< Osea 1 >

1 Fjala e Zotit që iu drejtua Oseas, birit të Beerit, në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias, mbretit të Judës, në ditët e Jeroboamit, birit të Joasit, mbret i Izraelit.
当乌西雅、约坦、亚哈斯、希西家作犹大王,约阿施的儿子耶罗波安作以色列王的时候,耶和华的话临到备利的儿子何西阿。
2 Kur Zoti filloi t’i flasë Oseas, Zoti i tha atij: “Shko, merr për grua një prostitutë dhe ki fëmijë të kurvërisë, sepse vendi po kurvërohet duke u larguar nga Zoti”.
耶和华初次与何西阿说话,对他说:“你去娶淫妇为妻,也收那从淫乱所生的儿女;因为这地大行淫乱,离弃耶和华。”
3 Kështu ai shkoi dhe mori për grua Gomeren, bijën e Diblaimit, e cila u mbars dhe i lindi një djalë.
于是,何西阿去娶了滴拉音的女儿歌篾。这妇人怀孕,给他生了一个儿子。
4 Atëherë Zoti i tha: “Vëri emrin Jezreel, sepse brenda një kohe të shkurtër unë do të marr hak për gjakun e derdhur në Jezreel mbi shtëpinë e Jehut dhe do t’i jap fund mbretërimit të shtëpisë së Izraelit.
耶和华对何西阿说:“给他起名叫耶斯列;因为再过片时,我必讨耶户家在耶斯列杀人流血的罪,也必使以色列家的国灭绝。
5 Po atë ditë do të ndodhë që unë do të thyej harkun e Izraelit në luginën e Jezreelit”.
到那日,我必在耶斯列平原折断以色列的弓。”
6 Ajo u mbars përsëri dhe lindi një vajzë. Atëherë Zoti i tha Oseas: “Vëri emrin Lo-ruhamah, sepse nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit, por do t’i heq të gjithë.
歌篾又怀孕生了一个女儿,耶和华对何西阿说:“给她起名叫罗·路哈玛;因为我必不再怜悯以色列家,决不赦免他们。
7 Përkundrazi do të kem dhembshuri për shtëpinë e Judës dhe do t’i shpëtoj me anë të Zotit, Perëndisë së tyre; nuk do t’i shpëtoj me harkun as me shpatën apo me betejën, as me kuajt ose me kalorësit”.
我却要怜悯犹大家,使他们靠耶和华—他们的 神得救,不使他们靠弓、刀、争战、马匹,与马兵得救。”
8 Kur zvordhi Lo-ruhamahen, ajo u mbars dhe lindi një djalë.
歌篾给罗·路哈玛断奶以后,又怀孕生了一个儿子。
9 Atëherë Zoti i tha Oseas: “Vëri emrin Lo-ami, sepse ju nuk jeni populli im dhe unë nuk jam Perëndia juaj.
耶和华说:“给他起名叫罗·阿米;因为你们不作我的子民,我也不作你们的 神。”
10 Megjithatë numri i bijve të Izraelit do të jetë si rëra e detit, që nuk mund të matet as të llogaritet. Dhe do të ndodhë që në vend që t’u thuhet atyre: “Ju nuk jeni populli im”, do t’u thuhet atyre: “Jeni bijtë e Perëndisë së gjallë”.
然而,以色列的人数必如海沙,不可量,不可数。从前在什么地方对他们说“你们不是我的子民”,将来在那里必对他们说“你们是永生 神的儿子”。
11 Pastaj bijtë e Judës dhe bijtë e Izraelit do të bashkohen tok, do të zgjedhin për veten e tyre një prijës të vetëm dhe do të dalin jashtë vendit të tyre, sepse e madhe do të jetë dita e Jezreelit”.
犹大人和以色列人必一同聚集,为自己立一个首领,从这地上去,因为耶斯列的日子必为大日。

< Osea 1 >