< Mateu 25 >

1 “Atëherë mbretëria e qiejve do t’u ngjajë dhjetë virgjëreshave, të cilat i morën llampat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit.
ⲁ̅ⲧⲟⲧⲉ ⲥⲛⲁϣⲱⲡⲉ ⲉⲥⲧⲛⲧⲱⲛ ⲛϭⲓⲧⲙⲛⲧⲣⲣⲟ ⲛⲙⲡⲏⲩⲉ ⲉⲙⲏⲧⲉ ⲙⲡⲁⲣⲑⲉⲛⲟⲥ. ⲛⲁⲓ ⲛⲧⲁⲩϫⲓ ⲛⲛⲉⲩⲗⲁⲙⲡⲁⲥ ⲁⲩⲉⲓ ⲉⲃⲟⲗ ⲉⲧⲱⲙⲛⲧ ⲉⲡⲁⲧϣⲉⲗⲉⲉⲧ.
2 Tani pesë nga ato ishin të mençura dhe pesë budallaçka.
ⲃ̅ϯ ⲇⲉ ⲉⲃⲟⲗ ⲛϩⲏⲧⲟⲩ ⲛⲛⲉϩⲉⲛⲥⲟϭ ⲛⲉ ⲁⲩⲱ ϯ ⲛⲛⲉϩⲉⲛⲥⲁⲃⲉ ⲛⲉ.
3 Budallaçkat, kur morën llampat e tyre, nuk morën me vet vajin;
ⲅ̅ⲛⲥⲟϭ ⲅⲁⲣ ⲁⲩϫⲓ ⲛⲛⲉⲩⲗⲁⲙⲡⲁⲥ ⲙⲡⲟⲩϫⲓⲛⲉϩ ⲛⲙⲙⲁⲩ.
4 kurse të mençurat, bashkë me llampat, morën edhe vajin në enët e tyre.
ⲇ̅ⲛⲥⲁⲃⲏ ⲇⲉ ⲁⲩϫⲓⲛⲉϩ ϩⲛⲛⲉⲩϩⲛⲁⲁⲩ ⲙⲛⲛⲉⲩⲗⲁⲙⲡⲁⲥ.
5 Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi.
ⲉ̅ⲛⲧⲉⲣⲉϥⲱⲥⲕ ⲇⲉ ⲛϭⲓⲡⲁⲧϣⲉⲗⲉⲉⲧ. ⲁⲩϫⲓⲣⲉⲕⲣⲓⲕⲉ ⲧⲏⲣⲟⲩ ⲁⲩⲱ ⲁⲩⲛⲕⲟⲧⲕ.
6 Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: “Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!”.
ⲋ̅ϩⲛⲧⲡⲁϣⲉ ⲇⲉ ⲛⲧⲉⲩϣⲏ ⲉⲓⲥⲟⲩⲥⲙⲉ ⲁⲥϣⲱⲡⲉ ϫⲉ ⲉⲓⲥⲡⲁⲧϣⲉⲗⲉⲉⲧ ⲁⲙⲏⲓⲧⲛ ⲉⲃⲟⲗ ⲉⲧⲱⲙⲛⲧ ⲉⲣⲟϥ.
7 Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.
ⲍ̅ⲧⲟⲧⲉ ⲁⲩⲧⲱⲟⲩⲛⲟⲩ ⲛϭⲓⲙⲡⲁⲣⲑⲉⲛⲟⲥ ⲧⲏⲣⲟⲩ ⲉⲧⲙⲙⲁⲩ ⲁⲩⲧⲥⲁⲛⲟ ⲛⲛⲉⲩⲗⲁⲙⲡⲁⲥ.
8 Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: “Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken”.
ⲏ̅ⲛⲥⲟϭ ⲇⲉ ⲡⲉϫⲁⲩ ⲛⲛⲥⲁⲃⲏ ϫⲉ ⲙⲁ ⲛⲁⲛ ⲉⲃⲟⲗ ϩⲙⲡⲉⲧⲛⲛⲉϩ. ϫⲉ ⲛⲉⲛⲗⲁⲙⲡⲁⲥ ⲛⲁϫⲉⲛⲁ.
9 Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: “Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini”.
ⲑ̅ⲁⲩⲟⲩⲱϣⲃ ⲇⲉ ⲛϭⲓⲛⲥⲁⲃⲏ ⲉⲩϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ. ϫⲉ ⲙⲏⲡⲟⲧⲉ ⲛϥⲧⲙⲣⲱϣⲉ ⲉⲣⲟⲛ ⲛⲙⲙⲏⲧⲛ. ⲃⲱⲕ ⲛⲧⲟϥ ⲛⲛⲁϩⲣⲛⲛⲉⲧϯ ⲉⲃⲟⲗ ⲛⲧⲉⲧⲛϣⲱⲡ ⲛⲏⲧⲛ.
10 Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.
ⲓ̅ⲉⲩⲛⲁⲃⲱⲕ ⲇⲉ ⲉϣⲱⲡ ⲁϥⲉⲓ ⲛϭⲓⲡⲁⲧϣⲉⲗⲉⲉⲧ. ⲁⲩⲱ ⲛⲉⲧⲥⲃⲧⲱⲧ ⲁⲩⲃⲱⲕ ⲉϩⲟⲩⲛ ⲛⲙⲙⲁϥ ⲉⲡⲙⲁ ⲛϣⲉⲗⲉⲉⲧ ⲁⲩϣⲧⲁⲙ ⲙⲡⲣⲟ.
11 Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: “Zot, zot, hapna”.
ⲓ̅ⲁ̅ⲙⲛⲛⲥⲱⲥ ⲇⲉ ⲁⲩⲉⲓ ⲛϭⲓⲡⲕⲉⲥⲉⲉⲡⲉ ⲙⲡⲁⲣⲑⲉⲛⲟⲥ. ⲉⲩϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ ϫⲉ ⲡϫⲟⲉⲓⲥ ⲁⲟⲩⲱⲛ ⲛⲁⲛ.
12 Por ai, duke u përgjigjur, tha: “Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh”.
ⲓ̅ⲃ̅ⲛⲧⲟϥ ⲇⲉ ⲁϥⲟⲩⲱϣⲃ ⲉϥϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ ϫⲉ ϩⲁⲙⲏⲛ ϯϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ ⲛⲏⲧⲛ ϫⲉ ⲛϯⲥⲟⲟⲩⲛ ⲙⲙⲱⲧⲛ ⲁⲛ.
13 Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilët do të vijë Biri i njeriut”.
ⲓ̅ⲅ̅ⲣⲟⲉⲓⲥ ϭⲉ ϫⲉ ⲛⲧⲉⲧⲛⲥⲟⲟⲩⲛ ⲁⲛ ⲙⲡⲉϩⲟⲟⲩ ⲟⲩⲧⲉ ⲧⲉⲩⲛⲟⲩ.
14 “Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një njeriu, që, kur po nisej për një udhëtim, i thirri shërbëtorët e tij dhe u besoi pasuritë e veta.
ⲓ̅ⲇ̅ⲛⲑⲉ ⲅⲁⲣ ⲛⲟⲩⲣⲱⲙⲉ ⲉϥⲛⲁⲁⲡⲟⲇⲏⲙⲉⲓ. ⲁϥⲙⲟⲩⲧⲉ ⲉⲛⲉϥϩⲙϩⲁⲗ ⲁϥϯ ⲛⲁⲩ ⲛⲛⲉϥϩⲩⲡⲁⲣⲭⲟⲛⲧⲁ ⲧⲏⲣⲟⲩ.
15 Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një; secilit sipas zotësisë së tij; dhe u nis fill.
ⲓ̅ⲉ̅ⲟⲩⲁ ⲙⲉⲛ ⲁϥϯ ⲛⲁϥ ⲛϯⲟⲩ ⲛϭⲓⲛϭⲱⲣ. ⲟⲩⲁ ⲇⲉ ⲁϥϯ ⲛⲁϥ ⲛⲥⲛⲁⲩ. ⲟⲩⲁ ⲇⲉ ⲁϥϯ ⲛⲁϥ ⲛⲟⲩⲁ. ⲡⲟⲩⲁ ⲡⲟⲩⲁ ⲕⲁⲧⲁⲧⲉϥϭⲟⲙ ⲁϥⲁⲡⲟⲇⲏⲙⲉⲓ.
16 Tani ai që kishte marrë të pesë talentat shkoi, dhe bëri tregti me to dhe fitoi pesë të tjerë.
ⲓ̅ⲋ̅ⲛⲧⲉⲩⲛⲟⲩ ⲇⲉ ⲁϥⲃⲱⲕ ⲛϭⲓⲡⲉⲛⲧⲁϥϫⲓ ⲙⲡϯⲟⲩ ⲛϭⲓⲛϭⲱⲣ ⲁϥⲣϩⲱⲃ ⲛϩⲏⲧⲟⲩ ⲁϥϯϩⲏⲩ ⲛⲕⲉϯⲟⲩ.
17 Po ashtu edhe ai që kishte marrë dy talenta fitoi edhe dy të tjerë.
ⲓ̅ⲍ̅ϩⲟⲙⲟⲓⲱⲥ ⲡⲁⲡⲉⲥⲛⲁⲩ ⲁϥϯϩⲏⲩ ⲛⲕⲉⲥⲛⲁⲩ.
18 Por kurse ai që kishte marrë një, shkoi, hapi një gropë në dhe dhe e fshehu denarin e zotit të vet.
ⲓ̅ⲏ̅ⲡⲉⲛⲧⲁϥϫⲓ ⲇⲉ ⲙⲡⲟⲩⲁ ⲁϥⲃⲱⲕ ⲁϥϣⲓⲕⲉ ϩⲙⲡⲕⲁϩ ⲁϥⲧⲱⲙⲥ ⲙⲡϩⲁⲧ ⲙⲡⲉϥϫⲟⲉⲓⲥ.
19 Tani mbas një kohe të gjatë, u kthye zoti i atyre shërbëtorëve dhe i bëri llogaritë me ta.
ⲓ̅ⲑ̅ⲙⲛⲛⲥⲁⲟⲩⲛⲟϭ ⲇⲉ ⲛⲟⲩⲟⲉⲓϣ ⲁϥⲉⲓ ⲛϭⲓⲡϫⲟⲉⲓⲥ ⲛⲛϩⲙϩⲁⲗ ⲉⲧⲙⲙⲁⲩ ⲁϥϥⲓⲱⲡ ⲛⲙⲙⲁⲩ.
20 Dhe ai që kishte marrë të pesë talentat doli përpara dhe i paraqiti pesë të tjerë, duke thënë: “Zot, ti më besove pesë talenta; ja, me ato unë fitova pesë talenta të tjerë”.
ⲕ̅ⲁϥϯⲡⲉϥⲟⲩⲟⲓ ⲉⲣⲟϥ ⲛϭⲓⲡⲉⲛⲧⲁϥϫⲓ ⲙⲡϯⲟⲩ ⲛϭⲓⲛϭⲱⲣ. ⲁϥⲉⲓⲛⲉ ⲛⲁϥ ⲛⲕⲉϯⲟⲩ ⲛϭⲓⲛϭⲱⲣ ⲉϥϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ. ϫⲉ ⲡϫⲟⲉⲓⲥ ϯⲟⲩ ⲛϭⲓⲛϭⲱⲣ ⲛⲉⲛⲧⲁⲕⲧⲁⲁⲩ ⲛⲁⲓ ⲉⲓⲥϩⲏⲏⲧⲉ ⲁⲓϫⲡⲟ ⲛⲕⲉϯⲟⲩ.
21 Dhe i zoti i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd”.
ⲕ̅ⲁ̅ⲡⲉϫⲁϥ ⲛⲁϥ ⲛϭⲓⲡⲉϥϫⲟⲉⲓⲥ ϫⲉ ⲕⲁⲗⲱⲥ ⲡϩⲙϩⲁⲗ ⲉⲧⲛⲁⲛⲟⲩϥ ⲁⲩⲱ ⲙⲡⲓⲥⲧⲓⲥ. ⲉⲡⲉⲓⲇⲏ ⲛⲉⲕⲛϩⲟⲧ ⲛϩⲛⲕⲟⲩⲓ ϯⲛⲁⲕⲁⲑⲓⲥⲧⲁ ⲙⲙⲟⲕ ⲉϫⲛϩⲁϩ. ⲃⲱⲕ ⲉϩⲟⲩⲛ ⲉⲡⲣⲁϣⲉ ⲙⲡⲉⲕϫⲟⲉⲓⲥ.
22 Pastaj erdhi edhe ai që kishte marrë të dy talenta dhe tha: “Zot, ti më besove dy talenta; ja, me ato unë fitova dy talenta të tjerë”.
ⲕ̅ⲃ̅ⲁϥϯⲡⲉϥⲟⲩⲟⲓ ⲉⲣⲟϥ ⲛϭⲓⲡⲁⲡϭⲓⲛϭⲱⲣ ⲥⲛⲁⲩ ⲉϥϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ. ϫⲉ ⲡϫⲟⲉⲓⲥ ϭⲓⲛϭⲱⲣ ⲥⲛⲁⲩ ⲛⲉⲛⲧⲁⲕⲧⲁⲁⲩ ⲛⲁⲓ ⲉⲓⲥϩⲏⲏⲧⲉ ⲁⲓϯϩⲏⲩ ⲛⲕⲉⲥⲛⲁⲩ.
23 Dhe zoti i tij i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla; unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd”.
ⲕ̅ⲅ̅ⲡⲉϫⲁϥ ⲛⲁϥ ⲛϭⲓⲡⲉϥϫⲟⲉⲓⲥ ϫⲉ ⲕⲁⲗⲱⲥ ⲡϩⲙϩⲁⲗ ⲉⲧⲛⲁⲛⲟⲩϥ ⲁⲩⲱ ⲙⲡⲓⲥⲧⲟⲥ ⲉⲡⲉⲓⲇⲏ ⲛⲉⲕⲛϩⲟⲧ ⲛϩⲛⲕⲟⲩⲓ ϯⲛⲁⲕⲁⲑⲓⲥⲧⲁ ⲙⲙⲟⲕ ⲉϫⲛϩⲁϩ. ⲃⲱⲕ ⲉϩⲟⲩⲛ ⲉⲡⲣⲁϣⲉ ⲙⲡⲉⲕϫⲟⲉⲓⲥ.
24 Në fund erdhi edhe ai që kishte marrë vetëm një talent dhe tha: “Zot, unë e dija se je njeri i ashpër, që korr atje ku nuk ke mbjellë dhe vjel ku nuk ke shpërndarë,
ⲕ̅ⲇ̅ⲁϥϯ ⲙⲡⲉϥⲟⲩⲟⲓ ϩⲱⲱϥ ⲛϭⲓⲡⲉⲛⲧⲁϥϫⲓ ⲙⲡϭⲓⲛϭⲱⲣ ⲉϥϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ. ϫⲉ ⲡϫⲟⲉⲓⲥ ⲁⲓⲉⲓⲙⲉ ϫⲉ ⲛⲧⲕⲟⲩⲣⲱⲙⲉ ⲛⲥⲕⲗⲏⲣⲟⲥ. ⲉⲕⲱϩⲥ ⲙⲡⲉⲧⲙⲡⲉⲕϫⲟϥ. ⲁⲩⲱ ⲉⲕⲥⲱⲟⲩϩ ⲉϩⲟⲩⲛ ⲙⲡⲙⲁ ⲉⲧⲙⲡⲉⲕϫⲱⲱⲣⲉ ⲉⲣⲟϥ.
25 prandaj pata frikë dhe shkova dhe e fsheha talentin tënd nën tokë; ja, unë po ta kthej”.
ⲕ̅ⲉ̅ⲁⲓⲣϩⲟⲧⲉ ⲁⲓⲃⲱⲕ ⲁⲓϩⲱⲡ ⲙⲡⲉⲕϭⲓⲛϭⲱⲣ ϩⲙⲡⲕⲁϩ. ⲉⲓⲥϩⲏⲏⲧⲉ ⲉⲓⲥϩⲏⲏⲧⲉ ⲉⲓⲥⲡⲉⲧⲉⲡⲱⲕ ⲡⲉ.
26 Dhe i zoti duke i përgjigjur i tha: “Shërbëtor i mbrapshtë dhe përtac, ti e dije se unë korr atje ku nuk kam mbjellë dhe vjel aty ku nuk kam shpërndarë;
ⲕ̅ⲋ̅ⲁϥⲟⲩⲱϣⲃ ⲇⲉ ⲛϭⲓⲡⲉϥϫⲟⲉⲓⲥ ⲉϥϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ ⲛⲁϥ ϫⲉ ⲡϩⲙϩⲁⲗ ⲙⲡⲟⲛⲏⲣⲟⲥ ⲁⲩⲱ ⲛⲣⲉϥϫⲛⲁⲁⲩ. ⲉϣϫⲉⲕⲥⲟⲟⲩⲛ ϫⲉ ϯⲱϩⲥ ⲙⲡⲙⲁ ⲉⲧⲙⲡⲉⲓϫⲟϥ. ⲁⲩⲱ ϯⲥⲱⲟⲩϩ ⲉϩⲟⲩⲛ ⲙⲡⲙⲁ ⲉⲧⲙⲡⲉⲓϫⲱⲱⲣⲉ ⲉⲣⲟϥ.
27 Ti duhet t’ia kishe besuar denarin tim bankierëve dhe kështu, në kthimin tim, do ta kisha marrë me interes.
ⲕ̅ⲍ̅ⲛⲉϣϣⲉ ϭⲉ ⲉⲣⲟⲕ ⲡⲉ ⲉⲛⲟⲩϫⲉ ⲙⲡⲁϩⲁⲧ ⲛⲛⲉⲧⲣⲁⲡⲉⲍⲓⲧⲏⲥ. ⲁⲛⲟⲕ ⲇⲉ ⲛⲉⲓⲛⲁⲉⲓ ⲛⲧⲁϫⲓ ⲙⲡⲉⲧⲉⲡⲱⲓ ⲡⲉ ⲙⲛⲧⲉϥⲙⲏⲥⲉ.
28 Prandaj ia hiqni këtij talentin dhe ia jepni atij që ka dhjetë talenta.
ⲕ̅ⲏ̅ϥⲓ ϭⲉ ⲛⲧⲟⲟⲧϥ ⲙⲡϭⲓⲛϭⲱⲣ ⲛⲧⲉⲧⲛⲧⲁⲁϥ ⲙⲡⲉⲧⲉⲟⲩⲛⲧⲁϥ ⲙⲙⲁⲩ ⲙⲡⲙⲏⲧ ⲛϭⲓⲛϭⲱⲣ.
29 Sepse atij që ka do t’i jepet edhe më e do të ketë me bollëk të madh, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.
ⲕ̅ⲑ̅ⲟⲩⲟⲛ ⲅⲁⲣ ⲛⲓⲙ ⲉⲧⲉⲟⲩⲛⲧⲁϥ ⲥⲉⲛⲁϯ ⲛⲁϥ ⲁⲩⲱ ⲛϥⲣϩⲟⲩⲟ. ⲡⲉⲧⲉⲙⲛⲧⲁϥ ⲇⲉ ⲡⲕⲉⲉⲧⲛⲧⲁϥ ⲥⲉⲛⲁϥⲓⲧϥ ⲛⲧⲟⲟⲧϥ.
30 Dhe flakeni në errësirën e jashtme këtë shërbëtor të pavlefshëm. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh””.
ⲗ̅ⲁⲩⲱ ⲡϩⲙϩⲁⲗ ⲛⲁⲧϣⲁⲩ ⲛⲧⲉⲧⲛⲛⲟⲩϫⲉ ⲙⲙⲟϥ ⲉⲃⲟⲗ ⲉⲡⲕⲁⲕⲉ ⲉⲧϩⲁⲃⲟⲗ ⲉϥⲛⲁϣⲱⲡⲉ ⲙⲙⲁⲩ ⲛϭⲓⲡⲣⲓⲙⲉ ⲁⲩⲱ ⲡϭⲁϩϭϩ ⲛⲛⲟⲃϩⲉ.
31 “Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet.
ⲗ̅ⲁ̅ϩⲟⲧⲁⲛ ⲇⲉ ⲉϥϣⲁⲛⲉⲓ ⲛϭⲓⲡϣⲏⲣⲉ ⲙⲡⲣⲱⲙⲉ ϩⲣⲁⲓ ϩⲙⲡⲉϥⲉⲟⲟⲩ ⲙⲛⲛⲉϥⲁⲅⲅⲉⲗⲟⲥ ⲧⲏⲣⲟⲩ ⲛⲙⲙⲁϥ. ⲧⲟⲧⲉ ϥⲛⲁϩⲙⲟⲟⲥ ⲉϫⲙⲡⲉⲑⲣⲟⲛⲟⲥ ⲙⲡⲉϥⲉⲟⲟⲩ.
32 Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë.
ⲗ̅ⲃ̅ⲛⲥⲉⲥⲱⲟⲩϩ ⲉϩⲟⲩⲛ ⲙⲡⲉϥⲙⲧⲟ ⲉⲃⲟⲗ ⲛⲛϩⲉⲑⲛⲟⲥ ⲧⲏⲣⲟⲩ ⲛϥⲡⲱⲣϫ ⲙⲙⲟⲟⲩ ⲉⲃⲟⲗ ⲛⲛⲉⲩⲉⲣⲏⲩ ⲛⲑⲉ ⲛⲟⲩϣⲱⲥ ⲛϣⲁϥⲡⲱⲣϫ ⲛⲛⲉⲥⲟⲟⲩ ⲉⲃⲟⲗ ⲛⲛⲃⲁⲁⲙⲡⲉ.
33 Dhe delet do t’i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën.
ⲗ̅ⲅ̅ⲛⲉⲥⲟⲟⲩ ⲙⲉⲛ ⲛϥⲧⲁϩⲟⲟⲩ ⲉⲣⲁⲧⲟⲩ ϩⲓⲟⲩⲛⲁⲙ ⲙⲙⲟϥ. ⲛⲃⲁⲁⲙⲡⲉ ⲇⲉ ϩⲓϩⲃⲟⲩⲣ ⲙⲙⲟϥ.
34 Atëherë Mbreti do t’u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: “Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës.
ⲗ̅ⲇ̅ⲧⲟⲧⲉ ϥⲛⲁϫⲟⲟⲥ ⲛϭⲓⲡⲣⲣⲟ ⲛⲛⲉⲧϩⲓⲟⲩⲛⲁⲙ ⲙⲙⲟϥ. ϫⲉ ⲁⲙⲏⲓⲧⲛ ⲛⲉⲧⲥⲙⲁⲙⲁⲁⲧ ⲛⲧⲉⲡⲁⲉⲓⲱⲧ. ⲛⲧⲉⲧⲛⲕⲗⲏⲣⲟⲛⲟⲙⲉⲓ ⲛⲧⲙⲛⲧⲣⲣⲟ ⲛⲧⲁⲩⲥⲃⲧⲱⲧⲥ ⲛⲏⲧⲛ ϫⲓⲛⲉⲧⲕⲁⲧⲁⲃⲟⲗⲏ ⲙⲡⲕⲟⲥⲙⲟⲥ.
35 Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët,
ⲗ̅ⲉ̅ⲁⲓϩⲕⲟ ⲅⲁⲣ ⲁⲧⲉⲧⲛⲧⲙⲟⲓ. ⲁⲓⲉⲓⲃⲉ ⲁⲧⲉⲧⲛⲧⲥⲟⲓ. ⲛⲉⲓⲟ ⲛϣⲙⲙⲟ ⲡⲉ ⲁⲧⲉⲧⲛϣⲟⲡⲧ ⲉⲣⲱⲧⲛ.
36 isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë”.
ⲗ̅ⲋ̅ⲛⲉⲓⲕⲏ ⲕⲁϩⲏⲩ ⲁⲧⲉⲧⲛϯ ϩⲓⲱⲱⲧ. ⲛⲉⲓϣⲱⲛⲉ ⲁⲧⲉⲧⲛϭⲙⲡⲁϣⲓⲛⲉ. ⲛⲉⲓϩⲙⲡⲉϣⲧⲉⲕⲟ ⲡⲉ ⲁⲧⲉⲧⲛⲉⲓ ϣⲁⲣⲟⲓ.
37 Atëherë të drejtët do t’i përgjigjen duke thënë: “Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë?
ⲗ̅ⲍ̅ⲧⲟⲧⲉ ⲥⲉⲛⲁⲟⲩⲱϣⲃ ⲛⲁϥ ⲛϭⲓⲛⲇⲓⲕⲁⲓⲟⲥ ⲉⲩϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ. ϫⲉ ⲡϫⲟⲉⲓⲥ ⲛⲧⲁⲛⲛⲁⲩ ⲉⲣⲟⲕ ⲧⲛⲁⲩ ⲉⲕϩⲕⲁⲉⲓⲧ ⲁⲛⲧⲙⲙⲟⲕ. ⲏ ⲉⲕⲟⲃⲉ ⲁⲛⲧⲥⲟⲕ.
38 Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm?
ⲗ̅ⲏ̅ⲛⲧⲁⲛⲛⲁⲩ ⲇⲉ ⲉⲣⲟⲕ ⲧⲛⲁⲩ ⲉⲕⲟ ⲛϣⲙⲙⲟ ⲁⲛϣⲟⲡⲕ ⲉⲣⲟⲛ. ⲏ ⲉⲕⲕⲏ ⲕⲁϩⲏⲩ ⲁⲛϯ ϩⲓⲱⲱⲕ.
39 Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?”.
ⲗ̅ⲑ̅ⲛⲧⲁⲛⲛⲁⲩ ⲇⲉ ⲉⲣⲟⲕ ⲧⲛⲁⲩ ⲉⲕϣⲱⲛⲉ. ⲏ ⲉⲕϩⲙⲡⲉϣⲧⲉⲕⲟ ⲁⲛⲉⲓ ϣⲁⲣⲟⲕ.
40 Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t’u thotë: “Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.
ⲙ̅ϥⲛⲁⲟⲩⲱϣⲃ ⲇⲉ ⲛϭⲓⲡⲣⲣⲟ ⲛϥϫⲟⲟⲥ ⲛⲁⲩ ϫⲉ ϩⲁⲙⲏⲛ ϯϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ ⲛⲏⲧⲛ. ϫⲉ ⲉⲫⲟⲥⲟⲛ ⲁⲧⲉⲧⲛⲁⲁⲥ ⲛⲟⲩⲁ ⲛⲛⲉⲓⲥⲛⲏⲩ ⲉⲧⲥⲟⲃⲕ ⲛⲧⲁⲧⲉⲧⲛⲁⲁⲥ ⲛⲁⲓ.
41 Pastaj ai do t’u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: “Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij. (aiōnios g166)
ⲙ̅ⲁ̅ⲧⲟⲧⲉ ϥⲛⲁⲟⲩⲱϣⲃ ⲛϥϫⲟⲟⲥ ⲛⲛⲕⲟⲟⲩⲉ ⲉⲧϩⲓϩⲃⲟⲩⲣ ⲙⲙⲟϥ. ϫⲉ ⲥⲁϩⲉⲧⲏⲩⲧⲛ ⲉⲃⲟⲗ ⲙⲙⲟⲓ ⲛⲉⲧⲥϩⲟⲩⲟⲣⲧ ⲉⲧⲥⲁⲧⲉ ⲛϣⲁⲉⲛⲉϩ ⲛⲧⲁⲩⲥⲃⲧⲱⲧⲥ ⲙⲡⲇⲓⲁⲃⲟⲗⲟⲥ ⲙⲛⲛⲉϥⲁⲅⲅⲉⲗⲟⲥ. (aiōnios g166)
42 Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë,
ⲙ̅ⲃ̅ⲁⲓϩⲕⲟ ⲅⲁⲣ ⲙⲡⲉⲧⲛⲧⲙⲟⲓ. ⲁⲓⲉⲓⲃⲉ ⲙⲡⲉⲧⲛⲧⲥⲟⲓ.
43 isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni”.
ⲙ̅ⲅ̅ⲛⲉⲓⲟ ⲛϣⲙⲙⲟ ⲙⲡⲉⲧⲛϣⲟⲡⲧ ⲉⲣⲱⲧⲛ. ⲛⲉⲓⲕⲏ ⲕⲁϩⲏⲩ ⲙⲡⲉⲧⲛϯ ϩⲓⲱⲱⲧ. ⲛⲉⲓϣⲱⲛⲉ ⲁⲩⲱ ⲉⲓϩⲙⲡⲉϣⲧⲉⲕⲟ. ⲙⲡⲉⲧⲛϭⲙⲡⲁϣⲓⲛⲉ.
44 Atëherë edhe ata do t’i përgjigjen duke thënë: “Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?”.
ⲙ̅ⲇ̅ⲧⲟⲧⲉ ⲥⲉⲛⲁⲟⲩⲱϣⲃ ϩⲱⲟⲩ ⲟⲛ ⲉⲩϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ. ϫⲉ ⲡϫⲟⲉⲓⲥ ⲛⲧⲁⲛⲛⲁⲩ ⲉⲣⲟⲕ ⲧⲛⲁⲩ ⲉⲕϩⲕⲁⲉⲓⲧ. ⲏ ⲉⲕⲟⲃⲉ. ⲏ ⲉⲕⲟ ⲛϣⲙⲙⲟ. ⲏ ⲉⲕⲕⲏ ⲕⲁϩⲏⲩ. ⲏ ⲉⲕϣⲱⲛⲉ. ⲏ ⲉⲕϩⲙⲡⲉϣⲧⲉⲕⲟ ⲙⲡⲉⲛⲇⲓⲁⲕⲟⲛⲉⲓ ⲛⲁⲕ.
45 Atëherë ai do t’u përgjigjet atyre duke thënë: “Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua”.
ⲙ̅ⲉ̅ⲧⲟⲧⲉ ϥⲛⲁⲟⲩⲱϣⲃ ⲛⲁⲩ ⲉϥϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ. ϫⲉ ϩⲁⲙⲏⲛ ϯϫⲱ ⲙⲙⲟⲥ ⲛⲏⲧⲛ ϫⲉ ⲉⲫⲟⲥⲟⲛ ⲙⲡⲉⲧⲛⲁⲁⲥ ⲛⲟⲩⲁ ⲛⲛⲉⲓⲕⲟⲩⲓ ⲁⲛⲟⲕ ⲡⲉⲧⲙⲡⲉⲧⲛⲁⲁⲥ ⲛⲁⲓ.
46 Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme”. (aiōnios g166)
ⲙ̅ⲋ̅ⲛⲁⲓ ⲙⲉⲛ ⲥⲉⲛⲁⲃⲱⲕ ⲉⲩⲕⲟⲗⲁⲥⲓⲥ ⲛϣⲁⲉⲛⲉϩ ⲛⲇⲓⲕⲁⲓⲟⲥ ⲇⲉ ⲛⲧⲟⲟⲩ ⲉⲩⲱⲛϩ ϣⲁⲉⲛⲉϩ. (aiōnios g166)

< Mateu 25 >