< Gjoni 19 >

1 Atëherë Pilati mori Jezusin dhe dha urdhër ta fshikullonin.
那时,彼拉多吩咐人把耶稣拉去鞭打。
2 Dhe ushtarët thurrën një kurorë me gjemba, ia vunë mbi krye dhe i veshën siper një mantel të purpurt,
士兵用荆棘编成冠冕,戴在他的头上,又给他披上紫色的外袍,
3 dhe thoshnin: “Tungjatjeta, o mbret i Judenjve”; dhe i binin me shuplaka.
然后一次又一次地来到他们面前,说:“犹太人的王万岁!”然后用手打他。
4 Pastaj Pilati doli përsëri dhe u tha atyre: “Ja, po jua nxjerr jashtë, që ta dini se nuk gjej në të asnjë faj”.
彼拉多再次来到外面,对犹太人说:“我把他带出来给你们,是让你们知道我不认为他有什么罪。”
5 Jezusi, pra, doli, duke mbajtur kurorën prej gjembash dhe mantelin e purpurit. Dhe Pilati u tha atyre: “Ja njeriu!”.
于是耶稣出来,戴着荆棘的冠冕,披着紫色的外袍。彼拉多对他们说:“看,就是这个人。”
6 Kur e panë krerët e priftërinjve dhe rojet, filluan të bërtasin, duke thënë: “Kryqëzoje, kryqëzoje!”. Pilati u tha atyre: “Merreni ju dhe kryqëzojeni, sepse unë nuk gjej në të asnjë faj”.
牧师长和差役看见耶稣,就喊叫说:“把他钉上十字架!把他钉上十字架!”彼拉多对他们说:“你们自己把他带去钉十字架吧,我不认为他有什么罪。”
7 Judenjtë iu përgjigjën: “Ne kemi një ligj dhe sipas ligjit tonë ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Bir të Perëndisë”.
犹太首领回答:“我们有律法,根据那律法,他是该死的,因为他自称为上帝之子。”
8 Kur Pilati i dëgjoi këto fjalë, kishte akoma më shumë frikë;
彼拉多听见这话,感到更害怕了,
9 dhe, si u kthye në pretorium, i tha Jezusit: “Nga je ti?”. Por Jezusi nuk i dha kurrfarë përgjigje.
于是回到他的官邸,问耶稣:“你是从哪里来的?”耶稣却不回答他。
10 Për këtë arsye Pilati i tha: “S’po më flet? ti s’e di që unë kam pushtet të të kryqëzoj dhe pushtet të të liroj?”.
彼拉多对他说:“你不想对我说话吗?难道你不知道,我有权释放你,也有权把你钉上十字架吗?”
11 Jezusi u përgjigj: “Ti nuk do të kishe asnjë pushtet përmbi mua, po të mos të qe dhënë prej së larti; prandaj ai që më dorëzoi tek ti ka faj më të madh”.
耶稣说:“如果不是从上天给你的权力,你就无权惩办我,因此,把我交给你的那人,罪更重。”
12 Që nga ai moment Pilati kërkoi ta lironte; por Judenjtë bërtisnin, duke thënë: “Po e lirove këtë, nuk je mik i Cezarit; kush e bën veten mbret, i kundërvihet Cezarit”.
听到这番话,彼拉多尝试想要释放耶稣。可是犹太人首领却喊叫说:“如果你释放这个人,就不是凯撒的朋友了。凡是自命为王的,就是与凯撒为敌。”
13 Pilati, pra, kur i dëgjoi këto fjalë, e çoi jashtë Jezusin dhe u ul në selinë e gjykatës, në vendin e quajtur “Kalldrëm”, e në hebraisht “Gabatha”;
彼拉多听了这些话,就把耶稣带到外面,来到一个名叫“铺石地”(希伯来语为“加巴大”)的地方,坐在审判椅上开始进行审判。
14 tani ishte dita e përgatitjes së Pashkës, dhe ishte afërsisht ora e gjashtë; dhe u tha Judenjve: “Ja mbreti juaj”.
当时逾越节前一天正午的时候,彼拉多对犹太人说:“看,你们的王!”
15 Por ata bërtitën: “Largoje! Largoje! Kryqëzoje!”. Pilati u tha atyre: “Ta kryqëzoj mbretin tuaj?”. Krerët e priftërinjve u përgjigjën: “Ne s’kemi mbret tjetër përveç Cezarit!”.
他们就喊叫起来:“杀了他!杀了他!把他钉上十字架!” 彼拉多问他们:“你们想要把你们的王钉上十字架吗?” 牧师长回答:“除了凯撒,我们没有王!”
16 Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. Dhe ata e morën Jezusin dhe e çuan tutje.
于是彼拉多把耶稣交给他们去钉上十字架。
17 Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit që quhej “Kafka”, që në hebraisht quhet “Golgota”,
他们让耶稣自己背着十字架,把他带到了一个名叫“髑髅之地”的地方(希伯来语为“各各他”)。
18 ku e kryqëzuan, dhe me të dy të tjerë, njërin në një anë e tjetrin në anën tjetër, dhe Jezusi në mes.
他们就在那里把耶稣钉在十字架上,和他一同钉十字架的,还有两个人,一边一个,耶稣在中间。
19 Dhe Pilati shkroi edhe një mbishkrim dhe e vuri në kryq; dhe atje ishte shkruar: “JEZUSI NAZAREAS, MBRETI I JUDENJVE”.
彼拉多写了一个牌子,上面写着:“犹太人的王拿撒勒人耶稣。”,放在十字架上。
20 Kështu këtë mbishkrim e lexuan shumë nga Judenjtë, sepse vendi ku u kryqëzua Jezusi ishte afër qytetit; dhe mbishkrimi ishte shkruar hebraisht, greqisht dhe latinisht.
很多人都看到了这个牌子,因为耶稣钉十字架的地方离城不远,而且那牌子是用希伯来文、拉丁文和希腊文写成。
21 Prandaj krerët e priftërinjve të Judenjve i thanë Pilatit: “Mos shkruaj: “Mbreti i Judenjve”, por se ai ka thënë: “Unë jam mbreti i Judenjve””.
牧师长对彼拉多说:“不要写‘犹太人的王’,要写‘此人自称:我是犹太人的王’。”
22 Pilati u përgjigj: “Atë që kam shkruar, e kam shkruar!”.
彼拉多说:“我写的就已经写了!”
23 Dhe ushtarët, mbasi e kishin kryqëzuar Jezusin, morën rrobat e tij dhe bënë katër pjesë, një pjesë për çdo ushtar, dhe tunikën. Por tunika ishte pa tegel, e endur një copë nga maja e deri në fund.
士兵把耶稣钉了十字架之后,就把他的衣服拿来,分成四份,每个兵一份。他们又拿他的袍子,这袍子没有缝,织成了一整件。
24 Prandaj ata i thanë njëri-tjetrit: “Nuk e grisim, por hedhim short kujt t’i bjerë”; që të përmbushej Shkrimi, që thotë: “I ndanë midis tyre rrobat e mia, dhe hodhën short për tunikën time”. Ushtarët, pra, i bënë këto gjëra.
因此,他们彼此说:“就别把它撕开了,我们来抽签,看看谁能拿到它。”这就应验了经上所说的:“他们分了我的外衣,又为我的衣而抽签。”
25 Por afër kryqit të Jezusit, qendronin nëna e tij dhe motra e nënës së tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenë.
士兵果然这样做了。 在耶稣十字架旁边,站着他的母亲和他母亲的姐妹,还有高罗巴的妻子玛利亚和抹大拉的玛利亚。
26 Atëherë Jezusi, kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha nënës së tij: “O grua, ja biri yt!”.
耶稣看见母亲,又看见他所爱的那门徒站在旁边,就对母亲说:“母亲,看!这是你的儿子。”
27 Pastaj i tha dishepullit: “Ja nëna jote!”. Dhe që në atë moment ai e mori në shtëpinë e vet.
然后他对那门徒说:“这是你的母亲。”然后,那名门徒就把她接到了自己的家中。
28 Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: “Kam etje!”.
耶稣知道自己来此的一切目的都已经达成,为了要使经上的话应验,就说:“我渴了。”
29 Por aty ishte një enë plot me uthull. Pasi shtinë një sfungjer në uthull dhe e vunë në majë të një dege hisopi, ia afruan te goja.
在那里有一个坛子,盛满了酸酒,他们就拿海绵浸了酸酒,绑在牛膝草的草茎上,送到他的口里。
30 Kur Jezusi e mori uthullën, tha: “U krye!”. Dhe duke ulur kryet, dha frymën.
耶稣尝了那酸酒,说:“完成了!”就低下头,断了气。
31 Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t’u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej.
因为那天是预备日,为了要避免尸体在安息日留在十字架上(事实上,这是一个特殊的安息日),于是犹太人首领就请求彼拉多打断那些被钉十字架的人的腿,防止他们的身体被移动。
32 Ushtarët, pra, erdhën dhe ia thyen kërcinjtë të parit dhe pastaj edhe tjetrit që ishte kryqëzuar me të;
于是士兵就把和耶稣另外两个钉上十字架之人的腿都打断了。
33 por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë,
他们来到耶稣那里,看见他已经死了,就没有打断他的腿。
34 por njëri nga ushtarët ia tejshpoi brinjën me një heshtë, dhe menjëherë i doli gjak e ujë.
但是有一个士兵用枪刺入他的肋侧,立刻有血和水流出来。
35 Dhe ai që ka parë, ka dëshmuar për këtë, dhe dëshmia e tij është e vërtetë; dhe ai e di se thotë të vërtetën, që ju të besoni.
看见此事的人已经作证了,他的见证是真实的,他也知道自己所说的是真实的,所以你们也应该相信。
36 Këto gjëra në fakt ndodhën që të përmbushet Shkrimi: “Nuk do t’i thyhet asnjë eshtër”.
这些事的发生,应验了经文所说“他的骨头,一根也不可折断。”
37 Dhe akoma një Shkrim tjetër thotë: “Do të vështrojnë atë që e kanë tejshpuar”.
另有一处经文说:“他们要仰望自己所刺的人。”
38 Pas këtyre gjërave, Jozefi nga Arimatea, që ishte dishepull i Jezusit, por fshehtas nga druajtja e Judenjve, i kërkoi Pilatit që mund ta merrte trupin e Jezusit; dhe Pilati i dha leje. Atëherë ai erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.
在这之后,有一名亚利马太人约瑟来见彼拉多,请求领走耶稣的身体。他是耶稣的门徒,但因为怕犹太人,所以偷偷地进行。彼拉多批准了,他便把耶稣的身体领去。
39 Por erdhi dhe Nikodemi, i cili më përpara kishte vajtur te Jezusi natën, duke sjellë një përzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth njëqind librash.
以前曾在夜晚去见耶稣的尼哥德慕也来了,带着没药和沉香混合的香料,约有三十四公斤。
40 Ata, pra, e morën trupin e Jezusit dhe e mbështollën në pëlhura liri me erëra të këndëshme, sipas zakonit të varrimit që ndiqnin Judenjtë.
他们领走了耶稣的身体,照着犹太人的葬礼的规例,用细麻布和香料把他裹好。在耶稣钉上十字架的地方有一个园子,
41 Por në atë vend ku ai u kryqëzua ishte një kopsht, dhe në kopsht një varr i ri, në të cilën ende nuk ishte vënë askush.
园里有一个从未葬过人的新墓穴。
42 Aty, pra, për shkak të Përgatitjes së Judenjve, e vunë Jezusin, sepse varri ishte afër.
因为那天是犹太人的预备日,又因为那墓穴就在附近,他们就把耶稣葬在那里。

< Gjoni 19 >