< Luka 5 >

1 Dhe ndodhi që Jezusi, kur po ndodhej në bregun e liqenit të Gjenezaretit e ndërsa turma po shtyhej rreth tij për të dëgjuar fjalën e Perëndisë,
有一天,耶稣站在革尼撒勒湖边,众人簇拥着他,希望聆听上帝之道。
2 pa dy barka të lidhura në breg të liqenit, nga të cilat kishin dalë peshkatarët dhe po lanin rrjetat.
耶稣看见两只船停在湖边,渔夫离开船去洗网了。
3 Atëherë hyri në një nga ato barka, në atë që ishte e Simonit, dhe iu lut që të largohej pak nga bregu. U ul dhe mësonte turmat nga barka.
他走上西门的那只船,请他撑船到离岸不远的水面,然后坐下,在船上教导众人。
4 Dhe kur mbaroi së foluri i tha Simonit: “Shko në të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk”.
教导结束后,他对西门说:“把船划到水更深的地方,下网打鱼吧!”
5 Dhe Simoni, duke u përgjigjur, i tha: “Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën.
西门说:“老师,我们整夜劳苦工作却一无所获,不过我愿听从你,我会撒网。”
6 Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta.
西门撒网后捞上很多鱼,几乎将网撑裂。
7 Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t’i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin.
于是他叫来另外那只船上的同伴来帮忙,他们捞上来的鱼把两只船装满了,甚至压得船开始下沉。
8 Simon Pjetri, kur pa këtë, i ra ndër këmbë Jezusit dhe i tha: “Zot, largohu prej meje, sepse jam njeri mëkatar”.
西门(彼得)看见这番情景,就跪在耶稣面前说:“主啊,你不能靠近我,因为我是个罪人。”
9 Në të vërtetë Pjetri dhe të gjithë ata që ishin me të, habiteshin për shkak të sasisë së peshkut që kishin zënë.
因为他和身边其他人一样,完全被刚才捕捞上来的鱼数量惊住了。
10 E njëjta gjë u ngjau edhe Jakobit dhe Gjonit, bijve të Zebedeut, që ishin shokë të Simonit. Atëherë Jezusi i tha Simonit: “Mos ki frikë; tash e tutje ti do të jesh peshkatar njerëzish të gjallë”.
西庇太的儿子雅各和约翰是西门的打鱼同伴,他们也有同样的感觉。耶稣对西门说:“不要怕!从现在起,你就要成为收获人的渔夫了。”
11 Pastaj ata, si i nxorën në breg barkat, lanë çdo gjë dhe ndiqnin.
这几名渔夫把两只船靠上岸后,便放下一切跟随耶稣。
12 Ndodhi që, ndërsa Jezusi ndodhej në një nga ato qytete, erdhi një njeri i mbushur plot me lebër, i cili, kur e pa Jezusin, ra me fytyrë për dhe dhe iu lut duke thënë: “Zot, po të duash, ti mund të më pastrosh”.
有一次,耶稣来到一个城中,一名严重的麻风病人看到他,就伏倒将脸贴在地上,求他说:“主啊!如果你愿意,就治愈我。”
13 Atëherë ai e zgjati dorën, e preku duke thënë: “Po, e dua, qofsh i pastruar”. Dhe menjëherë lebra iu zhduk.
耶稣伸手触碰他,说:“我愿意,治愈吧!”于是这个人的麻风病立刻好了。
14 Dhe Jezusi e urdhëroi: “Mos ia trego kurrkujt; por shko, paraqitu te prifti dhe bëj një ofertë për pastrimin tënd, sikurse e ka përshkruar Moisiu, që kjo t’u shërbejë si dëshmi”.
耶稣嘱咐他:“不要告诉其他人,去给祭司看看,然后照着摩西所说的,为你的治愈进行献祭,向大家作证。”
15 Dhe fama e tij po përhapej gjithnjë e më shumë; dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar dhe për t’u shëruar prej tij nga sëmundjet e veta.
但关于耶稣的消息却传得越来越远,大量的民众来到这里聆听耶稣教导,希望他能治愈他们的疾病。
16 Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej.
但耶稣却经常躲到安静的地方祷告。
17 Një ditë ndodhi që, ndërsa Jezusi po mësonte, ishin të pranishëm, ulur, disa farisenj dhe mësues të ligjit, që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e Galilesë, të Judesë dhe nga Jeruzalemi; dhe fuqia e Zotit ishte me të, që të kryente shërime.
有一天,耶稣正在教导众人之时,人群中有法利赛人和宗教老师,他们来自加利利和犹太的乡村以及耶路撒冷。因为主的力量与耶稣同在,所以他可以治愈病患。
18 Dhe ja, disa njerëz po sillnin mbi një vig një njeri të paralizuar dhe kërkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin përpara tij.
几个人用床抬着一个瘫痪之人,想送他到耶稣跟前。
19 Por, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda për shkak të turmës, hipën mbi çatinë e shtëpisë dhe e lëshuan përmjet tjegullave me gjithë vig midis njerëzve, përpara Jezusit.
但因为这里的人实在太多,无法挤进房间,于是他们爬上房顶,在屋瓦中挖了一个洞,将患者和垫子通过洞放了下来,正好落在人群中耶稣的面前。
20 Dhe ai, duke parë besimin e tyre, i tha atij: “Njeri, mëkatet e tua të janë falur”.
耶稣看出了他们对他的信任,于是说:“你们的罪被宽恕了。”
21 Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: “Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t’i falë mëkatet, përveç vetëm Perëndi?”.
于是宗教老师和法利赛人开始议论:“这人是谁?竟然会说如此亵渎上帝之语?除了上帝,谁能宽恕罪过?”
22 Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalën dhe tha: “Ç’po arsyetoni në zemrat tuaja?
耶稣知道他们正在讨论这个问题,于是对他们说:“你们为什么会想到这样的问题?
23 Çfarë është më e lehtë, të thuhet: “Mëkatet e tua të janë falur”, apo të thuhet: “Çohu dhe ec”?
说‘你的罪已被宽恕’容易,还是说‘站起来走吧’容易?
24 Tani, pra, me qëllim që ju ta dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë të falë mëkatet, unë të them (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!”.
我想要向你们证明的是,人子在人间也有宽恕罪过的权力。”然后他对瘫痪之人说:“我现在对你说,站起来,拿着你的垫子回家去吧。”
25 Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë.
那人立刻在众人面前站起来,拿起刚才躺着的垫子,赞美着上帝离开了。
26 Dhe të gjithë u habitën dhe përlëvdonin Perëndinë, dhe, plot frikë, thoshnin: “Sot pamë gjëra të mahnitshme”.
众人对眼前的一切感到震惊,在倍感敬畏之余也纷纷开始赞美上帝。他们说:“我们今天见证了令人惊讶的事情。”
27 Dhe, mbas këtyre gjërave, ai doli dhe pa një tagrambledhës, që quhej Levi, dhe rrinte në vendin e tatimeve, dhe i tha: “Ndiqmë”.
稍后,耶稣离开了这个城镇,看见一位名叫利未的税吏坐在交税亭处,于是对他说:“跟随我吧!”
28 Dhe ai i la të gjitha, u ngrit dhe e ndoqi.
于是利末站起来放下一切,决定跟随耶稣。
29 Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një numër i madh tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë bashkë me ta.
利未在自己家中大摆宴席,客人中除了很多税吏,还有其他一些人。但法利赛人和宗教老师开始抱怨耶稣的门徒,说:
30 Por skribët dhe farisenjtë e atij vendi murmurisnin kundër dishepujve të Jezusit duke thënë: “Përse hani dhe pini bashkë me tagrambledhës dhe mëkatarë?”.
“你们为什么要跟税吏和那些罪人一起吃喝呢?”
31 Dhe Jezusi, duke u përgjegjur, u tha: “Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët.
耶稣回答:“健康之人不需要医生,病患才需要。
32 Unë nuk erdha t’i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët”.
我来这里并非感召正道之人,而是要召唤罪人。”
33 Atëherë ata i thanë: “Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?”.
他们对耶稣说:“约翰的门徒经常禁食和祈祷,法利赛人的门徒也是,但你的门徒却大吃大喝。”
34 Ai u përgjigj atyre: “A mund t’i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta?
耶稣又问:“男傧相和新郎在一起时,怎么可以让男傧相禁食呢?
35 Por do të vijnë ditët kur do t’ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë”.
时间一到,新郎要离开大家了,那一刻他们就要禁食了。”
36 Përveç kësaj ai u tregoi një shëmbëlltyrë: “Askush nuk qep një copë të një rrobë të re mbi një rrobe të vjetër; përndryshe gjendet me rrobën e re të shqyer, dhe pjesa që u hoq nga rroba e re nuk i përshtatet së vjetrës.
耶稣又讲了一个比喻:“没有人会从新衣服上撕下一块布,补在旧衣服上。如果这样,不但新衣服撕破了,新撕下来的布与旧衣服也不协调。
37 Dhe askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër; përndryshe vera e re i pëlcet kacekët, dhe ajo derdhet e kacekët shkojnë dëm.
没有人会把新酒装在旧皮袋中,否则新酒就会把皮袋胀破,不但酒漏掉了,皮袋也损坏了。
38 Por duhet shtënë vera e re në kacekë të rinj dhe kështu që të dyja ruhen.
人们总是把新酒放在新皮袋里。
39 Askush që ka pirë verë të vjetër, nuk do menjëherë verë të re, sepse ai thotë: “E vjetra është më e mirë””.
人们喝了陈酿的酒,就不想喝新酒了,他们会说:‘陈酿的口味就是好。’”

< Luka 5 >