< Jeremia 2 >

1 Fjala e Zotit m’u drejtua akoma për të thënë:
耶和华的话临到我说:
2 “Shko dhe bërtit në veshët e Jeruzalemit, duke thënë: Kështu thotë Zoti: Unë të kujtoj ty, kujdesin e dhembshur të rinisë sate, dashurinë në kohën e fejesës sate, kur më ndiqje në shkretëtirë në një tokë të pa mbjellë.
“你去向耶路撒冷人的耳中喊叫说,耶和华如此说: 你幼年的恩爱, 婚姻的爱情, 你怎样在旷野, 在未曾耕种之地跟随我, 我都记得。
3 Izraeli i ishte shenjtëruar Zotit, prodhimet e para të korrjes së tij; tërë ata që i hanin bëheshin fajtorë dhe fatkeqësia binte mbi ta”, thotë Zoti.
那时以色列归耶和华为圣, 作为土产初熟的果子; 凡吞吃它的必算为有罪, 灾祸必临到他们。 这是耶和华说的。
4 Dëgjoni fjalën e Zotit, o shtëpi e Jakobit, dhe ju të gjitha familjet e shtëpisë së Izraelit.
雅各家、以色列家的各族啊,你们当听耶和华的话。
5 Kështu thotë Zoti: “Çfarë kanë gjetur të padrejtë tek unë etërit tuaj për t’u larguar nga unë, për të shkuar pas kotësisë dhe për t’u bërë ata vetë kotësi?
耶和华如此说: 你们的列祖见我有什么不义, 竟远离我,随从虚无的神, 自己成为虚妄的呢?
6 As nuk kanë thënë: “Ku është Zoti që na nxori nga vendi i Egjiptit, që na udhëhoqi nëpër shkretëtirë, nëpër një vend të thatë dhe me gremina, në një vend të zhuritur dhe me hije të vdekjes, nëpër një vend ku asnjeri nuk kishte kaluar dhe ku asnjeri nuk kishte banuar?”.
他们也不说: 那领我们从埃及地上来, 引导我们经过旷野, 沙漠有深坑之地, 和干旱死荫、无人经过、 无人居住之地的耶和华在哪里呢?
7 Unë ju kam çuar në një vend pjellor që të hanit frytet e tij dhe të mirat e tij; por kur keni hyrë keni ndotur vendin tim dhe e keni bërë trashëgiminë time një gjë të neveritshme.
我领你们进入肥美之地, 使你们得吃其中的果子和美物; 但你们进入的时候就玷污我的地, 使我的产业成为可憎的。
8 Priftërinjtë nuk kanë thënë: “Ku është Zoti?”, ata që meren me ligjin nuk më njohën, barinjtë ngritën krye kundër meje, profetët profetizuan për Baalin dhe shkuan pas gjërave që nuk vlejnë asgjë.
祭司都不说,耶和华在哪里呢? 传讲律法的都不认识我。 官长违背我; 先知借巴力说预言, 随从无益的神。
9 Prandaj do t’ju padis akoma në gjyq”, thotë Zoti, “dhe do t’u bëj gjyq bijve të bijve tuaj.
耶和华说:我因此必与你们争辩, 也必与你们的子孙争辩。
10 Shkoni në ishujt e Kitimit dhe shikoni, dërgoni njerëz në Kedar dhe kqyrni mirë nëse ka ndodhur një gjë e tillë.
你们且过到基提海岛去察看, 打发人往基达去留心查考, 看曾有这样的事没有。
11 A ka ndryshuar ndonjë komb perënditë e tij, edhe pse ato nuk janë perëndi? Por populli im e ka ndërruar lavdinë e tij për diçka që nuk vlen asgjë.
岂有一国换了他的神吗? 其实这不是神! 但我的百姓将他们的荣耀换了那无益的神。
12 Habituni, o qiej, me këtë; lebetituni dhe dëshpërohuni shumë”, thotë Zoti.
诸天哪,要因此惊奇, 极其恐慌,甚为凄凉! 这是耶和华说的。
13 “Sepse populli im ka kryer dy të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh, për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin.
因为我的百姓做了两件恶事, 就是离弃我这活水的泉源, 为自己凿出池子, 是破裂不能存水的池子。
14 Izraeli a është vallë një skllav, o një skllav i lindur në shtëpi? Pse pra, u bë një pre?
以色列是仆人吗? 是家中生的奴仆吗? 为何成为掠物呢?
15 Luanët e vegjël vrumbullojnë kundër tij, bëjnë që të dëgjohet zëri i tyre dhe e katandisin vendin e tij në një shkatërrim të plotë; qytetet e tij janë djegur dhe askush nuk banon më në to.
少壮狮子向他咆哮,大声吼叫, 使他的地荒凉; 城邑也都焚烧,无人居住。
16 Madje dhe banorët e Nofit dhe të Tahpanhesit të hanë kurorën që ke mbi kokë.
挪弗人和答比匿人也打破你的头顶。
17 Mos vallë ti u bëre shkak që të të bjerë kjo mbi krye, sepse ke braktisur Zotin, Perëndinë tënd, ndërsa të udhëhiqte nëpër rrugë?
这事临到你身上,不是你自招的吗? 不是因耶和华—你 神引你行路的时候, 你离弃他吗?
18 Dhe tani pse ke marrë rrugën që të çon për në Egjipt, për të shkuar të pish ujërat e Shihorit? Ose pse ke marrë rrugën që të çon në Asiri, për të shkuar të pish ujërat e Lumit?
现今你为何在埃及路上要喝西曷的水呢? 你为何在亚述路上要喝大河的水呢?
19 Vetë sjellja jote e keqe dhe shmangiet e tua do të të dënojnë. Prano, pra, dhe shiko sa e keqe dhe e hidhur për ty është të braktisësh Zotin, Perëndinë tënd, dhe të mos kesh fare frikë nga unë”, thotë Zoti, Zoti i ushtrive.
你自己的恶必惩治你; 你背道的事必责备你。 由此可知可见,你离弃耶和华—你的 神, 不存敬畏我的心, 乃为恶事,为苦事。 这是主—万军之耶和华说的。
20 “Sepse prej shumë kohe ke thyer zgjedhën tënde, ke prerë lidhjet e tua dhe ke thënë: “Nuk dua të shërbej më!”. Por mbi çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të gjelbër ti je shtrirë si një prostitutë.
我在古时折断你的轭,解开你的绳索。 你说:我必不事奉耶和华; 因为你在各高冈上、各青翠树下屈身行淫。
21 Megjithatë të kisha mbjellë si një vresht fisnik i tërë i cilësisë më të lartë; si ke ndryshuar, pra, ndaj meje në degë të degjeneruara vreshti të huaj?
然而,我栽你是上等的葡萄树, 全然是真种子; 你怎么向我变为外邦葡萄树的坏枝子呢?
22 Edhe sikur të laheshe me sodë dhe të përdorje shumë sapun, paudhësia jote do të linte një njollë të pashlyeshme para meje”, thotë Perëndia, Zoti.
你虽用硷、多用肥皂洗濯, 你罪孽的痕迹仍然在我面前显出。 这是主耶和华说的。
23 “Si mund të thuash: “Nuk jam e ndotur, nuk u kam vajtur pas Baalëve”? Shiko rrugën që ke përshkuar në luginë, prano atë që ke bërë, deve e shpejtë, që vrapon pa fre në rrugët e saj.
你怎能说: 我没有玷污、没有随从众巴力? 你看你谷中的路,就知道你所行的如何。 你是快行的独峰驼,狂奔乱走。
24 Gomaricën e egër, që është mësuar në shkretëtirë, që merr frymë në afshin e dëshirës së saj; kush mund ta përmbajë në stinën e dashurisë? Të gjithë ata që e kërkojnë nuk duhet të lodhen: do ta gjejnë në muajin e vet.
你是野驴,惯在旷野, 欲心发动就吸风; 起性的时候谁能使它转去呢? 凡寻找它的必不致疲乏; 在它的月分必能寻见。
25 Pengo që këmba jote të mbetet zbathur dhe që të të thahet gryka. Por ti ke thënë: “Eshtë e kotë. Jo! Unë i dua të huajt dhe dëshiroj të shkoj pas tyre”.
我说:你不要使脚上无鞋, 喉咙干渴。 你倒说:这是枉然。 我喜爱别神,我必随从他们。
26 Ashtu si mbetet i hutuar vjedhësi kur kapet në flagrancë, kështu janë të hutuar ata të shtëpisë së Izraelit, ata vetë, mbreti i tyre, princat e tyre, priftërinjtë e tyre dhe profetët e tyre,
贼被捉拿,怎样羞愧, 以色列家和他们的君王、首领、 祭司、先知也都照样羞愧。
27 të cilët i thonë drurit: “Ti je ati im” dhe gurit: “Ti na ke dhënë jetën”. Po, ata më kanë kthyer kurrizin dhe jo fytyrën. Por në kohën e fatkeqësisë së tyre thonë: “Çohu dhe na shpëto!”.
他们向木头说:你是我的父; 向石头说:你是生我的。 他们以背向我, 不以面向我; 及至遭遇患难的时候却说: 起来拯救我们。
28 Po ku janë perënditë e tua që ti ke sajuar? Le të ngrihen po qe se mund të të shpëtojnë në kohën e fatkeqësisë sate. Sepse të shumtë si qytetet e tua janë perënditë e tua, o Judë.
你为自己做的神在哪里呢? 你遭遇患难的时候, 叫他们起来拯救你吧! 犹大啊,你神的数目与你城的数目相等。
29 Pse grindeni me mua? Ju të gjithë keni ngritur krye kundër meje”, thotë Zoti.
耶和华说: 你们为何与我争辩呢? 你们都违背了我。
30 “Më kot i kam goditur bijtë tuaj; nuk e pranuan korrigjimin. Shpata juaj i ka përpirë profetët tuaj si një luan shkatërrimtar.
我责打你们的儿女是徒然的, 他们不受惩治。 你们自己的刀吞灭你们的先知, 好像残害的狮子。
31 O brezni, ki parasysh fjalën e Zotit! A kam qenë vallë një shkretëtirë për Izraelin ose një vend me errësirë të dendur? Sepse populli im thotë: “Ne endemi lirisht, nuk do të kthehemi më te ti”?
这世代的人哪, 你们要看明耶和华的话。 我岂向以色列作旷野呢? 或作幽暗之地呢? 我的百姓为何说: 我们脱离约束,再不归向你了?
32 A mund t’i harrojë një vajzë stolitë e saj ose një nuse brezin e saj? Megjithatë populli im më ka harruar nga një numër shumë i madh ditësh.
处女岂能忘记她的妆饰呢? 新妇岂能忘记她的美衣呢? 我的百姓却忘记了我无数的日子!
33 Sa bukur di t’i përdorësh mënyrat e tua për të siguruar dashurinë! Kështu ua ke mësuar mënyrat e tua madje edhe grave të këqija.
你怎么修饰你的道路要求爱情呢? 就是恶劣的妇人你也叫她们行你的路。
34 Bile edhe në cepat e rrobës sate gjendet gjaku i të pafajmëve të mjerë, që nuk u kapën duke bërë vjedhje me thyerje. Por me gjithë këto gjëra,
并且你的衣襟上有无辜穷人的血; 你杀他们并不是遇见他们挖窟窿, 乃是因这一切的事。
35 ti thua: “Jam e pafaj; me siguri zemërimi i tij është tërhequr nga unë”. Ja, unë do të hyj në gjyq me ty sepse ke thënë: “Nuk kam mëkatuar”.
你还说:我无辜; 耶和华的怒气必定向我消了。 看哪,我必审问你; 因你自说:我没有犯罪。
36 Pse endesh poshtë e përpjetë, duke ndryshuar rrugën tënde? Do të mbetesh e zhgënjyer edhe nga Egjipti, ashtu siç u zhgënjeve nga Asiria.
你为何东跑西奔要更换你的路呢? 你必因埃及蒙羞, 像从前因亚述蒙羞一样。
37 Edhe prej këtij do të dalësh me duart mbi kokë, sepse Zoti ka hedhur poshtë ata te të cilët ti ke besim, dhe ti nuk do të realizosh me anë të tyre qëllimet e tua.
你也必两手抱头从埃及出来; 因为耶和华已经弃绝你所倚靠的, 你必不因他们得顺利。

< Jeremia 2 >