< Jeremia 45 >

1 Fjala që profeti Jeremia i drejtoi Barukut, birit të Neriahut, kur ky shkroi këto fjalë në një libër nën diktimin e Jeremias, në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josias, mbreti i Judës, duke i thënë:
הדבר אשר דבר ירמיהו הנביא אל ברוך בן נריה--בכתבו את הדברים האלה על ספר מפי ירמיהו בשנה הרבעית ליהויקים בן יאשיהו מלך יהודה לאמר
2 “Kështu të thotë ty Zoti, Perëndia i Izraelit, o Baruk:
כה אמר יהוה אלהי ישראל עליך ברוך
3 Ti thuaj: “Mjerë unë, sepse Zoti i shton hidhërimin dhembjes sime; unë jam lodhur së rënkuari dhe nuk gjej prehje”.
אמרת אוי נא לי כי יסף יהוה יגון על מכאבי יגעתי באנחתי ומנוחה לא מצאתי
4 Kështu do t’i thuash atij: Kështu thotë Zoti: Ja unë do ta shëmb atë që kam ndërtuar dhe do ta shkul atë që kam mbjellë, dhe këtë në tërë vendin.
כה תאמר אליו כה אמר יהוה הנה אשר בניתי אני הרס ואת אשר נטעתי אני נתש ואת כל הארץ היא
5 Dhe ti kërkon gjëra të mëdha për vete? Mos i kërko sepse, ja, unë do të sjell fatkeqësi mbi çdo mish” thotë Zoti, “por ty do të të jap jetën tënde si pre në tërë vendet ku do të shkosh”.
ואתה תבקש לך גדלות אל תבקש כי הנני מביא רעה על כל בשר נאם יהוה ונתתי לך את נפשך לשלל על כל המקמות אשר תלך שם

< Jeremia 45 >