< Jeremia 49 >

1 Kundër bijve të Amonit. Kështu thotë Zoti: “Izraeli vallë nuk ka bij, nuk ka asnjë trashëgimtar? Pse, pra, Malkami bëhet zot i Gadit dhe populli i tij është vendosur në qytetet e tij?
论亚扪人。耶和华如此说: 以色列没有儿子吗? 没有后嗣吗? 玛勒堪为何得迦得之地为业呢? 属他的民为何住其中的城邑呢?
2 Prandaj ja, ditët po vijnë, thotë Zoti, në të cilat unë do të bëj që të dëgjohet thirrja e luftës e bijve të Amonit kundër Rabahut; ai do të bëhet një grumbull gërmadhash dhe qytetet e tij do të konsumohen nga zjarri. Atëherë Izraeli do të shtjerë në dorë trashëgiminë e tij”, thotë Zoti.
耶和华说: 日子将到,我必使人听见打仗的喊声, 是攻击亚扪人拉巴的喊声。 拉巴要成为乱堆; 属她的乡村要被火焚烧。 先前得以色列地为业的, 此时以色列倒要得他们的地为业。 这是耶和华说的。
3 “Vajto o Heshbon, sepse Ai është shkatërruar; bërtisni, o ju qytete të Rabahut, ngjeshuni me thasë, vini kujën, vraponi sa andej e këtej brenda vathës sepse Malkami po shkon në robëri bashkë me priftërinjtë e tij dhe me princat e tij.
希实本哪,你要哀号, 因为爱地变为荒场。 拉巴的居民哪,要呼喊, 以麻布束腰; 要哭号,在篱笆中跑来跑去; 因玛勒堪和属他的祭司、 首领要一同被掳去。
4 Pse mburresh nëpër lugina? Lugina jote është zbrazur, o bijë rebele, që kishe besim në thesaret e tua dhe thoje: “Kush do të dalë kundër meje?”.
背道的民哪, 你们为何因有山谷, 就是水流的山谷夸张呢? 为何倚靠财宝说: 谁能来到我们这里呢?
5 Ja, unë do të bëj që të të zërë tmerri, thotë Zoti, Zoti i ushtrive, nga të gjithë ata që të rrethojnë, dhe ju do të dëboheni, secili drejt para tij, dhe nuk do të ketë njeri që t’i mbledhë ikanakët.
主—万军之耶和华说: 我要使恐吓从四围的人中临到你们; 你们必被赶出, 各人一直前往, 没有人收聚逃民。
6 Por, mbas kësaj, unë do t’i kthej nga robëria djemtë e Amonit”, thotë Zoti.
后来我还要使被掳的亚扪人归回。 这是耶和华说的。
7 Kundër Edomit. Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Nuk ka më dituri në Teman? Vallë u ka munguar gjykimi të zgjuarve? Éshtë tretur dituria e tyre?
论以东。万军之耶和华如此说: 提幔中再没有智慧吗? 明哲人不再有谋略吗? 他们的智慧尽归无有吗?
8 Ikni me vrap, kthehuni prapa, shkoni të banoni në thellësitë e tokës, o banorë të Dedanit, sepse unë do të sjell fatkeqësinë e Ezaut mbi të në kohën e ndëshkimit të tij.
底但的居民哪,要转身逃跑, 住在深密处; 因为我向以扫追讨的时候, 必使灾殃临到他。
9 Po të vinin disa vjelës rrushi te ti nuk do të linin ndonjë vilëz për të mbledhur? Po të vinin disa vjedhës te ti natën do të shkatërronin vetëm sa u mjafton.
摘葡萄的若来到他那里, 岂不剩下些葡萄呢? 盗贼若夜间而来, 岂不毁坏直到够了呢?
10 Por unë do ta zbuloj Ezaun dhe do të gjej vendet e fshehta të tij, dhe ai nuk do të mund të fshihet më. Pasardhësit të tij, vëllezërit e tij dhe fqinjët e tij do të shkatërrohen, dhe ai nuk do të jetë më.
我却使以扫赤露, 显出他的隐密处; 他不能自藏。 他的后裔、弟兄、邻舍尽都灭绝; 他也归于无有。
11 Lëri jetimët e tu, unë do t’i ruaj të gjallë në jetë dhe gratë e tua të veja le të kenë besim tek unë”.
你撇下孤儿,我必保全他们的命; 你的寡妇可以倚靠我。
12 Sepse kështu thotë Zoti: “Ja, ata që nuk ishin destinuar ta pinin kupën, do ta pinë me siguri; dhe ti do të jesh krejt i pandëshkuar? Nuk do të jesh krejt i pandëshkuar, por do ta pish me siguri.
耶和华如此说:“原不该喝那杯的一定要喝。你能尽免刑罚吗?你必不能免,一定要喝!”
13 Meqenëse unë jam betuar në veten time”, thotë Zoti, “Botsrahu do të bëhet një objekt habie dhe talljeje, një shkreti dhe një mallkim, dhe tërë qytetet e tij do të jenë të shkreta përjetë.
耶和华说:“我指着自己起誓,波斯拉必令人惊骇、羞辱、咒诅,并且荒凉。她的一切城邑必变为永远的荒场。”
14 Dëgjova një mesazh nga Zoti, dhe një lajmëtar iu dërgua kombeve: “Mblidhuni dhe nisuni kundër tij; çohuni për betejën”.
我从耶和华那里听见信息, 并有使者被差往列国去,说: 你们聚集来攻击以东, 要起来争战。
15 Por ja unë do të të bëj të vogël midis kombeve dhe të përbuzur midis njerëzve.
我使你在列国中为最小, 在世人中被藐视。
16 Tmerri që kallje dhe kryelartësia e zemrës sate të kanë joshur, o ti që banon në të çarat e shkëmbinjve, që pushton majat e kodrave; edhe sikur të bëje folenë tënde lart si shqiponja, unë do të bëj që ti të biesh poshtë nga atje lart”, thotë Zoti.
住在山穴中据守山顶的啊, 论到你的威吓, 你因心中的狂傲自欺; 你虽如大鹰高高搭窝, 我却从那里拉下你来。 这是耶和华说的。
17 Edomi do të bëhet objekt habie; kushdo që do t’i kalojë afër do të mbetet i habitur dhe do të fërshëllejë për të gjitha plagët e tij.
“以东必令人惊骇;凡经过的人就受惊骇,又因她一切的灾祸嗤笑。
18 Ashtu si në shkatërrimin e Sodomës dhe të Gomorrës, si dhe të qyteteve afër tyre”, thotë Zoti, “askush nuk do të banojë më në to dhe asnjë bir njeriu nuk do të gjejë strehë.
耶和华说:必无人住在那里,也无人在其中寄居,要像所多玛、蛾摩拉,和邻近的城邑倾覆的时候一样。
19 Ja, ai do të dalë si një luan nga fryrja e Jordanit kundër banesës së fortë; unë do të bëj që ai papritmas të ikë që andej dhe do të vendos mbi të atë që kam zgjedhur. Kush është në fakt si unë? Kush do të më nxjerrë në gjyq? Kush është, pra, bariu që mund të më bëjë ballë?
仇敌必像狮子从约旦河边的丛林上来,攻击坚固的居所。转眼之间,我要使以东人逃跑,离开这地。谁蒙拣选,我就派谁治理这地。谁能比我呢?谁能给我定规日期呢?有何牧人能在我面前站立得住呢?
20 Prandaj dëgjoni planin që Zoti ka menduar kundër Edomit dhe vendimet që ka marrë kundër banorëve të Temanit. Me siguri do të tërhiqen edhe më të vegjlit e kopesë, me siguri banesa e tyre do të shkretohet.
你们要听耶和华攻击以东所说的谋略和他攻击提幔居民所定的旨意。仇敌定要将他们群众微弱的拉去,定要使他们的居所荒凉。
21 Në zhurmën e rënies së tyre toka do të dridhet; zhurma e britmës së tyre do të dëgjohet deri në Detin e Kuq.
因他们仆倒的声音,地就震动。人在红海那里必听见呼喊的声音。
22 Ja, armiku po del, po nis fluturimin si shqiponja dhe po hap krahët e tij drejt Botsrahut, dhe zemra e trimave të Edomit atë ditë do të jetë si zemra e një gruaje në dhembjet e lindjes.
仇敌必如大鹰飞起,展开翅膀攻击波斯拉。到那日,以东的勇士心中疼痛如临产的妇人。”
23 Kundër Damaskut. Hamathia dhe Arpadi janë mbuluar me turp, sepse kanë dëgjuar një lajm të keq; po ligështohen; ka një stuhi të madhe mbi det, që nuk mund të qetësohet.
论大马士革。 哈马和亚珥拔蒙羞, 因他们听见凶恶的信息就消化了。 海上有忧愁,不得平静。
24 Damasku është bërë i flashkët, kthehet për të ikur, e ka kapur një drithmë; ankthi dhe dhimbjet e sulmojnë si një grua që është duke lindur.
大马士革发软,转身逃跑。 战兢将她捉住; 痛苦忧愁将她抓住, 如产难的妇人一样。
25 “Vallë si nuk është braktisur qyteti i lavdërimit, qyteti i gëzimit tim?
我所喜乐可称赞的城, 为何被撇弃了呢?
26 Prandaj të rinjtë e tij do të rrëzohen në sheshet e tij dhe tërë luftëtarët do të vdesin atë ditë”, thotë Zoti i ushtrive.
她的少年人必仆倒在街上; 当那日,一切兵丁必默默无声。 这是万军之耶和华说的。
27 “Unë do të ndez zjarrin në muret e Damaskut dhe ai do të gllabërojë pallatet e Ben-Hadadit”.
我必在大马士革城中使火着起, 烧灭便·哈达的宫殿。
28 Kundër Kedarit dhe mbretërive të Hatsorit, që Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, ka mundur. Kështu thotë Zoti: “Çohuni, dilni kundër Kedarit dhe shkatërroni bijtë e lindjes.
论巴比伦王尼布甲尼撒所攻打的基达和夏琐的诸国。耶和华如此说: 迦勒底人哪,起来上基达去, 毁灭东方人。
29 Çadrat e tyre dhe kopetë e tyre do të merren; shatorret e tyre, tërë veglat e tyre dhe devetë e tyre do të çohen tutje; do t’u bërtasin atyre: “Tmerr nga të gjitha anët”.
他们的帐棚和羊群都要夺去, 将幔子和一切器皿,并骆驼为自己掠去。 人向他们喊着说: 四围都有惊吓。
30 Ikni, shkoni larg të banoni në thellësitë e tokës, o banorë të Hatsorit”, thotë Zoti, “sepse Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, ka hartuar një projekt kundër jush, ka menduar një plan kundër jush.
耶和华说: 夏琐的居民哪,要逃奔远方, 住在深密处; 因为巴比伦王尼布甲尼撒设计谋害你们, 起意攻击你们。
31 Çohuni, dilni kundër një kombi të qetë që banon në siguri”, thotë Zoti, “që nuk ka as dyer as shula dhe banon i vetmuar.
耶和华说: 迦勒底人哪,起来! 上安逸无虑的居民那里去; 他们是无门无闩、独自居住的。
32 Devetë e tyre do t’i çojnë tutje si plaçkë lufte dhe shumica e bagëtisë së tyre si pre. Unë do t’i shpërndaj në të gjitha drejtimet ata që presin cepat e mjekrës dhe do të bëj që t’u vijë fatkeqësia nga të gjitha anët”, thotë Zoti.
他们的骆驼必成为掠物; 他们众多的牲畜必成为掳物。 我必将剃周围头发的人分散四方, 使灾殃从四围临到他们。 这是耶和华说的。
33 “Hatsori do të bëhet një vend ku do të banojnë çakejtë, një shkreti për gjithmonë; askush nuk do të banojë më aty dhe asnjë bir njeriu nuk do të qëndrojë aty”.
夏琐必成为野狗的住处, 永远凄凉; 必无人住在那里, 也无人在其中寄居。
34 Fjala e Zotit që iu drejtua profetit Jeremia kundër Elamit, në fillim të mbretërimit të Sedekias, mbret i Judës, duke thënë:
犹大王西底家登基的时候,耶和华论以拦的话临到先知耶利米说:
35 “Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ja, unë do të copëtoj harkun e Elamit, bazën e forcës së tij.
“万军之耶和华如此说:我必折断以拦人的弓,就是他们为首的权力。
36 Unë do të sjell kundër Elamit katër erërat nga katër skajet e qiellit; do ta shpërndaj në drejtim të të gjitha erërave dhe nuk do të ketë komb ku të mos arrijnë ikanakët e Elamit.
我要使四风从天的四方刮来,临到以拦人,将他们分散四方。这被赶散的人没有一国不到的。”
37 Do t’i bëj Elamitët të tremben përpara armiqve të tyre dhe para atyre që kërkojnë jetën e tyre; do të sjell mbi ta gjëmën, zemërimin tim të zjarrtë”, thotë Zoti. “Do t’u dërgoj pas shpatën deri sa t’i kem konsumuar.
耶和华说:“我必使以拦人在仇敌和寻索其命的人面前惊惶;我也必使灾祸,就是我的烈怒临到他们,又必使刀剑追杀他们,直到将他们灭尽。
38 Do ta vendos pastaj fronin tim në Elam dhe do të bëj që të zhduken mbretërit dhe princat”, thotë Zoti.
我要在以拦设立我的宝座,从那里除灭君王和首领。这是耶和华说的。
39 “Por ditët e fundit do të ndodhë që unë do ta kthej Elamin nga robëria”, thotë Zoti.
“到末后,我还要使被掳的以拦人归回。这是耶和华说的。”

< Jeremia 49 >