< Gjyqtarët 17 >

1 Në krahinën malore të Efraimit ishte një njeri që quhej Mikah.
以法蓮山地有一個人名叫米迦。
2 Ai i tha nënes së tij: “Një mijë e njëqind siklat prej argjendi që të kanë marrë dhe për të cilat ke thënë një mallkim, që e dëgjova me veshët e mi, ja, i kam unë; ato para i kisha marrë unë”. Nëna e tij tha: “Im bir qoftë i bekuar nga Zoti!”.
他對母親說:「你那一千一百舍客勒銀子被人拿去,你因此咒詛,並且告訴了我。看哪,這銀子在我這裏,是我拿去了。」他母親說:「我兒啊,願耶和華賜福與你!」
3 Kështu ai ia ktheu nënes së tij të një mijë e njëqind siklat prej argjendi dhe e ëma tha: “Unë ia shenjtëroj plotësisht nga dora ime këtë argjend Zotit për birin tim, për ta bërë një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe një figurë me derdhje prandaj po ta kthej tani”.
米迦就把這一千一百舍客勒銀子還他母親。他母親說:「我分出這銀子來為你獻給耶和華,好雕刻一個像,鑄成一個像。現在我還是交給你。」
4 Pas kthimit të argjendit nënes së tij, e ëma mori dyqind sikla argjendi dhe ia dha shkrirësit, i cili bëri një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe një figurë me derdhje metali; dhe këto u vendosën në shtëpinë e Mikahut.
米迦將銀子還他母親,他母親將二百舍客勒銀子交給銀匠,雕刻一個像,鑄成一個像,安置在米迦的屋內。
5 Kështu ky njeri, Mikahu, pati një shtëpi perëndish; bëri një efod dhe një shtëpi idhujsh, dhe shenjtëroi një nga bijtë e tij që i shërbente ai prift.
這米迦有了神堂,又製造以弗得和家中的神像,分派他一個兒子作祭司。
6 Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij.
那時以色列中沒有王,各人任意而行。
7 Ishte një i ri nga Betlemi i Judës, nga familja e Judës, i cili ishte Levit dhe banonte në atë vend si i huaj.
猶大的伯利恆有一個少年人,是猶大族的利未人,他在那裏寄居。
8 Ky njeri u nis nga qyteti i Betlemit të Judës për t’u vendosur aty ku mund të gjente një vend; duke ecur arriti në krahinën malore të Efraimit, në shtëpinë e Mikahut.
這人離開猶大的伯利恆城,要找一個可住的地方。行路的時候,到了以法蓮山地,走到米迦的家。
9 Mikahu e pyeti: “Nga po vjen?”. Ai u përgjegj: “Jam një Levit nga Betlemi i Judës dhe jam duke kërkuar një vend ku mund të vendosem”.
米迦問他說:「你從哪裏來?」他回答說:「從猶大的伯利恆來。我是利未人,要找一個可住的地方。」
10 Mikahu i tha: “Rri me mua, dhe bëhu ati dhe prifti im; do të të jap dhjetë sikla argjendi çdo vit, rroba dhe ushqim”. Atëherë Leviti hyri.
米迦說:「你可以住在我這裏,我以你為父、為祭司。我每年給你十舍客勒銀子,一套衣服和度日的食物。」利未人就進了他的家。
11 Kështu Leviti pranoi të rrinte me atë njeri, që e trajtoi të riun sikur të ishte një nga bijtë e tij.
利未人情願與那人同住;那人看這少年人如自己的兒子一樣。
12 Mikahu e shenjtëroi Levitin; i riu i shërbeu si prift dhe u vendos në shtëpinë e Mikahut.
米迦分派這少年的利未人作祭司,他就住在米迦的家裏。
13 Pastaj Mikahu i tha: “Tani e di që Zoti do të më bëjë të mira, sepse kam një Levit që më shërben si prift”.
米迦說:「現在我知道耶和華必賜福與我,因我有一個利未人作祭司。」

< Gjyqtarët 17 >