< Gjyqtarët 14 >

1 Sansoni zbriti në Timnah dhe aty pa një grua midis bijave të Filistejve.
那時三松下到提默納;在那裏見了一個女子,她是培肋舍特人的女兒。
2 Kur u kthye në shtëpi, foli për të me të atin dhe të ëmën, duke u thënë: “Pashë në Timnah një femër midis bijave të Filistejve; ma merrni për grua”.
三松上去稟告他的父母說:「我在提默納見了一個女子,她是培肋舍特人的女兒,願你們現今把她給我娶來為妻! 」
3 Babai dhe nëna e tij i thanë: “A nuk ka vallë një grua midis bijave të vëllezërve të tu në gjithë popullin tonë, që ti të shkosh të marrësh një grua midis Filistejve të parrethprerë?”. Por Sansoni iu përgjegj atit të tij me këto fjalë: “Merrma atë, sepse më pëlqen”.
他的父母對他說:「難道在你兄弟的女兒中,在我們民族間沒有女子嗎﹖為什麼你要去從那些未受割損的培肋舍特人中間娶妻呢﹖」三松向他的父親說:「請給我娶了她! 因為我實在喜歡她。」
4 Por i ati dhe e ëma nuk e dinin se kjo vinte nga Zoti dhe që Sansoni kërkonte një rast kundër Filistejve. Në atë kohë, Filistejtë sundonin në Izrael.
他的父母原不知道這事是出於上主,使他找機會攻擊培肋舍特,因為那時培肋舍特正統治以色列。
5 Pastaj Sansoni zbriti me të atin dhe me të ëmën në Timnah; sapo arritën në vreshtat e Timnahut, një luan i vogël u doli përpara duke ulëritur.
三松往提默納去,來到提默納的葡萄園時,看,有一隻小獅子向他咆哮;
6 Atëherë Fryma e Zotit zbriti në mënyrë të fuqishme mbi të dhe ai, pa pasur asgjë në dorë, e shqeu luanin, ashtu si shqyhet një kec; por nuk i tha asgjë atit dhe nënes së tij për atë që kishte bërë.
上主的神突然降在他身上,他當時雖赤手空拳,竟將那獅子撕裂,好像撕裂小山羊;他沒有把所作的這事告訴他的父母。
7 Pastaj zbriti dhe i foli gruas, dhe ajo i pëlqeu Sansonit.
此後他下去向那女子談情,三松很喜愛她。
8 Mbas disa ditësh ai u kthye për ta marrë me vete dhe doli nga rruga për të parë skeletin e luanit; dhe ja, në trupin e luanit kishte një mori bletësh dhe mjaltë.
過了不久,回去娶她,繞路去看那隻死獅子。看,在獅子屍體內有一窩蜜蜂作了蜜。
9 Ai mori pak mjaltë në dorë dhe filloi ta hajë ndërsa po ecte; kur arriti tek i ati dhe tek e ëma, u dha edhe atyre dhe ata e hëngrën; por nuk u tha që e kishte marrë mjaltin nga trupi i luanit.
他取了些蜜放在手中,繼續前行,一面走一面吃;來到他父母那裏,也給他們一些,他們也吃了,但他沒有告訴他們這蜜是從獅子屍體內取來的。
10 Pastaj i ati zbriti tek ajo grua, dhe aty Sansoni shtroi një gosti siç e kishin zakon të rinjtë.
三松又來到那女子那裏,有人為他設了婚筵,因為青年人們慣常這樣做。
11 Dhe ndodhi që, kur njërëzit e panë vendit, ata morën tridhjetë shokë, që të rrinin bashkë me të.
但有人害怕他,便請來三十個同伴陪伴他。
12 Sansoni u tha atyre: “Unë do t’ju propozoj një gjëzë; në rast se ju arrini të gjeni shpjegimin e saj të ma njoftoni brenda shtatë ditëve të gostisë, do t’ju jap tridhjetë tunika dhe tridhjetë ndërresa rrobash;
三松對他們說:「讓我給你們說個謎語,如果你們能在這七天婚筵期內,給我猜出來,我就給你們三十件襯衫和三十套禮服。
13 por në rast se nuk mund të ma shpjegoni, do të më jepni mua tridhjetë tunika dhe tridhjetë ndërresa rrobash”.
若是你們不能給我解說,你們就得給我三十件襯衫和三十套禮服。」他們對他說:「請你把謎語講給我們聽。」
14 Ata iu përgjegjën: “Propozo gjëzën tënde, që ta dëgjojmë”. Ai u tha atyre: “Nga gllabëruesi doli ushqimi, dhe nga i forti doli e ëmbla”. Tri ditë me radhë ata nuk arritën ta shpjegojnë gjëzën.
他向他們說:「食者生出食品,強者生出甘甜。」他們三天之久不能解這謎語。
15 Ditën e shtatë i thanë bashkëshortes së Sansonit: “Mbushja mendjen burrit tënd që të na shpjegojë gjëzën; ndryshe do të të djegim ty dhe do t’i vëmë flakën shtëpisë së atit tënd. A na keni ftuar për të na zhveshur? Vallë a s’është ashtu?”.
到了第四天,他們對三松的妻子說:「請引誘你的丈夫,把謎語說給你,以免我們放火燒你和你的父家。難道你請了我們來,是為了奪取我們的東西嗎﹖」
16 Gruaja e Sansonit qau para tij dhe i tha: “Ti ke vetëm urrejtje ndaj meje dhe nuk më do; ti u propozove një gjëzë bijve të popullit tim, por nuk ia shpjegova as atit tim; as nënës sime, pse duhet të ta shpjegoj ty?”.
三松的妻子就在他眼前哭哭啼啼說:「你是恨我,而不是愛我! 你給我的同胞說謎語,都不解給我聽。」三松對她說:「你看,我都沒有告訴我的父母,怎能告訴你﹖」
17 Ajo qau para tij gjatë shtatë ditëve të festës. Kështu ditën e shtatë Sansoni ia shpjegoi, sepse e mërziste; pastaj ua shpjegoi gjëzën bijve të popullit të saj.
那七天婚筵期內,她常在他跟前哭哭啼啼;到了第七天,由於她不斷的催逼,三松便將謎底告訴了她;她就把謎底告訴自己的同胞。
18 Njerëzit e qytetit, ditën e shtatë, para se të perëndonte dita, i thanë Sansonit: “A ka gjë më të ëmbël se mjalti? A ka gjë më të fortë se luani?”. Dhe ai iu përgjegj atyre: “Po të mos kishit lëruar me mëshqerrën time, nuk do ta kishit zgjidhur gjëzën time”.
到了第七天,在他進洞房之前,本城的人給他說:「有什麼比蜜還甜﹖有什麼比獅子還強﹖」他向他們說:「你們若不是用我的小母牛耕田,你們決不會猜出我的謎底。」
19 Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi të në mënyrë të fuqishme, dhe ai zbriti deri në Ashkelon, vrau tridhjetë njerëz nga ata, mori plaçkat e tyre dhe u dha ndërresat e rrobave atyre që e kishin shpjeguar gjëzën. Kështu zemërimi i tij u ndez; pastaj ai u ngjit përsëri në shtëpinë e të atit.
上主的神又突然降在他身上,他就下到阿市刻隆,擊殺了三十個人,拿了所劫奪的東西,把三十套禮服送給猜中謎語的人;以後憤怒的回到父親家裏。
20 Por gruan e Sansonit ia dhanë shokut të tij, që kishte qenë shoku i tij më i mirë.
三松的妻子以後卻跟了作他伴郎的一個同伴。

< Gjyqtarët 14 >