< Mikea 3 >

1 Unë thashë: “Ah, dëgjoni, o krerë të Jakobit, dhe ju qeveritarë të shtëpisë së Izraelit: a nuk ju takon vallë juve të njihni drejtësinë?
我说:雅各的首领, 以色列家的官长啊,你们要听! 你们不当知道公平吗?
2 Ju që urreni të mirën dhe doni të keqen, që ju hiqni lëkurën nga trupi dhe mishin nga kockat e tyre.
你们恶善好恶, 从人身上剥皮, 从人骨头上剔肉,
3 Ata hanë mishin e popullit tim, i heqin lëkurën nga trupi, i thyejnë kockat dhe e presin në copa sikur do të shkonte në tenxhere, si mishi që vihet në kazan.
吃我民的肉, 剥他们的皮, 打折他们的骨头, 分成块子像要下锅, 又像釜中的肉。
4 Atëherë do t’i këlthasin Zotit, por ai nuk do t’u përgjigjet; në atë kohë ai do t’ua fshehë fytyrën e tij, sepse kanë qenë të këqij në veprimet e tyre.
到了遭灾的时候, 这些人必哀求耶和华, 他却不应允他们。 那时他必照他们所行的恶事向他们掩面。
5 Kështu thotë Zoti për profetët që e bëjnë popullin tim të largohet nga rruga e tij, që bërtasin: “Paqe”, po të kenë diçka për të kafshuar nëpër dhëmbë, por i shpallin luftë atij që nuk u vë gjë në gojë.
论到使我民走差路的先知— 他们牙齿有所嚼的, 他们就呼喊说:平安了! 凡不供给他们吃的, 他们就预备攻击他— 耶和华如此说:
6 Prandaj do të keni net pa vegime, dhe do të keni terr pa shortari; dielli do të perëndojë mbi këta profetë dhe dita do të erret mbi ta.
你们必遭遇黑夜,以致不见异象; 又必遭遇幽暗,以致不能占卜。 日头必向你们沉落, 白昼变为黑暗。
7 Shikuesit do të mbulohen me turp dhe shortarët do të skuqen; do të mbulojnë të gjithë mjekrën e tyre, sepse nuk do të ketë asnjë përgjigje nga Perëndia”.
先见必抱愧, 占卜的必蒙羞, 都必捂着嘴唇, 因为 神不应允他们。
8 Unë përkundrazi jam plot me forca të Frymës së Zotit, me drejtësi dhe forcë, për t’i bërë të njohur Jakobit shkeljen e tij dhe Izraelit mëkatin e tij.
至于我,我借耶和华的灵, 满有力量、公平、才能, 可以向雅各说明他的过犯, 向以色列指出他的罪恶。
9 Tani dëgjoni këtë, o krerë të shtëpisë së Jakobit dhe qeveritarë të shtëpisë së Izraelit, që urreni drejtësinë dhe shtrëmbëroni çdo gjë që është e ndershme,
雅各家的首领、以色列家的官长啊, 当听我的话! 你们厌恶公平, 在一切事上屈枉正直;
10 që ndërtoni Sionin me gjak dhe Jeruzalemin me paudhësi.
以人血建立锡安, 以罪孽建造耶路撒冷。
11 Krerët e tij gjykojnë për një dhuratë, priftërinjtë e tij japin mësim për një pagesë, profetët e tij kryejnë shortari për para; megjithatë mbështeten tek Zoti dhe thonë: “A nuk është vallë Zoti midis nesh? Nuk do të na bjerë në krye asnjë fatkeqësi”.
首领为贿赂行审判; 祭司为雇价施训诲; 先知为银钱行占卜。 他们却倚赖耶和华,说: 耶和华不是在我们中间吗? 灾祸必不临到我们。
12 Prandaj, për shkakun tuaj, Sioni do të lërohet si një arë, Jeruzalemi do të bëhet një grumbull rrënimesh, dhe mali i tempullit një lartësi e pyllëzuar.
所以因你们的缘故, 锡安必被耕种像一块田, 耶路撒冷必变为乱堆; 这殿的山必像丛林的高处。

< Mikea 3 >