< Jobi 25 >

1 Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha: 2 “Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta. 3 A mund të llogariten vallë ushtritë e tij? Dhe mbi kë nuk del drita e tij? 4 Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua? 5 Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij, 6 aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!”.

< Jobi 25 >