< Jobi 4 >

1 Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
提幔人以利法回答说:
2 “A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t’i ndalë fjalët?
人若想与你说话,你就厌烦吗? 但谁能忍住不说呢?
3 Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura;
你素来教导许多的人, 又坚固软弱的手。
4 fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen.
你的言语曾扶助那将要跌倒的人; 你又使软弱的膝稳固。
5 Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare.
但现在祸患临到你,你就昏迷, 挨近你,你便惊惶。
6 Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote?
你的倚靠不是在你敬畏 神吗? 你的盼望不是在你行事纯正吗?
7 Mbaje mend: cili i pafajmë është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm?
请你追想:无辜的人有谁灭亡? 正直的人在何处剪除?
8 Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre.
按我所见,耕罪孽、种毒害的人 都照样收割。
9 Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata.
神一出气,他们就灭亡; 神一发怒,他们就消没。
10 Vrumbullima e luanit, zëri i luanit të egër dhe dhëmbët e luanëve të vegjël janë thyer.
狮子的吼叫和猛狮的声音尽都止息; 少壮狮子的牙齿也都敲掉。
11 Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen.
老狮子因绝食而死; 母狮之子也都离散。
12 Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj.
我暗暗地得了默示; 我耳朵也听其细微的声音。
13 Midis mendimeve të vizioneve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit,
在思念夜中、异象之间, 世人沉睡的时候,
14 më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia.
恐惧、战兢临到我身, 使我百骨打战。
15 Një frymë më kaloi përpara, dhe m’u ngritën përpjetë qimet e trupit.
有灵从我面前经过, 我身上的毫毛直立。
16 Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte:
那灵停住, 我却不能辨其形状; 有影像在我眼前。 我在静默中听见有声音说:
17 “A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij?
必死的人岂能比 神公义吗? 人岂能比造他的主洁净吗?
18 Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij;
主不信靠他的臣仆, 并且指他的使者为愚昧;
19 aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë.
何况那住在土房、根基在尘土里、 被蠹虫所毁坏的人呢?
20 Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re.
早晚之间,就被毁灭, 永归无有,无人理会。
21 Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri””.
他帐棚的绳索岂不从中抽出来呢? 他死,且是无智慧而死。

< Jobi 4 >