< Zanafilla 46 >

1 Izraeli, pra, u nis me të gjitha ato që kishte dhe, kur arriti në Beer-Sheba, i bëri fli Perëndisë të atit të tij Isak.
以色列遂帶著他所有的一切出發,來到了貝爾舍巴,向他父親依撒格的天主獻了祭,
2 Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime nate dhe tha: “Jakob, Jakob!”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”.
當夜天主在神視中對以色列說:「雅各伯、雅各伯!」他答說:「我在這裏。」
3 Atëherë Perëndia tha: “Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd; mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse aty do të të bëj një komb të madh.
天主說:「我是天主,你父親的天主。你不要害怕下到埃及去,因為我要使你在那裏成為一大民族。
4 Unë do të zbres bashkë me ty në Egjipt dhe do të bëj që sigurisht të kthehesh, dhe Jozefi do të t’i mbyllë sytë”.
我與你一同下到埃及,也必使你再上來;若瑟要親手合上你的眼。」
5 Atëherë Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijtë e Izraelit e hipën Jakobin, atin e tyre, fëmijët e vegjël dhe gratë e tyre mbi qerret që Faraoni kishte dërguar për t’i mbartur.
雅各伯遂由貝爾舍巴起程。以色列的兒子們扶自己的父親雅各伯和自己的孩子及妻子,上了法郎派來接他的車,
6 Kështu ata morën me vete bagëtinë dhe sendet që kishin blerë në vendin e Kanaanit dhe erdhën në Egjipt. Éshtë fjala për Jakobin me tërë pasardhësit e tij.
帶了家畜和在客納罕地積聚的財物,一同向埃及進發:這樣雅各伯和他所有的孩子,
7 Ai mori me vete në Egjipt bijtë e tij, bijtë e bijve të tij, bijat e tij dhe bijat e bijve të tij dhe tërë pasardhësit e tij.
即他的兒子、孫子、女兒、孫女,他的一切孩子,都一同來到了埃及。
8 Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi dhe bijtë e tij. I parëlinduri i Jakobit: Rubeni.
以下是來到埃及的以色列人,雅各伯和他子孫的名單:雅各伯的長子勒烏本;
9 Bijtë e Rubenit: Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi
勒烏本的兒子:哈諾客、帕路、赫茲龍和加爾米;
10 Bijtë e Simeonit: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, biri i një Kananease.
西默盎的兒子:耶慕耳、雅明、敖哈得、雅津、祚哈爾和客納罕女子的兒子沙烏耳;
11 Bijtë e Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.
肋未的兒子:革爾雄、刻哈特和默辣黎;
12 Bijtë e Judës: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit). Bijtë e Peretsit qenë: Hetsroni dhe Hamuli.
猶大的兒子:厄爾、敖難、舍拉、培勒茲和則辣黑:厄爾和敖難已死在客納罕地。培勒茲的兒子:赫茲龍和哈慕耳;
13 Bijtë e Isakarit: Tola, Puvahu, Jobi dhe Shimroni.
依撒加爾的兒子:托拉、普瓦、雅叔布和史默龍;
14 Bijtë e Zabulonit: Seredi, Eloni dhe Jahleeli.
則步隆的兒子:色勒得、厄隆和雅赫肋耳:
15 Këta qenë bijtë që Lea i lindi Jakobit në Padan-Aram, përveç bijës së saj Dina. Bijtë dhe bijat e saj ishin gjithsej tridhjetë e tre veta.
以上是肋阿在帕丹阿蘭給雅各伯生的子孫;還有他的女兒狄納:男女子孫共計三十三人。
16 Bijtë e Gadit: Tsifioni, Haxhi, Shuni, Etsboni, Eri, Arodi dhe Areli.
加得的兒子:漆斐雍、哈基、叔尼、厄茲朋、厄黎、阿洛狄和阿勒里;
17 Bijtë e Asherit: Jmna, Jshua, Jshni, Beriahu dhe Serahu motra e tyre. Dhe bijtë e Beriahut: Heberi dhe Malkieli.
阿協爾的兒子:依默納、依市瓦、依市偉、貝黎雅和他們的姊妹色辣黑;貝黎雅的兒子赫貝爾和瑪耳基耳:
18 Këta qenë bijtë e Zilpahut që Labano i kishte dhënë bijës së tij Lea; dhe ajo i lindi Jakobit: gjithsej gjashtëmbëdhjetë veta.
以上是拉班給他的女兒肋阿的婢女齊耳帕,給雅各伯生的子孫,共計十六人。
19 Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit: Jozefi dhe Beniamini.
雅各伯的妻子辣黑耳的兒子:若瑟和本雅明;
20 Dhe Jozefi në vendin e Egjiptit, i lindën Manasi dhe Efraimi. Nëna e tyre ishte Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit.
翁城的司祭頗提斐辣的女兒阿斯納特在埃及地給若瑟生了默納協和厄弗辣因;
21 Bijtë e Beniaminit: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau, Naamani, Ehi, Roshi, Mupimi, Hupimi dhe Ardi.
本雅明的兒子:貝拉、貝革爾、阿市貝耳、革辣、納阿曼、厄希、洛士、慕平、胡平和阿爾得:
22 Këta qenë bijtë e Rakelës që i lindën Jakobit: gjithsej katërmbëdhjetë veta.
以上是辣黑耳給雅各伯生的子孫,共計十四人。
23 Biri i Danit: Hushimi.
丹的兒子:胡生;
24 Bijtë e Neftalisë: Jahtseeli, Guni, Jetseri dhe Shilemi.
納斐塔里的兒子:雅赫則耳,古尼,耶則爾和史冷:
25 Këta qenë bijtë e Bilhahut, që Labano ia kishte dhënë bijës së tij Rakela dhe që kjo ia lindi Jakobit: gjithsej shtatë veta.
以上是拉班給他的女兒辣黑耳的婢女彼耳哈,給雅各伯生的子孫,共計七人。
26 Njerëzit që erdhën me Jakobin në Egjipt, pasardhës të tij, pa llogaritur gratë e bijve të Jakobit, ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë veta.
由雅各伯所生而同來到埃及的人數,除雅各伯的兒媳不計外,共計六十六人。
27 Bijtë e Jozefit, që i lindën në Egjipt, ishin dy. Tërë personat e familjes së Jakobit që erdhën në Egjipt ishin gjithsej shtatëdhjetë veta.
此外還有若瑟在埃及所生的兒子二人:雅各伯家來到埃及的全體人數,共計七十人。
28 Por Jakobi dërgoi para tij Judën me qëllim që ta fuste në vendin e Goshenit. Dhe kështu ata arritën në vendin e Goshenit.
雅各伯派猶大先去見若瑟,同他約定在哥笙相見。他們來到了哥笙地方,
29 Atëherë Jozefi e mbrehu qerren e tij dhe mori të përpjetën për në Goshen që të takonte Izraelin, atin e tij; sa e pa, iu hodh në qafë dhe qau gjatë i shtrënguar pas tij.
若瑟套車上哥笙去迎接他父親以色列;一見了他,就撲在他頸上,抱住他的頸,哭了很久。
30 Dhe Izraeli i tha Jozefit: “Tani le të vdes, sepse pashë fytyrën tënde dhe ti je akoma gjallë”.
以色列對若瑟說:「我見了你的面,見你還活著,現在我可以死了! 」
31 Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij dhe familjes të atit të tij: “Do të ngjitem për ta njoftuar Faraonin dhe do t’i them: “Vëllezërit e mi dhe familja e atit tim, që ishin në vendin e Kanaanit, kanë ardhur tek unë.
若瑟對他的兄弟們和父親的家屬說:「我要上去呈報法郎說:我在客納罕地的兄弟們和我父親的家屬,都來到我這裏了。
32 Ata janë barinj, sepse kanë qenë gjithnjë rritës bagëtish, dhe kanë sjellë me vete kopetë e tyre dhe gjithçka zotërojnë”.
這些人都是放羊飼畜的人;他們的羊群牛群和他們所有的一切都帶來了。
33 Kur Faraoni do t’ju thërrasë dhe do t’ju thotë: “Me ç’punë merreni?”, ju do t’i përgjigjeni:
所以,當法郎召見你們,問你們有何職業時,
34 “Shërbëtorët e tu kanë qënë rritës bagëtish nga fëmijëria e deri sot, si ne ashtu dhe etërit tanë”, që të keni mundësi të banoni në vendin e Goshenit. Sepse Egjiptasit ndiejnë neveri për tërë barinjtë”.
你們要答說:你的僕人們自幼直到現在,都是牧養牲畜的人,我們和我們的祖先都是如此。這樣你們才能住在哥笙地方,因為埃及人厭惡一切牧羊的人。」

< Zanafilla 46 >