< Levitiku 27 >

1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
耶和华对摩西说:
2 “Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur një njeri lidh një kusht të rëndësishëm për t’i shenjtëruar Zotit një person dhe mendon t’i japë një barasvlerë,
“你晓谕以色列人说:人还特许的愿,被许的人要按你所估的价值归给耶和华。
3 në rast se vlerësimi yt ka të bëjë me një mashkull njëzet vjeç e lart, deri në gjashtëdhjetë vjeç, atëherë vlerësimi yt do të jetë pesëdhjetë sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores.
你估定的,从二十岁到六十岁的男人,要按圣所的平,估定价银五十舍客勒。
4 Po të jetë se ka të bëjë me një grua, vlerësimi yt do të jetë tridhjetë sikla.
若是女人,你要估定三十舍客勒。
5 Për ata që janë pesë vjeç e lart, deri njëzet vjeç, vlerësimi yt do të jetë njëzet sikla për një mashkull dhe dhjetë sikla për një femër.
若是从五岁到二十岁,男子你要估定二十舍客勒,女子估定十舍客勒。
6 Nga një muajsh e lart deri në pesë vjeç, vlerësimi yt do të jetë pesë sikla argjendi për një mashkull dhe tri sikla argjendi për një femër.
若是从一月到五岁,男子你要估定五舍客勒,女子估定三舍客勒。
7 Nga gjashtëdhjetë vjeç e lart vlerësimi yt do të jetë pesëmbëdhjetë sikla për një mashkull dhe dhjetë sikla për një femër.
若是从六十岁以上,男人你要估定十五舍客勒,女人估定十舍客勒。
8 Por në se ai është tepër i varfër për të paguar shumën e kërkuar nga vlerësimi yt, atëherë do të paraqitet para priftit dhe ky do të bëjë vlerësimin. Prifti do ta bëjë vlerësimin duke pasur parasysh mjetet që ka ai që ka lidhur kushtin.
他若贫穷,不能照你所估定的价,就要把他带到祭司面前,祭司要按许愿人的力量估定他的价。
9 Në rast se është puna për kafshë që mund t’i paraqiten si ofertë Zotit, çdo kafshë e ofruar Zotit do të jetë gjë e shenjtë.
“所许的若是牲畜,就是人献给耶和华为供物的,凡这一类献给耶和华的,都要成为圣。
10 Ai nuk do të mund as ta zëvendësojë, as ta këmbejë, as një të mirë me një të keqe, as një të keqe me një të mirë; por, edhe sikur të këmbente një kafshë me një tjetër, që të dyja do të jenë gjë e shenjtë.
人不可改换,也不可更换,或是好的换坏的,或是坏的换好的。若以牲畜更换牲畜,所许的与所换的都要成为圣。
11 Por në qoftë se është puna për një kafshë të papastër, që mund t’i ofrohet Zotit, atëherë ai do ta paraqesë kafshën para priftit;
若牲畜不洁净,是不可献给耶和华为供物的,就要把牲畜安置在祭司面前。
12 dhe prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë kafsha e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti, ai do të vlejë.
祭司就要估定价值;牲畜是好是坏,祭司怎样估定,就要以怎样为是。
13 Por në qoftë se dikush dëshiron ta shpengojë, duhet të shtojë një të pestën e vlerësimit.
他若一定要赎回,就要在你所估定的价值以外加上五分之一。
14 Në rast se dikush shenjtëron shtëpinë e tij për ta bërë gjë të shenjtë për Zotin, prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë ajo e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti ai do të vlejë.
“人将房屋分别为圣,归给耶和华,祭司就要估定价值。房屋是好是坏,祭司怎样估定,就要以怎样为定。
15 Dhe në se ai që ka shenjtëruar shtëpinë e tij dëshiron ta shpengojë, duhet t’i shtojë një të pestën e vlerësimit dhe ajo do të bëhet e tij.
将房屋分别为圣的人,若要赎回房屋,就必在你所估定的价值以外加上五分之一,房屋仍旧归他。
16 Në qoftë se dikush i shenjtëron Zotit një arë, pronë e tij, vlerësimi i saj do të bëhet në bazë të farës së nevojshme për të: pesëdhjetë sikla argjendi për një omer farë elbi.
“人若将承受为业的几分地分别为圣,归给耶和华,你要按这地撒种多少估定价值,若撒大麦一贺梅珥,要估价五十舍客勒。
17 Në rast se e shenjtëron arën e tij nga viti i jubileut, çmimi do të mbetet ai i caktuar nga vlerësimi yt;
他若从禧年将地分别为圣,就要以你所估定的价为定。
18 por në rast se e shenjtëron arën e tij pas jubileut, prifti do të vlerësojë çmimin e saj duke llogaritur vitet që mbeten deri në jubile, duke pasur parasysh vlerësimin tënd.
倘若他在禧年以后将地分别为圣,祭司就要按着未到禧年所剩的年数推算价值,也要从你所估的减去价值。
19 Dhe në qoftë se ai që ka shenjtëruar arën do ta shpengojë, duhet t’i shtojë një të pestën vlerësimit tënd dhe ajo do të mbetet e tij.
将地分别为圣的人若定要把地赎回,他便要在你所估的价值以外加上五分之一,地就准定归他。
20 Por në rast se nuk dëshiron ta shpengojë arën e tij ose ia ka shitur një tjetri, nuk do të mund ta shpengojë më;
他若不赎回那地,或是将地卖给别人,就再不能赎了。
21 dhe ara, kur shpengohet në jubile, do të jetë e shenjtë për Zotin si një arë që i është caktuar Perëndisë, dhe do të bëhet pronë e priftit.
但到了禧年,那地从买主手下出来的时候,就要归耶和华为圣,和永献的地一样,要归祭司为业。
22 Në rast se dikush i shenjtëron Zotit një arë të blerë prej tij dhe që nuk bën pjesë në pronën e tij,
他若将所买的一块地,不是承受为业的,分别为圣归给耶和华,
23 prifti do të caktojë vlerësimin e tij për të deri në vitin e jubileut, dhe ai person do të paguajë po atë ditë çmimin e caktuar, si një gjë të shenjtë për Zotin.
祭司就要将你所估的价值给他推算到禧年。当日,他要以你所估的价银为圣,归给耶和华。
24 Vitin e jubileut ara do t’i kthehet atij që i qe blerë dhe pasurisë së cilës ajo bënte pjesë.
到了禧年,那地要归卖主,就是那承受为业的原主。
25 Të gjitha vlerësimet e tua do të bëhen në sikla të shenjtërores; një sikël vlen njëzet gere.
凡你所估定的价银都要按着圣所的平:二十季拉为一舍客勒。
26 Por asnjeri nuk mund t’i shenjtërojë pjelljet e para të bagëtisë, sepse si të parëlindur i përkasin Zotit; qoftë ka apo qengj, ai i takon Zotit.
“惟独牲畜中头生的,无论是牛是羊,既归耶和华,谁也不可再分别为圣,因为这是耶和华的。
27 Në rast se është puna për një kafshë të papastër, do ta shpengojë simbas çmimit të caktuar nga vlerësimi yt, duke i shtuar një të pestën; në rast se nuk shpengohet, do të shitet me çmimin e caktuar simbas vlerësimit tënd.
若是不洁净的牲畜生的,就要按你所估定的价值加上五分之一赎回;若不赎回,就要按你所估定的价值卖了。
28 Megjithatë nuk do të mund të shitet a të shpengohet asgjë nga ato që i janë caktuar Zotit dhe që dikush ka caktuar për Zotin, midis tërë gjërave që i përkasin, qoftë një person, një kafshë o një copë toke nga pasuria e tij; çdo gjë e caktuar Perëndisë është një gjë shumë e shenjtë për Zotin.
“但一切永献的,就是人从他所有永献给耶和华的,无论是人,是牲畜,是他承受为业的地,都不可卖,也不可赎。凡永献的是归给耶和华为至圣。
29 Asnjë person i caktuar të shfaroset nuk mund të shpengohet; ai duhet të vritet.
凡从人中当灭的都不可赎,必被治死。”
30 Çdo e dhjetë e tokës, qoftë nga prodhimet e tokës, qoftë nga pemët e drurëve, i takon Zotit; është një gjë e shenjtëruar Zotit.
“地上所有的,无论是地上的种子是树上的果子,十分之一是耶和华的,是归给耶和华为圣的。
31 Në se dikush do të shpengojë një pjesë të së dhjetës së vet, do t’i shtojë një të pestën.
人若要赎这十分之一的什么物,就要加上五分之一。
32 Dhe për të dhjetën e bagëtive të trasha dhe të imta, koka e dhjetë e të gjitha kafshëve që kalojnë nën shufrën do t’i shenjtërohet Zotit.
凡牛群羊群中,一切从杖下经过的,每第十只要归给耶和华为圣。
33 Nuk do të bëjë dallim midis së mirës dhe të keqes, as do të bëjë këmbime; dhe po të këmbejë njërën me tjetrën, të dyja do të jenë gjë e shenjtë; nuk do të mund të shpengohen.
不可问是好是坏,也不可更换;若定要更换,所更换的与本来的牲畜都要成为圣,不可赎回。”
34 Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut për bijtë e Izraelit në malin Sinai.
这就是耶和华在西奈山为以色列人所吩咐摩西的命令。

< Levitiku 27 >