< Jeremia 10 >

1 Dëgjoni fjalën që Zoti po ju drejton, o shtëpia e Izraelit.
以色列家啊,要听耶和华对你们所说的话。
2 Kështu thotë Zoti: “Mos mësoni të ndiqni rrugën e kombeve dhe mos kini frikë nga shenjat e qiellit, sepse janë kombet që kanë frikë prej tyre.
耶和华如此说: 你们不要效法列国的行为, 也不要为天象惊惶, 因列国为此事惊惶。
3 Sepse zakonet e popujve janë kotësi: sepse është si dikush që pret një dru në pyll, puna e duarve të një punëtori me sëpatë.
众民的风俗是虚空的; 他们在树林中用斧子砍伐一棵树, 匠人用手工造成偶像。
4 E zbukurojnë me argjend dhe me ar, e fiksojnë me gozhda dhe çekiçë që të mos lëvizë nga vendi.
他们用金银妆饰它, 用钉子和锤子钉稳, 使它不动摇。
5 Idhujt qëndrojnë drejt si një palmë dhe nuk mund të flasin; duhet t’i mbartësh, sepse nuk mund të ecin. Mos kini frikë prej tyre, sepse nuk mund të bëjnë asnjë të keqe dhe as që kanë mundësinë të bëjnë të mirë”.
它好像棕树,是旋成的, 不能说话,不能行走, 必须有人抬着。 你们不要怕它; 它不能降祸, 也无力降福。
6 Askush nuk është i ngjashëm me ty, o Zot; ti je i madh dhe emri i yt është i madh në fuqi.
耶和华啊,没有能比你的! 你本为大,有大能大力的名。
7 Kush nuk do të kishte frikë prej teje, o mbret i kombeve? Po, kjo të detyrohet, sepse midis gjithë njerëzve të ditur të kombeve, në të gjitha mbretëritë e tyre nuk ka njeri të ngjashëm me ty.
万国的王啊,谁不敬畏你? 敬畏你本是合宜的; 因为在列国的智慧人中, 虽有政权的尊荣, 也不能比你。
8 Janë të gjithë budallenj dhe pa arsye; idhulli i tyre prej druri është një doktrinë pa asnjë vlerë.
他们尽都是畜类,是愚昧的。 偶像的训诲算什么呢? 偶像不过是木头。
9 Argjend i petëzuar i sjellë nga Tarshishi dhe ar nga Ufazi, punë zejtari dhe dorë argjendari; rrobja e tyre është e purpurt dhe e kuqe flakë, punime të dala nga duart e njerëzve ekspertë.
有银子打成片,是从他施带来的, 并有从乌法来的金子, 都是匠人和银匠的手工, 又有蓝色紫色料的衣服, 都是巧匠的工作。
10 Por Zoti është Perëndia i vërtetë, ai është Perëndia i gjallë dhe mbreti i përjetshëm. Para zemërimit të tij toka dridhet dhe kombet nuk mund të qëndrojnë përpara indinjatës së tij.
惟耶和华是真 神, 是活 神,是永远的王。 他一发怒,大地震动; 他一恼恨,列国都担当不起。 (
11 Kështu do t’u thoni atyre: “Perënditë që nuk kanë bërë qiejt dhe tokën do të zhduken nga toka dhe nën qiellin”.
你们要对他们如此说:不是那创造天地的神,必从地上从天下被除灭!)
12 Ai bëri tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarsinë e tij.
耶和华用能力创造大地, 用智慧建立世界, 用聪明铺张穹苍。
13 Kur nxjerr zërin e tij ka një zhurmë ujërash në qiell; ai i bën avujt të ngjiten nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun dhe nxjerr erën nga rezervuaret e tij.
他一发声,空中便有多水激动; 他使云雾从地极上腾; 他造电随雨而闪, 从他府库中带出风来。
14 Atëherë çdo njeri bëhet pa mend, pa dituri; çdo argjendari i vjen turp për shëmbëlltyrën e gdhendur të tij sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është e rreme dhe në të nuk ka frymë.
各人都成了畜类,毫无知识; 各银匠都因他雕刻的偶像羞愧。 他所铸的偶像本是虚假的, 其中并无气息,
15 Janë kotësi, punë mashtrimi; në kohën e ndëshkimit të tyre kanë për të vdekur.
都是虚无的, 是迷惑人的工作; 到追讨的时候必被除灭。
16 Pjesa e Jakobit nuk është si ata, sepse Ai ka formuar tërë gjërat, dhe Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. Emri i tij është Zot i ushtrive.”
雅各的分不像这些, 因他是造作万有的主。 以色列也是他产业的支派, 万军之耶和华是他的名。
17 “Mblidh sendet e tua nga vendi, ti që je i rrethuar”.
受围困的人哪,当收拾你的财物, 从国中带出去。
18 Sepse kështu thotë Zoti: “Ja, këtë herë do t’i hedh larg banorët e vendit dhe do t’u sjell një fatkeqësi të madhe, me qëllim që të më gjejnë përsëri”.
因为耶和华如此说: 这时候,我必将此地的居民, 好像用机弦甩出去, 又必加害在他们身上, 使他们觉悟。
19 Mjerë unë për plagën time, plaga ime është e dhembshme. Por unë kam thënë: “Kjo është një sëmundje që unë duhet ta duroj”.
民说:祸哉!我受损伤; 我的伤痕极其重大。 我却说:这真是我的痛苦, 必须忍受。
20 Çadra ime është shkatërruar dhe të gjithë litarët e mi janë këputur; bijtë e mi kanë shkuar larg meje dhe nuk janë më; nuk ka më asnjë që të vendosë çadrën time apo të ngrerë shatorret e mia.
我的帐棚毁坏; 我的绳索折断。 我的儿女离我出去,没有了。 无人再支搭我的帐棚,挂起我的幔子。
21 Sepse barinjtë kanë qenë pa mend dhe nuk kanë kërkuar Zotin; prandaj nuk kanë pasur mbarësi dhe tërë kopeja e tyre është shpërndarë.
因为牧人都成为畜类, 没有求问耶和华, 所以不得顺利; 他们的羊群也都分散。
22 Ja, po vjen një zhurmë lajmesh dhe një rrëmujë e madhe nga vendi i veriut, për t’i katandisur qytetet e Judës si shkretëtira, si strehim për çakejtë.
有风声!看哪,敌人来了! 有大扰乱从北方出来, 要使犹大城邑变为荒凉, 成为野狗的住处。
23 O Zot, unë e di që rruga e njeriut nuk varet nga fuqia e tij dhe njeriu që ecën nuk ka fuqi të drejtojë hapat e tij.
耶和华啊,我晓得人的道路不由自己, 行路的人也不能定自己的脚步。
24 Më korrigjo, o Zot, por me drejtësi, jo në zemërimin tënd për të mos më reduktuar në asgjë.
耶和华啊,求你从宽惩治我, 不要在你的怒中惩治我, 恐怕使我归于无有。
25 Lëshoje zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin dhe mbi popujt që nuk përmendin emrin tënd, sepse kanë gllabëruar Jakobin; po, e kanë gllabëruar dhe konsumuar dhe kanë shkatërruar banesën e tij.
愿你将忿怒倾在不认识你的列国中, 和不求告你名的各族上; 因为他们吞了雅各,不但吞了,而且灭绝, 把他的住处变为荒场。

< Jeremia 10 >