< Jobi 10 >

1 “Jam neveritur nga jeta ime; do të shfryj lirisht vajtimin tim, duke folur në trishtimin e shpirtit tim!
我實在厭惡我的生活,我要任意苦訴我的怨情,傾吐我心中的酸苦。
2 Do t’i them Perëndisë: “Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.
我要對天主說:不要定我的罪! 請告訴我:你為何與我作對﹖
3 A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?
你對親手所造的,加以虐待和厭棄,卻顯揚惡人的計劃,為你豈有好處﹖
4 A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu?
你豈有肉眼,或者也像人一樣觀看嗎﹖
5 A janë vallë ditët e tua si ditët e një të vdekshmi, vitet e tua si ditët e një njeriu,
你的日月豈像人的日月﹖你的年歲豈像人的年歲﹖
6 sepse ti duhet të hetosh lidhur me fajin tim dhe të kërkosh mëkatin tim,
你竟考查我的邪惡,追究我的罪過。
7 megjithëse e di që nuk jam fajtor dhe që nuk ka njeri që mund të më çlirojë nga dora jote?
其實你知道我並沒有罪過,也知道無人能拯救我脫離你的掌握。
8 Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh.
你親手形成了我,創造了我;此後你又轉念想消滅我。
9 Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur!
求你記憶:你造我時就像摶泥,難道還使我歸於泥土﹖
10 A nuk më ke derdhur vallë si qumështi dhe më ke piksur si djathi?
你不是將我像奶倒出,使我凝結像一塊奶餅﹖
11 Ti më ke veshur me lëkurë dhe me mish, më ke thurur me kocka dhe me nerva.
用皮和肉作我的衣服,用骨和筋把我全身聯絡起來﹖
12 Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time,
是你將我生命的恩惠賜給了我,細心照顧維持了我的氣息。
13 por këto gjëra i fshihje në zemrën tënde; tani unë e di që ti mendoje një gjë të tillë.
這些事早已藏在你心中,我知道你久有此意:
14 Në qoftë se mëkatoj, ti më ndjek me sy dhe nuk më lë të pandëshkuar për fajin tim.
你監視我,看我是否犯罪;如果我有罪;你決不放過。
15 Në qoftë se jam i keq, mjerë unë! Edhe sikur të jem i drejtë, nuk do të guxoja të ngrija kokën, i ngopur siç jam nga poshtërsia dhe duke parë mjerimin tim.
我若有罪,我就有禍了! 我若有義,也不敢抬頭,因為我已備嘗凌辱,吃盡苦頭。
16 Në rast se ngre kryet, ti më ndjek si luani, duke kryer përsëri mrekulli kundër meje.
我若抬頭,你就像獅子追捕我,向我表現你的奇能,
17 Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë.
重新襲擊我,加倍對我洩怒。
18 Pse, pra, më nxore nga barku? Të kisha vdekur, pa më parë sy njeriu!
你為何叫我出離母胎﹖不如我那時斷氣,無人見我,
19 Do të kisha qenë sikur të mos kisha ekzistuar kurrë, i mbartur nga barku në varr.
就好像從未有過我一樣,一出母胎即被送入墳墓。
20 A nuk janë vallë të pakta ditët e mia? Jepi fund, pra, lërmë të qetë që të mund ta mbledh pak veten;
我生存的日月不是很少嗎﹖你且放開我罷!
21 para se të shkoj për të mos u kthyer më, drejt vendit të errësirës dhe të hijes së vdekjes,
趁我去而不返,未到冥暗死影之地,
22 të vendit të territ dhe të errësirës së madhe të hijes së vdekjes, ku ka vetëm pështjellim, ku madje edhe drita është si errësira”.
即光明也是黑暗之地以前,讓我自在一下罷!

< Jobi 10 >