< Jeremia 16 >

1 Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
耶和華的話又臨到我說:
2 “Mos merr grua dhe mos ki bij e bija në këtë vend”.
「你在這地方不可娶妻,生兒養女。
3 Sepse kështu thotë Zoti për bijtë dhe bijat që kanë lindur në këtë vend dhe për nënat që i kanë pjellë dhe për etërit që i kanë zënë në këtë vend:
因為論到在這地方所生的兒女,又論到在這國中生養他們的父母,耶和華如此說:
4 “Ata do të vdesin nga një vdekje rrëqethëse; nuk do të qahen dhe nuk do të varrosen, por do t’i lënë si pleh mbi faqen e dheut; do të shfarosen nga shpata dhe nga uria, dhe kufomat e tyre do të shërbejnë si ushqim për shpendët e qiellit dhe për kafshët e tokës”.
他們必死得甚苦,無人哀哭,必不得葬埋,必在地上像糞土,必被刀劍和饑荒滅絕;他們的屍首必給空中的飛鳥和地上的野獸作食物。」
5 Sepse kështu thotë Zoti: “Mos hyni në shtëpinë e zisë dhe mos shkoni për ngushëllime dhe për t’i vajtuar, sepse unë kam hequr nga ky popull paqen time, mirësinë time dhe mëshirën time”, thotë Zoti.
耶和華如此說:「不要進入喪家,不要去哀哭,也不要為他們悲傷,因我已將我的平安、慈愛、憐憫從這百姓奪去了。這是耶和華說的。
6 “Të mëdhenj dhe të vegjël do të vdesin në këtë vend; nuk do të varrosen as do të mbahet zia për ata, nuk do të bëhen prerje as qethje flokësh për ta.
連大帶小,都必在這地死亡,不得葬埋。人必不為他們哀哭,不用刀劃身,也不使頭光禿。
7 Nuk do të thyhet buka për ata që mbajnë zi për t’i ngushëlluar për një të vdekur dhe nuk do t’u jepet për të pirë gota e ngushëllimit për atin e tyre dhe nënën e tyre.
他們有喪事,人必不為他們擘餅,因死人安慰他們;他們喪父喪母,人也不給他們一杯酒安慰他們。
8 Mos hyni as në një shtëpi banketi për t’u ulur bashkë me ta për të ngrënë dhe për të pirë”.
你不可進入宴樂的家,與他們同坐吃喝。
9 Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Ja, unë do të bëj që të pushojë në këtë vend, para syve tuaj dhe në ditët tuaja, britma e gëzimit dhe britma e ngazëllimit, zëri i dhëndrit dhe zëri i nuses.
因為萬軍之耶和華-以色列的上帝如此說:你們還活着的日子在你們眼前,我必使歡喜和快樂的聲音,新郎和新婦的聲音,從這地方止息了。
10 Dhe ka për të ndodhur që kur t’i shpallësh këtij populli tërë këto gjëra, do të të thonë: “Pse Zoti ka shqiptuar kundër nesh tërë këtë mjerim të madh? Cila është paudhësia jonë? Cili është mëkati që kemi kryer kundër Zotit, Perëndisë tonë?”.
「你將這一切的話指示這百姓。他們問你說:『耶和華為甚麼說,要降這大災禍攻擊我們呢?我們有甚麼罪孽呢?我們向耶和華-我們的上帝犯了甚麼罪呢?』
11 Atëherë ti do t’u përgjigjesh atyre: Sepse etërit tuaj më kanë braktisur”, thotë Zoti, “kanë shkuar pas perëndive të tjera, u kanë shërbyer dhe kanë rënë përmbys para tyre, më kanë braktisur mua dhe nuk kanë respektuar ligjin tim.
你就對他們說:『耶和華說:因為你們列祖離棄我,隨從別神,事奉敬拜,不遵守我的律法,
12 Dhe ju keni vepruar më keq se etërit tuaj, sepse ja, secili vepron sipas kryeneçësisë së zemrës së tij të keqe dhe nuk pranon të më dëgjojë.
而且你們行惡比你們列祖更甚;因為各人隨從自己頑梗的惡心行事,甚至不聽從我,
13 Prandaj unë do t’ju dëboj nga ky vend në një vend që as ju, as etërit tuaj nuk keni njohur dhe atje do t’u shërbeni perëndive të tjera ditën e natën, sepse unë nuk do t’ju fal”.
所以我必將你們從這地趕出,直趕到你們和你們列祖素不認識的地。你們在那裏必晝夜事奉別神,因為我必不向你們施恩。』」
14 “Prandaj ja, po vijnë ditët”, thotë Zoti, “në të cilat nuk do të thuhet më: “Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit”,
耶和華說:「日子將到,人必不再指着那領以色列人從埃及地上來之永生的耶和華起誓,
15 por: “Për Zotin e gjallë që nxori bijtë e Izraelit nga vendi i veriut dhe nga tërë vendet ku i kishte shpërndarë”. Dhe unë do t’i çoj përsëri në vendin që u kisha dhënë etërve të tyre.
卻要指着那領以色列人從北方之地,並趕他們到的各國上來之永生的耶和華起誓,並且我要領他們再入我從前賜給他們列祖之地。」
16 Ja, unë do të dërgoj një numër të madh peshkatarësh për t’i peshkuar”, thotë Zoti, “dhe pastaj do të dërgoj një numër të madh gjahtarësh për t’i gjuajtur në çdo mal, në çdo kodër dhe në të çarat e shkëmbinjve.
耶和華說:「我要召許多打魚的把以色列人打上來,然後我要召許多打獵的,從各山上、各岡上、各石穴中獵取他們。
17 Sepse sytë e mi janë mbi të gjitha rrugët e tyre, që nuk janë të fshehura nga fytyra ime, dhe paudhësitë e tyre nuk mbeten të fshehura para syve të mi.
因我的眼目察看他們的一切行為;他們不能在我面前遮掩,他們的罪孽也不能在我眼前隱藏。
18 Para së gjithash do t’i shpaguaj dyfish për paudhësinë dhe mëkatin e tyre, sepse kanë përdhosur vendin tim me kufomat e idhujve të tyre të neveritshëm dhe e kanë mbushur trashëgiminë time me gjërat e tyre të neveritshme”.
我先要加倍報應他們的罪孽和罪惡;因為他們用可憎之屍玷污我的地土,又用可厭之物充滿我的產業。」
19 O Zot, forca ime, kalaja ime dhe streha ime ditën e fatkeqësisë, te ti do të vijnë kombet nga skajet e tokës dhe do të thonë: “Etërit tanë kanë trashëguar vetëm gënjeshtra, kotësi dhe gjëra që nuk vlejnë asgjë”.
耶和華啊,你是我的力量, 是我的保障; 在苦難之日是我的避難所。 列國人必從地極來到你這裏, 說:我們列祖所承受的, 不過是虛假,是虛空無益之物。
20 “A mundet të shpikë njeriu perëndi, që në të vërtetë nuk janë perëndi?
人豈可為自己製造神呢? 其實這不是神。
21 Prandaj ja, këtë radhë do t’u bëj të njohur atyre, do t’u tregoj dorën time dhe fuqinë time; dhe ata do të mësojnë që emri im është Zoti”.
耶和華說:「我要使他們知道,就是這一次使他們知道我的手和我的能力。他們就知道我的名是耶和華了。」

< Jeremia 16 >