< Levitiku 26 >

1 “Nuk do të bëni idhuj, nuk do të ngrini figura të gdhendura ose ndonjë kolonë dhe nuk do të vendosni në vendin tuaj asnjë gur të stolisur me figura, me qëllim që të përuleni para tij; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.
“你们不可做什么虚无的神像,不可立雕刻的偶像或是柱像,也不可在你们的地上安什么錾成的石像,向它跪拜,因为我是耶和华—你们的 神。
2 Do të respektoni të shtunat e mia dhe do të respektoni shenjtëroren time. Unë jam Zoti.
你们要守我的安息日,敬我的圣所。我是耶和华。
3 Në rast se silleni simbas statuteve të mia, në se respektoni urdhrat e mia dhe i zbatoni në praktikë,
“你们若遵行我的律例,谨守我的诫命,
4 unë do t’ju jap shirat simbas stinëve, toka do të japë prodhimin e saj dhe drurët e fshatit do të japin frytet e tyre.
我就给你们降下时雨,叫地生出土产,田野的树木结果子。
5 Të shirat do të vazhdojnë deri në kohën e vjeljes së rrushit dhe vjelja e rrushit do të vazhdojë deri në kohën e mbjelljeve; do të hani bukën tuaj sa të ngopeni dhe do të banoni të sigurt në vendin tuaj.
你们打粮食要打到摘葡萄的时候,摘葡萄要摘到撒种的时候;并且要吃得饱足,在你们的地上安然居住。
6 Unë do të bëj që të mbretërojë paqja në vend; do të bini në shtrat dhe askush nuk ka për t’ju trembur; do të zhduk nga vendi juaj kafshët e këqia dhe shpata nuk ka për të kaluar nëpër vendin tuaj.
我要赐平安在你们的地上;你们躺卧,无人惊吓。我要叫恶兽从你们的地上息灭;刀剑也必不经过你们的地。
7 Ju do t’i ndiqni armiqtë tuaj dhe ata do të bien para jush të shpuar tej për tej nga shpata.
你们要追赶仇敌,他们必倒在你们刀下。
8 Pesë prej jush do të ndjekin njëqind prej tyre, dhe njëqind prej jush do të ndjekin dhjetë mijë prej tyre, dhe armiqtë tuaj do të bien para jush të shpuar tej për tej nga shpata.
你们五个人要追赶一百人,一百人要追赶一万人;仇敌必倒在你们刀下。
9 Unë do të kthehem nga ju, do t’ju bëj pjellorë dhe do t’ju shumzoj, dhe kështu do të vërtetoj besëlidhjen time me ju.
我要眷顾你们,使你们生养众多,也要与你们坚定所立的约。
10 Ju do të hani nga prodhimi i vjetër, i ruajtur për një kohë të gjatë dhe do ta hiqni atë për t’i bërë vend prodhimit të ri.
你们要吃陈粮,又因新粮挪开陈粮。
11 Unë do ta vendos banesën time midis jush dhe nuk do t’ju përzë.
我要在你们中间立我的帐幕;我的心也不厌恶你们。
12 Do të eci midis jush dhe do të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im.
我要在你们中间行走;我要作你们的 神,你们要作我的子民。
13 Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit, që të mos ishit më skllevërit e tij; e kam thyer zgjedhën tuaj dhe kam bërë që të ecni me kokën lart.
我是耶和华—你们的 神,曾将你们从埃及地领出来,使你们不作埃及人的奴仆;我也折断你们所负的轭,叫你们挺身而走。”
14 Por në rast se nuk më dëgjoni dhe nuk zbatoni në praktikë të gjitha urdhërimet e mia,
“你们若不听从我,不遵行我的诫命,
15 në rast se përçmoni statutet e mia dhe shpirti juaj hedh poshtë dekretet e mia, duke mos zbatuar në praktikë të gjithë urdhërimet e mia, duke shkelur besëlidhjen time,
厌弃我的律例,厌恶我的典章,不遵行我一切的诫命,背弃我的约,
16 edhe unë do ta bëj këtë për ju: do të çoj kundër jush tmerrin, ligështimin dhe ethet, të cilët do të konsumojnë sytë tuaj dhe do ta bëj jetën tuaj të meket; dhe do ta mbillni kot farën tuaj, sepse do ta hanë armiqtë tuaj.
我待你们就要这样:我必命定惊惶,叫眼目干瘪、精神消耗的痨病热病辖制你们。你们也要白白地撒种,因为仇敌要吃你们所种的。
17 Do ta kthej fytyrën time kundër jush dhe armiqtë tuaj do t’ju mundin; do të sundoheni prej atyre që ju urrejnë dhe do t’ua mbathni këmbëve pa qenë të ndjekur nga askush.
我要向你们变脸,你们就要败在仇敌面前。恨恶你们的,必辖管你们;无人追赶,你们却要逃跑。
18 Dhe në qoftë se edhe mbas kësaj nuk më dëgjoni, unë do t’ju dënoj shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.
你们因这些事若还不听从我,我就要为你们的罪加七倍惩罚你们。
19 Do ta thyej kryelartësinë e forcës suaj, do ta bëj qiellin tuaj si hekur dhe tokën tuaj si bakër.
我必断绝你们因势力而有的骄傲,又要使覆你们的天如铁,载你们的地如铜。
20 Forca juaj do të konsumohet më kot, sepse toka juaj nuk do të japë më prodhimet e saj, dhe drurët e fushës nuk do të japin më frutat e tyre.
你们要白白地劳力;因为你们的地不出土产,其上的树木也不结果子。
21 Dhe në rast se silleni si armiq të mi dhe nuk doni të më dëgjoni, unë do t’ju godas shtatë herë më tepër me plagë, simbas mëkateve tuaja.
“你们行事若与我反对,不肯听从我,我就要按你们的罪加七倍降灾与你们。
22 Do të dërgoj kundër jush bishat e fushës, që do të rrëmbejnë fëmijët tuaj, do të shfarosin bagëtinë tuaj, do t’ju pakësojnë shumë dhe do t’i bëjnë të shkreta rrugët tuaja.
我也要打发野地的走兽到你们中间,抢吃你们的儿女,吞灭你们的牲畜,使你们的人数减少,道路荒凉。
23 Dhe në se, me gjithë këto gjëra, nuk do të ndreqeni për t’u kthyer tek unë, por me sjelljen tuaj
“你们因这些事若仍不改正归我,行事与我反对,
24 silleni si armiq të mi, edhe unë do të bëhem armiku juaj, dhe do t’ju godas shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.
我就要行事与你们反对,因你们的罪击打你们七次。
25 Dhe do të sjell kundër jush shpatën që do të kryejë hakmarrjen e besëlidhjes sime; ju do të mblidheni në qytetet tuaja, por unë do të dërgoj në mes jush murtajën dhe do të bini në duart e armikut.
我又要使刀剑临到你们,报复你们背约的仇;聚集你们在各城内,降瘟疫在你们中间,也必将你们交在仇敌的手中。
26 Kur do t’ju heq bukën e gojës, dhjetë gra do të pjekin bukën tuaj në të njëjtën furrë dhe do të racionojnë bukën tuaj, duke e shpërndarë me peshë; ju do të hani, por nuk do të ngopeni.
我要折断你们的杖,就是断绝你们的粮。那时,必有十个女人在一个炉子给你们烤饼,按分量秤给你们;你们要吃,也吃不饱。
27 Dhe në se, me gjithë këtë nuk do të më dëgjoni, por do të silleni si armiq të mi,
“你们因这一切的事若不听从我,却行事与我反对,
28 edhe unë do të bëhem armiku i juaj plot mëri dhe do t’ju dënoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja.
我就要发烈怒,行事与你们反对,又因你们的罪惩罚你们七次。
29 Do të hani mishin e bijve tuaj dhe do të hani mishin e bijave tuaja.
并且你们要吃儿子的肉,也要吃女儿的肉。
30 Unë do të shkatërroj vendet tuaja të larta, do të rrëzoj idhujtë tuaj dhe do t’i hedh kufomat tuaja mbi gërmadhat pa jetë të idhujve tuaj; dhe do t’ju urrej.
我又要毁坏你们的邱坛,砍下你们的日像,把你们的尸首扔在你们偶像的身上;我的心也必厌恶你们。
31 Do t’i katandis qytetet tuaja në shkretëtira, do të shkretoj vendet tuaja të shenjta dhe nuk do të thith më erën e këndshme të parfumeve tuaja.
我要使你们的城邑变为荒凉,使你们的众圣所成为荒场;我也不闻你们馨香的香气。
32 Do të shkretoj vendin; dhe armiqtë tuaj që banojnë në të do të mbeten të habitur.
我要使地成为荒场,住在其上的仇敌就因此诧异。
33 Do t’ju shpërndaj midis kombeve dhe do të nxjerr shpatën kundër jush; vendi juaj do të shkretohet dhe qytetet tuaja do të jenë të shkretuara.
我要把你们散在列邦中;我也要拔刀追赶你们。你们的地要成为荒场;你们的城邑要变为荒凉。
34 Atëherë toka do të gëzojë të shtunat e saj për gjithë kohën që do të jetë e shkretuar dhe ju do të jeni në vendin e armiqve tuaj; kështu toka do të pushojë dhe do të gëzojë të shtunat e saj.
“你们在仇敌之地居住的时候,你们的地荒凉,要享受众安息;正在那时候,地要歇息,享受安息。
35 Për gjithë kohën që do të mbetet e shkretuar do të gëzojë pushimin që nuk pati në të shtunat tuaja, kur banonit në të.
地多时为荒场,就要多时歇息;地这样歇息,是你们住在其上的安息年所不能得的。
36 Atyre prej jush që do të shpëtojnë do t’u kall në zemër tmerrin në vendin e armiqve të tyre; fërfërima e një gjethi që lëviz do t’i bëjë që t’ua mbathin këmbëve; do të turren ashtu siç iket përpara shpatës dhe do të bien pa i ndjekur askush.
至于你们剩下的人,我要使他们在仇敌之地心惊胆怯。叶子被风吹的响声,要追赶他们;他们要逃避,像人逃避刀剑,无人追赶,却要跌倒。
37 Do të përplasen njëri me tjetrin, ashtu si përpara shpatës, pa i ndjekur askush; dhe nuk do të mund të qëndroni përpara armiqve tuaj.
无人追赶,他们要彼此撞跌,像在刀剑之前。你们在仇敌面前也必站立不住。
38 Do të shuheni midis kombeve dhe vendi i armiqve tuaj do t’ju gëlltisë.
你们要在列邦中灭亡;仇敌之地要吞吃你们。
39 Ata prej jush që do të mbijetojnë do të përgjërohen për shkak të paudhësisë së tyre në vendin e armiqve; edhe do të përgjërohen gjithashtu për shkak të paudhësisë së etërve të tyre.
你们剩下的人必因自己的罪孽和祖宗的罪孽在仇敌之地消灭。
40 Por në se do të pranojnë paudhësinë e tyre dhe paudhësinë e etërve të tyre në shkeljet që kanë kryer kundër meje dhe gjithashtu sepse janë sjellë si armiq të mi,
“他们要承认自己的罪和他们祖宗的罪,就是干犯我的那罪,并且承认自己行事与我反对,
41 sa që më kanë shtyrë të bëhem armik i tyre dhe t’i çoj në vendin e armiqve të tyre; në rast se zemra e tyre e parrethprerë do të përulet dhe do të pranojë ndëshkimin e paudhësisë së tyre,
我所以行事与他们反对,把他们带到仇敌之地。那时,他们未受割礼的心若谦卑了,他们也服了罪孽的刑罚,
42 atëherë unë do të kujtohem për besëlidhjen time të lidhur me Jakobin, do të kujtohem për besëlidhjen time të lidhur me Isakun dhe për besëlidhjen time me Abrahamin dhe do të kujtohem për vendin;
我就要记念我与雅各所立的约,与以撒所立的约,与亚伯拉罕所立的约,并要记念这地。
43 sepse vendi do të braktiset prej tyre dhe do të gëzojë të shtunat e tij, ndërsa do të jetë i shkretuar pa ta; kështu ata do të pranojnë ndëshkimin e paudhësisë së tyre për faktin se kanë përçmuar dekretet e mia dhe kanë kundërshtuar statutet e mia.
他们离开这地,地在荒废无人的时候就要享受安息。并且他们要服罪孽的刑罚;因为他们厌弃了我的典章,心中厌恶了我的律例。
44 Megjithatë kur do të ndodhen në vendin e armiqve të tyre, unë nuk do t’i përçmoj dhe nuk do t’i urrej aq sa t’i asgjësoj krejt dhe të prish besëlidhjen time që kam lidhur me ta; unë jam Zoti, Perëndia i tyre;
虽是这样,他们在仇敌之地,我却不厌弃他们,也不厌恶他们,将他们尽行灭绝,也不背弃我与他们所立的约,因为我是耶和华—他们的 神。
45 por për dashuri ndaj tyre do të kujtohem për besëlidhjen e lidhur me stërgjyshërit e tyre, që i nxora nga vendi i Egjiptit para syve të kombeve për të qënë Perëndia i tyre. Unë jam Zoti”.
我却要为他们的缘故记念我与他们先祖所立的约。他们的先祖是我在列邦人眼前、从埃及地领出来的,为要作他们的 神。我是耶和华。”
46 Këto janë statutet, dekretet dhe ligjet që Zoti vendosi midis tij dhe bijve të Izraelit, mbi malin Sinai me anë të Moisiut.
这些律例、典章,和法度是耶和华与以色列人在西奈山借着摩西立的。

< Levitiku 26 >