< Zanafilla 48 >

1 Mbas këtyre gjërave, ndodhi që i thanë Jozefit: “Ja, ati yt është i sëmurë”. Kështu ai mori me vete dy bijtë e tij, Manasin dhe Efraimin.
這事以後,有人告訴約瑟說:「你的父親病了。」他就帶着兩個兒子瑪拿西和以法蓮同去。
2 Kur i thanë Jakobit: “Ja, biri yt Jozefi po vjen te ti”, Izraeli mblodhi tërë forcat dhe u ul mbi shtratin e tij.
有人告訴雅各說:「請看,你兒子約瑟到你這裏來了。」以色列就勉強在床上坐起來。
3 Atëherë Jakobi i tha Jozefit: “Perëndia i plotfuqishëm m’u shfaq në Luc, në vendin e Kanaanit, më bekoi
雅各對約瑟說:「全能的上帝曾在迦南地的路斯向我顯現,賜福與我,
4 dhe më tha: “Ja, unë do të të bëj frytdhënës, do të të shumoj, do të bëj prej teje një shumicë popujsh dhe do t’u jap këtë vend pasardhësve të tu pas teje, si pronë përjetë”.
對我說:『我必使你生養眾多,成為多民,又要把這地賜給你的後裔,永遠為業。』
5 Tani dy bijtë e tu, që të kanë lindur në vendin e Egjiptit para se unë të vija tek ti në Egjipt, janë të mitë. Efraimi dhe Manasi janë të mitë, ashtu si Rubeni dhe Simeoni.
我未到埃及見你之先,你在埃及地所生的以法蓮和瑪拿西這兩個兒子是我的,正如呂便和西緬是我的一樣。
6 Por bijtë që ke lindur mbas tyre do të jenë të tutë; në territorin e trashëgimisë së tyre do të thirren me emrin e vëllezërve të tyre.
你在他們以後所生的就是你的,他們可以歸於他們弟兄的名下得產業。
7 Sa për mua, ndërsa po kthehesha nga Padani, Rakela vdiq pranë meje gjatë udhëtimit, në vendin e Kanaanit, aty afër Efratës; dhe e varrosa atje, në rrugën e Efratës, që është Betlemi”.
至於我,我從巴旦來的時候,拉結死在我眼前,在迦南地的路上,離以法他還有一段路程,我就把她葬在以法他的路上(以法他就是伯利恆)。」
8 Kur Izraeli pa bijtë e Jozefit, tha: “Kush janë këta?”.
以色列看見約瑟的兩個兒子,就說:「這是誰?」
9 Jozefi iu përgjegj të atit: “Janë fëmijët e mi që Perëndia më ka dhënë këtu”. Atëherë ai tha: “M’i afro dhe unë do t’i bekoj”.
約瑟對他父親說:「這是上帝在這裏賜給我的兒子。」以色列說:「請你領他們到我跟前,我要給他們祝福。」
10 Tani sytë e Izraelit ishin venitur për shkak të moshës dhe nuk shihte fare. Jozefi i afroi ata dhe ai i puthi dhe i përqafoi.
以色列年紀老邁,眼睛昏花,不能看見。約瑟領他們到他跟前,他就和他們親嘴,抱着他們。
11 Pastaj Izraeli i tha Jozefit: “Unë nuk mendoja të shikoja përsëri fytyrën tënde, por tani Perëndia më dha mundësinë të shikoj edhe pasardhësit e tu”.
以色列對約瑟說:「我想不到得見你的面,不料,上帝又使我得見你的兒子。」
12 Jozefi i tërhoqi nga gjunjët e të atit dhe u përul me fytyrën në tokë.
約瑟把兩個兒子從以色列兩膝中領出來,自己就臉伏於地下拜。
13 Pastaj Jozefi i mori që të dy: Efraimin në të djathtë të tij dhe në të majtë të Izraelit, Manasin në të majtë të tij dhe në të djathtë të Izraelit, dhe i afroi pranë atij.
隨後,約瑟又拉着他們兩個,以法蓮在他的右手裏,對着以色列的左手,瑪拿西在他的左手裏,對着以色列的右手,領他們到以色列的跟前。
14 Atëherë Izraeli zgjati dorën e tij të djathtë dhe e vuri mbi kryet e Efraimit që ishte më i riu, dhe vuri dorën e tij të majtë mbi kryet e Manasit duke kryqëzuar duart, ndonëse Manasi ishte i parëlinduri.
以色列伸出右手來,按在以法蓮的頭上(以法蓮乃是次子),又剪搭過左手來,按在瑪拿西的頭上(瑪拿西原是長子)。
15 Kështu bekoi Jozefi dhe tha: “Perëndia, para të cilit ecën etërit e mi Abrahami dhe Isaku, Perëndia që më ka ushqyer qysh prej lindjes sime deri më sot,
他就給約瑟祝福說:「願我祖亞伯拉罕和我父以撒所事奉的上帝,就是一生牧養我直到今日的上帝,
16 Engjëlli që më ka çliruar nga çdo e keqe, le t’i bekojë këta fëmijë! Le të quhen me emrin tim dhe me emrin e etërve të mi Abraham dhe Isak, dhe të shumohen fort mbi tokë!”.
救贖我脫離一切患難的那使者,賜福與這兩個童子。願他們歸在我的名下和我祖亞伯拉罕、我父以撒的名下。又願他們在世界中生養眾多。」
17 Kur Jozefi pa që i ati kishte vënë dorën e djathtë mbi kokën e Efraimit, kjo nuk i pëlqeu; prandaj ai kapi dorën e atit të tij për ta hequr nga kryet e Efraimit dhe për ta vënë mbi kryet e Manasit.
約瑟見他父親把右手按在以法蓮的頭上,就不喜悅,便提起他父親的手,要從以法蓮頭上挪到瑪拿西的頭上。
18 Pastaj Jozefi i tha atit të tij: “Jo kështu, ati im, sepse i parëlinduri është ky këtu; vëre dorën tënde të djathtë mbi kryet e tij”.
約瑟對他父親說:「我父,不是這樣。這本是長子,求你把右手按在他的頭上。」
19 Por i ati refuzoi dhe tha: “E di, biri im, e di; edhe ai do të bëhet një popull, edhe ai do të jetë i madh; megjithatë, vëllai yt më i vogël do të bëhet më i madh se ai, dhe pasardhësit e tij do të bëhen një mori kombesh”.
他父親不從,說:「我知道,我兒,我知道。他也必成為一族,也必昌大。只是他的兄弟將來比他還大;他兄弟的後裔要成為多族。」
20 Dhe atë ditë i bekoi duke thënë: “Për ty Izraeli ka për të bekuar, duke thënë: “Perëndia të të bëj si Efraimi dhe si Manasi!””. Kështu ai e vuri Efraimin para Manasit.
當日就給他們祝福說:「以色列人要指着你們祝福說:『願上帝使你如以法蓮、瑪拿西一樣。』」於是立以法蓮在瑪拿西以上。
21 Pastaj Izraeli i tha Jozefit: “Ja, unë kam për të vdekur pas pak, por Perëndia do të jetë me ju dhe do t’ju çojë përsëri në vendin e etërve tuaj.
以色列又對約瑟說:「我要死了,但上帝必與你們同在,領你們回到你們列祖之地。
22 Veç kësaj, ty po të jap një pjesë më të madhe në krahasim me vëllezërit e tu, atë që fitova nga Amorejtë me shpatën dhe harkun tim”.
並且我從前用弓用刀從亞摩利人手下奪的那塊地,我都賜給你,使你比眾弟兄多得一分。」

< Zanafilla 48 >