< Jeremia 12 >

1 Ti je i drejtë, o Zot, si mund të diskutoj me ty? Megjithatë do të flas me ty lidhur me gjykimet e tua. Pse udha e të pabesëve shkon mbarë? Pse jetojnë të qetë ata që veprojnë me pabesi?
耶和華啊,我與你爭辯的時候, 你顯為義; 但有一件,我還要與你理論: 惡人的道路為何亨通呢? 大行詭詐的為何得安逸呢?
2 I ke mbjellë dhe kanë lëshuar madje rrënjë; rriten dhe mbajnë madje fryte. Ti je afër gojës së tyre, por larg zemrës së tyre.
你栽培了他們, 他們也扎了根, 長大,而且結果。 他們的口是與你相近, 心卻與你遠離。
3 Por ti, o Zot më njeh, më shikon dhe shqyrton zmrën time në përqasje me ty. Tërhiqi në thertore si dele dhe veçoji për ditën e kërdisë!
耶和華啊,你曉得我,看見我, 察驗我向你是怎樣的心。 求你將他們拉出來, 好像將宰的羊, 叫他們等候殺戮的日子。
4 Deri kur do të mbajë zi vendi dhe do të thahet bari i çdo fushe? Nga shkaku i ligësisë së banorëve të tij, kafshët dhe zogjtë shfarosen, sepse ata thonë: “Ai nuk do ta shikojë fundin tonë”.
這地悲哀, 通國的青草枯乾,要到幾時呢? 因其上居民的惡行, 牲畜和飛鳥都滅絕了。 他們曾說:他看不見我們的結局。
5 Në rast se ti fugon me këmbësorët dhe ata të lodhin, si mund të hysh në garë me kuajt? Në rast se e ndjen veten të sigurt vetëm në një vend paqësor, çfarë do të bësh kur Jordani do të fryhet?
耶和華說:你若與步行的人同跑, 尚且覺累, 怎能與馬賽跑呢? 你在平安之地,雖然安穩, 在約旦河邊的叢林要怎樣行呢?
6 Sepse edhe vëllezërit e tu dhe shtëpia e atit tënd kanë vepruar në mënyrë të pabesë ndaj teje; edhe ata të bërtasin nga pas me zë të lartë. Mos ki besim tek ata kur do të thonë fjalë të mira.
因為連你弟兄和你父家都用奸詐待你。 他們也在你後邊大聲喊叫, 雖向你說好話, 你也不要信他們。
7 Braktisa shtëpinë time, hodha poshtë trashëgiminë time; dhashë atë që kam më të shtrenjtë në duart e armiqve të tij.
我離了我的殿宇, 撇棄我的產業, 將我心裏所親愛的交在她仇敵的手中。
8 Trashëgimia ime është bërë për mua si një luan në pyll; lëshoi ulërimën e tij kundër meje; për këtë e urreva.
我的產業向我如林中的獅子, 她發聲攻擊我, 因此我恨惡她。
9 Trashëgimia ime ka qenë për mua si një shpend grabitqar lara-lara; shpendët grabitqarë hidhen kundër saj nga çdo anë. Shkoni, mblidhini tërë kafshët e fushës, sillini këtu që t’i gëlltisin!
我的產業向我豈如斑點的鷙鳥呢? 鷙鳥豈在她四圍攻擊她呢? 你們要去聚集田野的百獸, 帶來吞吃吧!
10 Shumë barinj kanë shkretuar vreshtin tim, kanë shkelur pjesën time, e kanë katandisur pjesën time të këndshme në një shkretëtirë të mjeruar.
許多牧人毀壞我的葡萄園, 踐踏我的分, 使我美好的分變為荒涼的曠野。
11 E kanë katandisur në një shkretim; e shkretuar, të pikëllon para meje; tërë vendi është i shkretuar, por asnjeri nuk mendon për të.
他們使地荒涼; 地既荒涼,便向我悲哀。 全地荒涼,因無人介意。
12 Mbi të gjitha lartësitë e shkretëtirës kanë arritur shkatërruesit dhe shpata e Zotit e përpin vendin nga një skaj në skajin tjetër të tij; asnjë mish nuk ka paqe.
滅命的都來到曠野中一切淨光的高處; 耶和華的刀從地這邊直到地那邊盡行殺滅。 凡有血氣的都不得平安。
13 Kanë mbjellë grurë, por korrin gjemba; janë lodhur, por pa asnjë përfitim. Do t’u vijë turp nga korrja juaj, për shkak të zemërimit të fortë të Zotit!
他們種的是麥子, 收的是荊棘; 勞勞苦苦卻毫無益處。 因耶和華的烈怒, 你們必為自己的土產羞愧。
14 Kështu thotë Zoti për të gjithë fqinjët e mi të këqij, që prekin trashëgiminë që i dhashë në zotërim popullit tim Izrael: “Ja, do t’i çrrënjos nga vendi i tyre dhe do të çrrënjos shtëpinë e Judës në mes të tyre.
耶和華如此說:「一切惡鄰,就是佔據我使百姓以色列所承受產業的,我要將他們拔出本地,又要將猶大家從他們中間拔出來。
15 Por ka për të ndodhur që, pasi t’i kem çrrënjosur, do të më vijë keq përsëri për ta dhe do ta çoj përsëri secilin në trashëgiminë e tij, secilin në vendin e tij.
我拔出他們以後,我必轉過來憐憫他們,把他們再帶回來,各歸本業,各歸故土。
16 Dhe ka për të ndodhur që, në rast se mësojnë me kujdes rrugët e popullit tim dhe në se betohen me emrin tim, duke thënë: “Zoti rron”, ashtu siç e kanë mësuar popullin tim të betohet për Baalin, do të vendosen mirë e bukur në mes të popullit tim.
他們若殷勤學習我百姓的道,指着我的名起誓說:『我指着永生的耶和華起誓』,正如他們從前教我百姓指着巴力起誓,他們就必建立在我百姓中間。
17 Por në rast se nuk do të dëgjojnë, unë do ta çrrënjos plotësisht atë komb dhe do ta shkatërroj”, thotë Zoti.
他們若是不聽,我必拔出那國,拔出而且毀滅。這是耶和華說的。」

< Jeremia 12 >