< Gjoni 5 >

1 Pas këtyre ngjarjeve ishte një festë e Judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.
ܒܬܪ ܗܠܝܢ ܗܘܐ ܥܕܥܕܐ ܕܝܗܘܕܝܐ ܘܤܠܩ ܝܫܘܥ ܠܐܘܪܫܠܡ
2 Në Jeruzalem, afër portës së dhenve, është një pellg që në hebraisht quhet Betesda, dhe ka pesë portikë.
ܐܝܬ ܗܘܐ ܕܝܢ ܬܡܢ ܒܐܘܪܫܠܡ ܕܘܟܬܐ ܚܕܐ ܕܡܥܡܘܕܝܬܐ ܕܡܬܩܪܝܐ ܥܒܪܐܝܬ ܒܝܬ ܚܤܕܐ ܘܐܝܬ ܗܘܐ ܒܗ ܚܡܫܐ ܐܤܛܘܝܢ
3 Nën to dergjeshin një numër i madh të lënguarish: të verbër, të çalë dhe të paralizuar, të cilët prisnin lëvizjen e ujit.
ܘܒܗܠܝܢ ܪܡܝܢ ܗܘܘ ܥܡܐ ܤܓܝܐܐ ܕܟܪܝܗܐ ܘܤܡܝܐ ܘܚܓܝܤܐ ܘܝܒܝܫܐ ܘܡܤܟܝܢ ܗܘܘ ܠܙܘܥܐ ܕܡܝܐ
4 Sepse një engjëll, kohë pas kohe, zbriste në pellg dhe e lëvizte ujin; dhe i pari që hynte, mbasi uji ishte lëvizur, shërohej nga çfarëdo sëmundje që të kishte.
ܡܠܐܟܐ ܓܝܪ ܒܙܒܢ ܙܒܢ ܢܚܬ ܗܘܐ ܠܗ ܠܡܥܡܘܕܝܬܐ ܘܡܙܝܥ ܗܘܐ ܠܗܘܢ ܠܡܝܐ ܘܐܝܢܐ ܕܩܕܡܝܐ ܢܚܬ ܗܘܐ ܡܢ ܒܬܪ ܙܘܥܐ ܕܡܝܐ ܡܬܚܠܡ ܗܘܐ ܟܠ ܟܐܒܐ ܐܝܢܐ ܕܐܝܬ ܗܘܐ ܠܗ
5 Aty ishte një njeri i lënguar prej tridhjetë e tetë vjetësh.
ܐܝܬ ܗܘܐ ܕܝܢ ܬܡܢ ܓܒܪܐ ܚܕ ܕܬܠܬܝܢ ܘܬܡܢܐ ܫܢܝܢ ܐܝܬܘܗܝ ܗܘܐ ܒܟܘܪܗܢܐ
6 Jezusi, duke e parë shtrirë dhe duke ditur se prej shumë kohe ishte në atë gjendje, i tha: “A dëshiron të shërohesh?”.
ܠܗܢܐ ܚܙܐ ܝܫܘܥ ܕܪܡܐ ܘܝܕܥ ܕܙܒܢܐ ܤܓܝܐܐ ܐܝܬ ܠܗ ܘܐܡܪ ܠܗ ܨܒܐ ܐܢܬ ܕܬܬܚܠܡ
7 I lënguari u përgjigj: “Zot, unë s’kam njeri që, kur lëviz uji, të më fusë në pellg; dhe, ndërsa unë po shkoj, një tjetër zbret para meje”.
ܥܢܐ ܗܘ ܟܪܝܗܐ ܘܐܡܪ ܐܝܢ ܡܪܝ ܠܝܬ ܠܝ ܕܝܢ ܐܢܫ ܕܡܐ ܕܐܬܬܙܝܥܘ ܡܝܐ ܢܪܡܝܢܝ ܒܡܥܡܘܕܝܬܐ ܐܠܐ ܥܕ ܐܢܐ ܐܬܐ ܐܢܐ ܐܚܪܝܢ ܡܢ ܩܕܡܝ ܢܚܬ
8 Jezusi i tha: “Çohu, merr vigun tënd dhe ec!”.
ܐܡܪ ܠܗ ܝܫܘܥ ܩܘܡ ܫܩܘܠ ܥܪܤܟ ܘܗܠܟ
9 Njeriu u shërua në çast, mori vigun e tij dhe eci. Atë ditë ishte e shtunë.
ܘܒܪ ܫܥܬܗ ܐܬܚܠܡ ܓܒܪܐ ܗܘ ܘܩܡ ܫܩܠ ܥܪܤܗ ܘܗܠܟ ܘܗܘ ܗܘ ܝܘܡܐ ܫܒܬܐ ܗܘܬ
10 Prandaj Judenjtë i thanë atij që u shërua: “Éshtë e shtunë; nuk është e ligjshme për ty të ngresh vigun tënd!”.
ܘܐܡܪܝܢ ܠܗ ܝܗܘܕܝܐ ܠܗܘ ܕܐܬܐܤܝ ܫܒܬܐ ܗܝ ܠܐ ܫܠܝܛ ܠܟ ܕܬܫܩܘܠ ܥܪܤܟ
11 Ai iu përgjigj atyre: “Ai që më shëroi më tha: “Merre vigun tënd dhe ec!””.
ܗܘ ܕܝܢ ܥܢܐ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܗܘ ܕܥܒܕܢܝ ܚܠܝܡܐ ܗܘ ܐܡܪ ܠܝ ܕܫܩܘܠ ܥܪܤܟ ܘܗܠܟ
12 Atëherë ata e pyetën: “Kush është ai njeri që të tha: “Merre vigun tënd dhe ec”?”.
ܘܫܐܠܘܗܝ ܡܢܘ ܗܢܐ ܓܒܪܐ ܕܐܡܪ ܠܟ ܕܫܩܘܠ ܥܪܤܟ ܘܗܠܟ
13 Por ai që ishte shëruar nuk e dinte kush ishte, sepse Jezusi ishte larguar për shkak të turmës që ishte në atë vend.
ܗܘ ܕܝܢ ܕܐܬܐܤܝ ܠܐ ܝܕܥ ܗܘܐ ܡܢܘ ܝܫܘܥ ܓܝܪ ܐܬܓܢܝ ܗܘܐ ܠܗ ܒܟܢܫܐ ܤܓܝܐܐ ܕܐܝܬ ܗܘܐ ܒܕܘܟܬܐ ܗܝ
14 Më vonë Jezusi e gjeti në tempull dhe i tha: “Ja, ti u shërove; mos mëkato më që të mos të të bëhet një gjë më e keqe”.
ܒܬܪ ܙܒܢ ܐܫܟܚܗ ܝܫܘܥ ܒܗܝܟܠܐ ܘܐܡܪ ܠܗ ܗܐ ܚܠܝܡ ܐܢܬ ܬܘܒ ܠܐ ܬܚܛܐ ܕܠܡܐ ܢܗܘܐ ܠܟ ܡܕܡ ܕܒܝܫ ܡܢ ܩܕܡܝܐ
15 Ai njeri shkoi dhe u tregoi Judenjve se Jezusi ishte ai që e shëroi.
ܘܐܙܠ ܗܘ ܓܒܪܐ ܘܐܡܪ ܠܝܗܘܕܝܐ ܕܝܫܘܥ ܗܘ ܗܘ ܕܐܚܠܡܗ
16 Për këtë Judenjtë e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave.
ܘܡܛܠ ܗܕܐ ܪܕܦܝܢ ܗܘܘ ܝܗܘܕܝܐ ܠܝܫܘܥ ܘܒܥܝܢ ܗܘܘ ܠܡܩܛܠܗ ܕܗܠܝܢ ܥܒܕ ܗܘܐ ܒܫܒܬܐ
17 Por Jezusi u përgjigj atyre: “Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj”.
ܗܘ ܕܝܢ ܝܫܘܥ ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܐܒܝ ܥܕܡܐ ܠܗܫܐ ܥܒܕ ܐܦ ܐܢܐ ܥܒܕ ܐܢܐ
18 Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë.
ܘܡܛܠ ܗܕܐ ܝܬܝܪܐܝܬ ܒܥܝܢ ܗܘܘ ܝܗܘܕܝܐ ܠܡܩܛܠܗ ܠܐ ܒܠܚܘܕ ܕܫܪܐ ܗܘܐ ܫܒܬܐ ܐܠܐ ܐܦ ܕܥܠ ܐܠܗܐ ܕܐܒܘܗܝ ܐܝܬܘܗܝ ܐܡܪ ܗܘܐ ܘܡܫܘܐ ܗܘܐ ܢܦܫܗ ܥܡ ܐܠܗܐ
19 Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri.
ܥܢܐ ܕܝܢ ܝܫܘܥ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܐܡܝܢ ܐܡܝܢ ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܕܠܐ ܡܫܟܚ ܒܪܐ ܥܒܕ ܡܕܡ ܡܢ ܨܒܘܬ ܢܦܫܗ ܐܠܐ ܡܕܡ ܕܚܙܐ ܠܐܒܐ ܕܥܒܕ ܐܝܠܝܢ ܓܝܪ ܕܐܒܐ ܥܒܕ ܗܠܝܢ ܐܦ ܒܪܐ ܐܟܘܬܗ ܥܒܕ
20 Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t’i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni.
ܐܒܐ ܓܝܪ ܪܚܡ ܠܒܪܗ ܘܟܠܡܕܡ ܕܥܒܕ ܡܚܘܐ ܠܗ ܘܕܝܬܝܪܝܢ ܡܢ ܗܠܝܢ ܥܒܕܐ ܡܚܘܐ ܠܗ ܕܐܢܬܘܢ ܬܬܕܡܪܘܢ
21 Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do.
ܐܝܟܢܐ ܓܝܪ ܕܐܒܐ ܡܩܝܡ ܡܝܬܐ ܘܡܚܐ ܠܗܘܢ ܗܟܢܐ ܐܦ ܒܪܐ ܠܐܝܠܝܢ ܕܨܒܐ ܡܚܐ
22 Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit,
ܠܐ ܗܘܐ ܓܝܪ ܐܒܐ ܕܐܢ ܠܐܢܫ ܐܠܐ ܟܠܗ ܕܝܢܐ ܝܗܒܗ ܠܒܪܐ
23 që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar.
ܕܟܠܢܫ ܢܝܩܪ ܠܒܪܐ ܐܝܟ ܕܡܝܩܪ ܠܐܒܐ ܗܘ ܕܠܐ ܡܝܩܪ ܠܒܪܐ ܠܐ ܡܝܩܪ ܠܐܒܐ ܕܫܕܪܗ
24 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë. (aiōnios g166)
ܐܡܝܢ ܐܡܝܢ ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܕܡܢ ܕܫܡܥ ܡܠܬܝ ܘܡܗܝܡܢ ܠܡܢ ܕܫܕܪܢܝ ܐܝܬ ܠܗ ܚܝܐ ܕܠܥܠܡ ܘܠܕܝܢܐ ܠܐ ܐܬܐ ܐܠܐ ܫܢܝ ܠܗ ܡܢ ܡܘܬܐ ܠܚܝܐ (aiōnios g166)
25 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë.
ܐܡܝܢ ܐܡܝܢ ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܕܐܬܝܐ ܫܥܬܐ ܐܦ ܗܫܐ ܐܝܬܝܗ ܐܡܬܝ ܕܡܝܬܐ ܢܫܡܥܘܢ ܩܠܗ ܕܒܪܗ ܕܐܠܗܐ ܘܗܢܘܢ ܕܫܡܥܝܢ ܢܚܘܢ
26 Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete;
ܐܝܟܢܐ ܓܝܪ ܕܠܐܒܐ ܐܝܬ ܚܝܐ ܒܩܢܘܡܗ ܗܟܢܐ ܝܗܒ ܐܦ ܠܒܪܐ ܕܢܗܘܘܢ ܚܝܐ ܒܩܢܘܡܗ
27 dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut.
ܘܐܫܠܛܗ ܕܢܗܘܐ ܥܒܕ ܐܦ ܕܝܢܐ
28 Mos u mrrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij
ܕܒܪܗ ܗܘ ܕܝܢ ܕܐܢܫܐ ܠܐ ܬܬܕܡܪܘܢ ܒܗܕܐ ܕܐܬܝܐ ܫܥܬܐ ܐܡܬܝ ܕܟܠܗܘܢ ܐܝܠܝܢ ܕܒܩܒܪܐ ܐܢܘܢ ܢܫܡܥܘܢ ܩܠܗ
29 dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit.
ܘܢܦܩܘܢ ܐܝܠܝܢ ܕܥܒܕܘ ܛܒܬܐ ܠܩܝܡܬܐ ܕܚܝܐ ܘܐܝܠܝܢ ܕܥܒܕܘ ܒܝܫܬܐ ܠܩܝܡܬܐ ܕܕܝܢܐ
30 Unë s’mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar.
ܠܐ ܡܫܟܚ ܐܢܐ ܡܕܡ ܡܢ ܨܒܘܬ ܢܦܫܝ ܠܡܥܒܕ ܐܠܐ ܐܝܟܢܐ ܕܫܡܥ ܐܢܐ ܕܐܢ ܐܢܐ ܘܕܝܢܝ ܟܐܝܢ ܗܘ ܠܐ ܓܝܪ ܒܥܐ ܐܢܐ ܨܒܝܢܝ ܐܠܐ ܨܒܝܢܗ ܕܡܢ ܕܫܕܪܢܝ
31 Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë.
ܐܢ ܐܢܐ ܡܤܗܕ ܐܢܐ ܥܠ ܢܦܫܝ ܤܗܕܘܬܝ ܠܐ ܗܘܬ ܫܪܝܪܐ
32 Éshtë një tjetër që dëshmon për mua, dhe unë e di se dëshmia që ai jep për mua është e vërtetë.
ܐܚܪܝܢ ܗܘ ܗܘ ܕܡܤܗܕ ܥܠܝ ܘܝܕܥ ܐܢܐ ܕܫܪܝܪܐ ܗܝ ܤܗܕܘܬܗ ܕܡܤܗܕ ܥܠܝ
33 Ju keni dërguar te Gjoni dhe ai i ka dhënë dëshmi të vërtetës.
ܐܢܬܘܢ ܫܕܪܬܘܢ ܠܘܬ ܝܘܚܢܢ ܘܐܤܗܕ ܥܠ ܫܪܪܐ
34 Tani unë nuk e marr dëshminë nga asnjë njeri, por i them këto gjëra që ju të shpëtoheni.
ܐܢܐ ܕܝܢ ܠܐ ܗܘܐ ܡܢ ܒܪܢܫܐ ܢܤܒ ܐܢܐ ܤܗܕܘܬܐ ܐܠܐ ܗܠܝܢ ܐܡܪ ܐܢܐ ܕܐܢܬܘܢ ܬܚܘܢ
35 Ai ishte një kandil që digjet e ndriçon; dhe ju deshët të gëzoheni për pak kohë në dritën e tij.
ܗܘ ܫܪܓܐ ܗܘܐ ܕܕܠܩ ܘܡܢܗܪ ܘܐܢܬܘܢ ܨܒܝܬܘܢ ܕܬܫܬܒܗܪܘܢ ܕܫܥܬܐ ܒܢܘܗܪܗ
36 Por dëshmia që kam unë është më e madhe nga ajo e Gjonit; sepse veprat që Ati më ka dhënë të kryej, ato vepra që bëj unë, dëshmojnë për mua, se Ati më ka dërguar.
ܠܝ ܕܝܢ ܐܝܬ ܠܝ ܤܗܕܘܬܐ ܕܪܒܐ ܡܢ ܕܝܘܚܢܢ ܥܒܕܐ ܓܝܪ ܕܝܗܒ ܠܝ ܐܒܝ ܕܐܫܠܡ ܐܢܘܢ ܗܢܘܢ ܥܒܕܐ ܕܥܒܕ ܐܢܐ ܤܗܕܝܢ ܥܠܝ ܕܐܒܐ ܫܠܚܢܝ
37 Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij,
ܘܐܒܐ ܕܫܠܚܢܝ ܗܘ ܤܗܕ ܥܠܝ ܠܐ ܩܠܗ ܡܡܬܘܡ ܫܡܥܬܘܢ ܘܠܐ ܚܙܘܗ ܚܙܝܬܘܢ
38 dhe nuk e keni fjalën e tij që të banojë në ju, sepse nuk besoni në atë që ai ka dërguar.
ܘܡܠܬܗ ܠܐ ܡܩܘܝܐ ܒܟܘܢ ܡܛܠ ܕܒܗܘ ܕܗܘ ܫܕܪ ܐܢܬܘܢ ܠܐ ܡܗܝܡܢܝܢ ܐܢܬܘܢ
39 Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua. (aiōnios g166)
ܒܨܘ ܟܬܒܐ ܕܒܗܘܢ ܡܤܒܪܝܢ ܐܢܬܘܢ ܕܚܝܐ ܕܠܥܠܡ ܐܝܬ ܠܟܘܢ ܘܗܢܘܢ ܤܗܕܝܢ ܥܠܝ (aiōnios g166)
40 Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën.
ܘܠܐ ܨܒܝܢ ܐܢܬܘܢ ܕܬܐܬܘܢ ܠܘܬܝ ܕܚܝܐ ܕܠܥܠܡ ܢܗܘܘܢ ܠܟܘܢ
41 Unë nuk marr lavdi nga njerëzit.
ܫܘܒܚܐ ܡܢ ܒܢܝ ܐܢܫܐ ܠܐ ܢܤܒ ܐܢܐ
42 Por unë ju njoh, që nuk keni dashurinë e Perëndisë në ju.
ܐܠܐ ܝܕܥܬܟܘܢ ܕܚܘܒܗ ܕܐܠܗܐ ܠܝܬ ܒܟܘܢ
43 Unë kam ardhur në emër të Atit tim dhe ju nuk më pranoni; po të vinte ndonjë tjetër në emër të vet, ju do ta pranonit.
ܐܢܐ ܐܬܝܬ ܒܫܡܗ ܕܐܒܝ ܘܠܐ ܡܩܒܠܝܢ ܐܢܬܘܢ ܠܝ ܘܐܢ ܐܚܪܝܢ ܢܐܬܐ ܒܫܡ ܢܦܫܗ ܠܗܘ ܬܩܒܠܘܢ
44 Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia?
ܐܝܟܢܐ ܡܫܟܚܝܢ ܐܢܬܘܢ ܠܡܗܝܡܢܘ ܕܫܘܒܚܐ ܚܕ ܡܢ ܚܕ ܡܩܒܠܝܢ ܐܢܬܘܢ ܘܫܘܒܚܐ ܕܡܢ ܚܕ ܐܠܗܐ ܠܐ ܒܥܝܢ ܐܢܬܘܢ
45 Mos mendoni se unë ju padis tek Ati; ka kush t’ju padisë: Moisiu, në të cilin ju kishit varur shpresën tuaj;
ܠܡܐ ܤܒܪܝܢ ܐܢܬܘܢ ܕܐܢܐ ܐܟܠ ܐܢܐ ܩܪܨܝܟܘܢ ܩܕܡ ܐܒܐ ܐܝܬܘܗܝ ܡܢ ܕܐܟܠ ܩܪܨܝܟܘܢ ܡܘܫܐ ܗܘ ܕܒܗ ܤܒܪܬܘܢ
46 sepse nëqoftëse ju do t’i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.
ܐܠܘ ܓܝܪ ܒܡܘܫܐ ܗܝܡܢܬܘܢ ܐܦ ܒܝ ܡܗܝܡܢܝܢ ܗܘܝܬܘܢ ܡܘܫܐ ܓܝܪ ܥܠܝ ܟܬܒ
47 Por nëqoftëse ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t’u besoni fjalëve të mia?”.
ܘܐܢ ܠܟܬܒܘܗܝ ܕܗܘ ܠܐ ܡܗܝܡܢܝܢ ܐܢܬܘܢ ܐܝܟܢܐ ܠܡܠܝ ܕܝܠܝ ܬܗܝܡܢܘܢ

< Gjoni 5 >