< Jozueu 23 >

1 Shumë kohë mbas pushimit që Zoti i kishte siguruar Izraelit nga të gjithë armiqtë që e rrethonin, Jozueu, tanimë i plakur dhe me moshë të shtyrë,
以後上主使以色列同四周敵人平安無事,這樣過弓很長的時間,若蘇厄已年老,上了年紀,
2 mblodhi tërë Izraelin, pleqtë e tij, krerët, gjykatësit dhe oficerët e tij, dhe u tha: “Unë jam plak dhe i shtyrë në moshë,
便將全以色列人,他們的長老、首領、判官和官長召來,對他們說:「我已年老,上了年紀
3 Ju i patë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë të gjitha kombeve, për shkakun tuaj, sepse ka qenë vetë Zoti, Perëndia juaj, që ka luftuar për ju.
你們都親眼見了上主你們的天主,為了你們對有的民族所做的一切;因為是上你們的天主在替你們作戰。
4 Dhe ja, unë kam ndarë midis jush me short, si trashëgimi për fiset tuaja, kombet që mbeten, bashkë me tërë kombet që kam shfarosur, nga Jordani deri në Detin e Madh, në perëndim.
你們看,我己用抽籤方式,將由約旦河起,直到日落之處的大海之間,所消滅和所剩下的各民族的土地,按照你們各支派,都分了你們作產業。
5 Dhe Zoti, Perëndia juaj, do t’i dëbojë ai vetë para jush; kështu ju do të shtini në dorë vendin e tyre, ashtu si ju ka premtuar Zoti, Perëndia juaj.
上主你們的天主入將他們由你們面前趕走,使他們離開你們,叫你們承受他們的土地,一如上主你們的天主向你們所應許的。
6 Jini, pra, shumë të vendosur në zbatimin dhe vënien në praktikë të ligjit të Moisiut, pa u shmangur as djathtas as majtas,
因此,你們要更忠實謹守奉行梅瑟法律書上所記載的一切,不可偏左偏右,
7 pa u përzier me kombet që mbeten midis jush; nuk do të përmendni as emrin e perëndive të tyre dhe nuk do të betoheni për ta; nuk do t’i shërbeni dhe nuk do të bini përmbys para tyre;
不可與你們中間的異族往來,不可提起你們的神名,不可指著他們起誓,不可事奉那些神袛,也不可在你們面前跪拜。
8 por do të lidheni ngushtë me Zotin, Perëndinë tuaj, siç keni bërë deri sot.
反之,你們應依照你們直到到今天所行的,依附上主你們的天主,
9 Në fakt Zoti ka dëbuar para jush kombe të mëdhenj dhe të fuqishëm; dhe askush nuk ka mundur t’ju bëjë ballë deri më sot.
因為是上主從你們中間趕走了那些強大的異族,直到今天,沒有人能抵抗你們,
10 Një i vetëm nga ju do të ndjekë njëmijë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që lufton për ju, siç e ka premtuar.
你們一人能趕走千人,是因為上主你們的天主,照衪所應許的,親自為你們作戰。
11 Tregoni, pra, kujdes të madh për shpirtrat tuaj, për ta dashur Zotin, Perëndinë tuaj.
你們要盡心盡力,愛慕上主你們的天主。
12 Por në rast se i shmangeni dhe bashkoheni me mbeturinat e këtyre kombeve që kanë mbetur midis jush dhe bashkoheni me anë martesash me ta dhe përziheni me ta dhe ata me ju,
如果你們背棄上主,依戀你們中間所剩餘的異族,同他們結婚,互相往來,
13 dijeni me siguri që Zoti, Perëndia juaj, nuk ka për të vazhduar t’i dëbojë këto kombe para jush; por ata do të bëhen për ju një kurth, një kamzhik në ijët tuaja dhe hala në sytë tuaja, deri sa ju të zhdukeni nga ky vend i mirë që Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë.
你們就當知道,上主你們的天主必不從你們面前,趕走這個異族,你們必將成為你們的羅網和陷阱,打你們腰的鞭子,扎你們眼的芒刺,直到從上主你們的天主所賜給你們的這福地上,全被消滅。
14 Dhe ja, unë po iki sot në rrugën e gjithë botës; pranoni, pra, me gjithë zemër e me gjithë shpirt që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e mira që Zoti, Perëndia juaj, ka thënë lidhur me ju; të tëra u vërtetuan për ju; as edhe një nuk ra për tokë.
看我今天就要走世人必走的路,你們要一心一意地承認,上主你們的天主應許所賜給你們的話,沒有一句落空。
15 Dhe ka për të ndodhur që, ashtu si për të gjitha gjërat e mira që Zoti, Perëndia juaj, ju kishte premtuar ju kanë dalë, kështu Zoti do të sjellë mbi ju tërë fatkeqësitë, deri sa t’ju zhdukë nga ky vend i mirë që Perëndia juaj, Zoti ju ka dhënë.
上主你們的天主對你們所應許的一切幸福,怎樣實行在你們身上,直到將你們從上主你們天主所賜與你們的這土地上消滅。
16 Në rast se shkelni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar, dhe shkoni t’u shërbeni perëndive të tjera dhe bini përmbys para tyre, atëherë zemërimi i Zotit do të ndizet kundër jush dhe ju do të zhdukeni shpejt nga vendi i mirë që Ai ju ka dhënë”.
如果你們違犯上主你們的天主與你們訂立的盟約,去事奉敬其他的神,上主必向你們大發忿怒,使你們迅速從你們的福地上消滅。

< Jozueu 23 >