< Mikea 4 >

1 Por në kohët e fundit do të ndodhë që mali i shtëpisë së Zotit do të vendoset në majën e maleve dhe do ngrihet përmbi kodrat, dhe aty do të vijnë popujt.
But it shall come to pass in the last days That the mountain of the house of Jehovah shall be established at the head of the mountains, And exalted above the hills; And the nations shall flow to it.
2 Do të vijnë shumë kombe dhe do të thonë: “Ejani, të ngjitemi në malin e Zotit dhe në shtëpinë e Perëndisë të Jakobit; ai do të na mësojë rrugët e tij dhe ne do të ecim në shtigjet e tij”. Sepse nga Sioni do të dalë ligji dhe nga Jeruzalemi fjala e Zotit.
And many nations shall go, saying, “Come, let us go up to the mountain of Jehovah, To the house of the God of Jacob, That he may teach us his ways, And that we may walk in his paths!” For from Zion shall go forth a law, And the word of Jehovah from Jerusalem.
3 Ai do të jetë gjyqtari midis shumë popujve dhe do të jetë arbitri midis shumë kombeve të fuqishme dhe të largëta. Me shpatat e tyre do të farkëtojnë plore dhe me ushtat e tyre drapërinj; një komb nuk do ta ngrerë më shpatën kundër tjetrit dhe nuk do të stërviten për luftë.
He shall be a judge of many nations, And an umpire of many kingdoms afar off. They shall beat their swords into ploughshares, And their spears into pruning-hooks; Nation shall not lift up the sword against nation, Neither shall they learn war any more.
4 Do të ulet secili nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet, dhe askush nuk do t’i trembë më, sepse goja e Zotit të ushtrive foli.
But they shall sit every one under his vine, And under his fig-tree, And none shall make them afraid; The mouth of Jehovah of hosts hath spoken it.
5 Ndërsa tërë popujt ecin secili në emër të zotit të vet, ne do të ecim në emër të Zotit, Perëndisë tonë, përjetë.
Though all the nations walk every one in the name of its God, Yet will we walk in the name of Jehovah our God for ever and ever.
6 “Atë ditë”, thotë Zoti, “unë do të mbledh çalamanët, do të mbledh të dëbuarit dhe ata që kisha dëshpëruar.
In that day, saith Jehovah, I will gather the halting, And the far scattered I will assemble, And those whom I have afflicted.
7 Nga çalamanët do të bëj një mbetje dhe nga të dëbuarit një komb të fuqishëm. Kështu Zoti do të mbretërojë mbi ta në malin e Sionit, qysh atëherë e përgjithnjë.
I will make the halting a remnant, And the far scattered a strong nation; And Jehovah shall reign over them in mount Zion, Henceforth, even forever.
8 Dhe ti, kullë e kopesë, kala e bijës së Sionit, ty do të vijë, pikërisht ty do të të vijë sundimi i lashtë, mbretëria e bijës së Jeruzalemit”.
And thou, O tower of the flock, O hill of the daughter of Zion, to thee it shall come, To thee shall come the former dominion, Even the kingdom of the daughter of Jerusalem.
9 Tani, pse bërtet kaq fort? A nuk ka asnjë mbret brenda teje? Vallë ka vdekur këshilltari yt, që të kanë zënë dhembjet si një grua që po lind.
And now why dost thou cry aloud? Is there no king within thee? Have thy counsellors perished, That pangs have taken hold of thee, as of a woman in travail?
10 Perpëlitu dhe nxirre në dritë, o bijë e Sionit, si një grua që po lind, sepse tani do të dalësh nga qyteti, do të banosh në fushë dhe do të shkosh deri në Babiloni. Atje do të çlirohesh, atje Zoti do të të shpengojë nga dora e armiqve të tu.
Yea, writhe, and be in anguish, O daughter of Zion, like a woman in travail! For now shalt thou go forth from the city, and dwell in the field; Thou shalt go even to Babylon; Yet there shalt thou be delivered. Jehovah will redeem thee from the hand of thine enemies.
11 Tani janë mbledhur shumë kombe kundër teje që thonë: “Le të përdhoset dhe sytë tona le të kënaqen duke shikuar Sionin”.
Now many nations gather themselves against thee, Who say, Let her be polluted, And let our eyes gaze upon Zion!
12 Por ata nuk i dinë mendimet e Zotit, nuk e kuptojnë qëllimin e tij, sepse ai do t’i mbledhë si duaj në lëmë.
But they know not the thoughts of Jehovah, And understand not his purposes; For he gathereth them as sheaves into the thrashing-floor.
13 Çohu dhe shij, o bijë e Sionit, sepse do ta bëj bririn tënd prej hekuri dhe thonjtë e tu prej bronzi; ti do të dërmosh shumë popuj dhe unë do t’ia caktoj fitimet e tyre Zotit dhe pasuritë e tyre Zotit të të gjithë dheut.
Arise and thrash, O daughter of Zion! For I will make thy horns iron, And thy hoofs brass; Thou shalt beat in pieces many nations, And thou shalt devote their spoils to Jehovah, Their substance to the Lord of the whole earth.

< Mikea 4 >