gjithë asambleja e bijve të Izraelit murmuriti kundër Moisiut dhe Aaronit, duke thënë: “Ju keni bërë të vdesë populli i Zotit”.
第二天,以色列全会众都向摩西、亚伦发怨言说:“你们杀了耶和华的百姓了。”
42 Por ndodhi që, ndërsa asambleja po mblidhej kundër Moisiut dhe Aaronit, ata u kthyen nga çadra e mbledhjes; dhe ja, reja e mbulonte atë dhe u shfaq lavdia e Zotit.
会众聚集攻击摩西、亚伦的时候,向会幕观看,不料,有云彩遮盖了,耶和华的荣光显现。
43 Atëherë Moisiu dhe Aaroni shkuan përpara çadrës së mbledhjes.
摩西、亚伦就来到会幕前。
44 Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
耶和华吩咐摩西说:
45 “Largohuni nga kjo asamble dhe unë do t’i zhduk në një çast”. Dhe ata ranë përmbys me fytyrën për tokë.
“你们离开这会众,我好在转眼之间把他们灭绝。”他们二人就俯伏于地。
46 Kështu Moisiu i tha Aaronit: “Merr temjanicën, vër brenda saj zjarr të marrë nga altari, vendos mbi të temjan dhe çoje shpejt në mes të asamblesë, dhe bëj shlyerjen e fajit për ta, sepse ka shpërthyer zemërimi i Zotit, dhe plaga ka filluar”.
摩西对亚伦说:“拿你的香炉,把坛上的火盛在其中,又加上香,快快带到会众那里,为他们赎罪;因为有忿怒从耶和华那里出来,瘟疫已经发作了。”
47 Atëherë Aaroni mori temjanicën, ashtu siç kishte thënë Moisiu, dhe vrapoi në mes të asamblesë; dhe ja, fatkeqësia kishte filluar në mes të popullit; kështu ai vuri temjanin në temjanicën dhe bëri shlyerjen për popullin.
亚伦照着摩西所说的拿来,跑到会中,不料,瘟疫在百姓中已经发作了。他就加上香,为百姓赎罪。
48 Dhe u ndal midis të gjallëve dhe të vdekurve, dhe fatkeqësia u ndal.
他站在活人死人中间,瘟疫就止住了。
49 Ata që vdiqën nga fatkeqësia ishin katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind veta, përveç atyre që kishin vdekur për ngjarjet e Koreut.
除了因可拉事情死的以外,遭瘟疫死的,共有一万四千七百人。
50 Kështu Aaroni u kthye te Moisiu në hyrje të çadrës së mbledhjes, sepse fatkeqësia ishte ndalur.
亚伦回到会幕门口,到摩西那里,瘟疫已经止住了。

< Numrat 16 >